Dienstag, 26. Juni 2012

Mendime mbi punën krijuese të poetit Arqile Gjata


Poeti Arqile Gjata me krijimtarinë e tij poetike të dhuron nga njëra anë prehje shpirtërore dhe nga ana tjetër etje për kërkim të pashterueshëm filozofik. Poezitë e tij gërshetojnë në mënyrë përfekte universalen me personalen, të pakapshmen me realen, freskinë rinore me mençurinë dhe durimin e njeriut stoik. Mjafton t’iu hedhësh një sy vargjeve të tij dhe aty ndërmjet figurave letrare, mes metaforash e epitetesh të cilat natyrisht dëshmojnë vlerën e një pene të regjur në tokën e begatë të poezisë, do të gjesh njeriun human në kërkim të një bote ideale. Bota ideale e poetit Arqile Gjata nuk është aspak utopike. Ai me vrull të pashterueshëm rrëmon në shpirtin e kohës për të tërhequr prej saj ato vlera, ato tipare të cilat janë të domosdoshme për themelimin e një koncepti jo vetëm letrar por madje edhe politikosocial sa më afër njeriut. Madhështia e tij qëndron në faktin e ndërgjegjësimit të plot se njeriu përpara njohurisë është si një pikë ujë në oqeanin e pafund të saj. Ja se çfarë shkruan autori për këtë në poezinë e tij ‘’Vegime’’:

‘’Gjysma e kohës vrapoi

të merrte shikimet e njerëzve të mirë,

kur me habi shfletoja librat

e mahnitshëm me shumë çelsa.

Me krahë të hedhur mbi dritën e njohjes

pashë veten time aq të vogël,

sa një fije kashte.‘’

E pazbuluara ende është ajo që i drithëron shpirtin. Si shkrimtari i madh grek Nikos Kazanxaqis, i cili shkruante se ‘’ Duke patur besim të flaktë në diçka që nuk ekziston akoma, ne e krijojmë atë’’, poeti Arqile Gjata udhëhiqet nga e pa njohura për të eksploruar, zbuluar por edhe pse jo për të krijuar kuptimin e thellë të jetës. Midis të tjerash, burimi i frymëzimit të tij, aty ku shuhet etja për jetë, janë elementet e natyrës. Adhurimi i ajrit, i cili përshkon gjithë veprën e tij poetike, përfaqëson adhurimin e lirisë, liria e cila zë vendin kryesor në renditjen e vyrtyteve të njeriut human. Në poezin e tij ‘’Tek ajri janë gjithë gërmat e shpirtit’’ poeti shkruan:

‘’Tek ajri janë gjithë gërmat e shpirtit,

ato si degëzat e pemëve luajnë mrekulli

kur rrugën harron e vetmitar qëndron,

me shpresë

të durosh vetveten, madje zhveshur,

a me xhaketë pranvere.’’

Një tjetër karakteristikë e veprës së tij letrare, e cila është tejet domethënëse, është sjellja në pah e elementit të dritës. Drita paraqitet si fuqi shtytëse në proçedurën e jetës. E gjen atë dritë akoma dhe tek njerëzit e ikur, sepse poet i vërtetë është ai që mund të shikoj përtej gjërave që kanë dimension tokësor, dhe Arqile Gjata e meriton plotësisht të quhet poet i vërtet.

Duke mbyllur këto mendime mbi librin e tij, dua akoma ti uroj nga zemra në ketë përvjetor të ditëlindjes jetë të gjatë, lumturi në familje si dhe vite të pa shterueshme krijuese e suskese pafund.

Harillaq Cici

PROFILI POETIK I POETIT ARQILE GJATA


Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së poetit

Nga Iliaz Bobaj

‘’Të gjithë kemi harruar të qajmë,
M’i vodhën lotët,
Njerëzit e tokës sime’’.
Ndoshta mund të jetë edhe kështu siç thotë poeti Arqile Gjata.Në këto kohë të trazuara,ku vuajtja dhe stresi janë dukuri të përgjithshme,të rënduara deri në lodhje,ndoshta loti nuk bën më efekt.Dhe poeti e ka lënë mënjanë të qarën.E ka harruar atë.
Veç nuk ka harruar të këndojë.
Poeti Arqile Gjata di të këndojë bukur me artin e tij poetik.
Pasi ka mbledhur dhe ka përpunuar në laboratorin e tij krijues për një kohë të gjatë,më në fund ka shpërthyer me disa libra,njeri më i bukur se tjetri,ku ndjehet vibrimi i tij i ndjeshëm poetik,i cili i ngjan vibrimit të një flete nën frymën e flladit të lehtë.
Poezia,tepër delikate,por e llastuar hijshëm prej tij,ka një portret tepër tërheqës.
Askund më tepër se në poezi nuk mund ta gjesh të plotë dhe të gjallë,shpirtin e këtij poeti të mirëpritur veçanërisht vitet e fundit.
Në letërsi nuk vendosin vitet.Vendosin vlerat. Nuk ka rëndësi se kur vjen dhe kur ikën.As mosha,as mënyra e ardhjes.
Autor i 7 librave me poezi,ai ka plotësisht të drejtën t’i thotë vetes poet,kurse ne miqtë e tij poetë,kemi nderin ta vlerësojmë veprën e tij letrare dhe kontributin e tij letrar,për prurjet e tij plot freski dhe finesë.Ky krijues i palodhur,përherë kërkues i fjalës së bukur,i formës së hijshme dhe i brendisë së ndjerë,nuk e ka lëshuar asnjëherë penën nga dora.E them me çiltërsi:e admiroj për punën e tij të palodhur,për këmbënguljen,durimin,pasionin e tij të madh,me të cilin ai ka thyer kohën dhe vitet,duke i kthyer ata në vite pune krijuese plot rendiment.
I ngrohtë dhe meditativ,i brishtë dhe fluror,i prekshëm deri në detajet më të imët,me një vërtetësi prekëse dhe ndjesi të natyrshme,ai pikturon lirshëm me fjalën e tij të dlirë një poezi që të hyn në shpirt,të shlodh e të kulturon,por që të vë në mendim,duke të tërhequr në oazet e saj plot freski.
‘’Jam i dashuruari i tingujve
Të poezisë !
I ngjaj elektroneve të padukshme,
Nga loti i fjalës drithërohem....’’
Ai hyn në botën e shpirtit,lirshëm,ashtu siç hyn një njeri në shtëpinë e vet,pa trokitje të panevojshme,pa stanjacione poetike,që do të të lodhnin me pritjen e tyre dhe pasi lë aty mesazhet më fisnikë,të cilët veçse do ta fisnikëronin më tej shoqërinë njerëzore,si një krijues i vërtetë e plot hir poetik,del andej po kaq natyrshëm,pa bujë,pa tamtame poetikë,ashtu siç hyri.Me një thjeshtësi të admirueshme.Të duket sikur poeti hyn në një vend të shenjtë,në të cilin,pasi përkulet me nderim,duke lënë njëherësh edhe urimin e tij,del prej andej më i fisnikëruar se më parë:
‘’I neveritshëm suksesi,
Karikaturë e pështirë që të tradhëton,
Kush ndjen dhimbje.
Dehur nga humbja e përfoljes,
Si gur i ftohtë,
Përsëri dhimbja dëfrehet me suksesin.
Rritur nëpër gjethe
2

Ushqyer me të kokrrat e lotëve,
Ndodh...
Ndonjë fluturak guxon t’i thotë:
‘’Eja,
Fluturo me mua !
Të mos lagesh nga shirat
E suksesit
Dhe i vdekur të ngrohesh
Në dëshirat e lexuesit hirplotë’’.
I tillë është poeti edhe kur mediton para mbesës së tij,e cila sapo ka filluar të hedhë hapat e parë në jetë.Në këtë rast poezia e tij ka një fluiditet prej ikone.
‘’Si një kukull e pikturuar,
Dhuruar për mua,
Vjen rrotull nëpër shtëpi,
Mbesa ime,Maria.
Kur më thotë shpeshherë,
‘’dua mele,babo’’,
Me dy doçkat
Qafës harkuar,
Atëhere,m besoni,
Jam duke fluturuar’’.
Me një natyrshmëri të tillë të admirueshme hyn dhe mediton ai edhe në mjediset e natyrës,ku Vlora e tij dhe deti që i lag buzët e bregut të saj,mbeten dobësia e tij e përjetshme.Aq më mirë që i shpërfaq këto dobësi.Në këtë mënyrë ai bëhet edhe më i bukur,më tërheqës,më poetik,më bindës.Kur shpërfaq dobësi të tilla,njeriu bëhet më bindës.Më i vërtetë.Aq më tepër poeti.Në këto raste poeti Gjata derdh mbi varg të gjithë koloritin e tij poetik.Deri në dhimbje.Në një gërryerje të brendëshme,ku mungesa e qytetit tënd dhe e njerëzve të tu të dashur ka ngritur folëzën e vet.Me dashuri të pamatshme,por pa rënë në rrjedhën e saj të rrëmbyeshme,duke ruajtur sensin dhe masën e rrjedhshmërisë artistike.
‘’Kur ika nga Vlora,
E kyça detin në gjoksin tim,
Të mos dëgjoheshin jashtë meje rënkimet.
Kur më merr malli për të,
Shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
Këngët e fëmijërisë’’.
* * *
Është e rëndësishme të theksohet në këtë takim poetik,se poezia e Arqile Gjatës ka një hapësirë poetike të admirueshme,gjë që i zgjeron asaj hapësirat e lëvrimit të saj,ku rrjedhimisht edhe gjurmët që lë kjo poezi kanë një gjeografi më të pasur.Poetit i lënë mbresa të thella ngjarjet e mëdha,ato që kanë hyrë në historinë e botës dhe të kombit tonë dhe që duhen trajtuar si të tilla edhe në letërsi.Poeti nuk mund të jetë jashtë këtyre ngjarjeve,aq më tepër që ai e ka detyrë t’i përjetësojë ato me artin e tij të fjalës.
Le të flasë kush të dojë për një letërsi të kulluar,le të sjellë edhe argumente për të argumentuar një mendim të tillë,faktet e sjella nga letërsia botërore dhe nga letërsia jonë kombëtare,kanë treguar dhe tregojnë se letërsia nuk mund të jetë e tillë veçse në mendjen e ndokujt,që i pëlqen ky mendim.Poeti nuk i harron as buzët e atdheut të tij,që,siç shprehet ai ‘’qeshin rrallë’’,as heronjtë e kombit të vet.Përkulet para tyre me
3

nderim,duke u blatuar një buqetë poetike.Harresa të tilla janë me pasoja,pasi njeriu që nuk e nderon historinë e kombit të vet,e harron atë.
Për poetin një harresë e tillë do të rëndonte edhe më tepër.
Si mund të qëndrojë poeti jashtë ngjarjeve në Kosovë,pavarësia e së cilës e përmasoi kombin tonë,e pse jo,edhe e rilindi atë,si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme pas Pavarësisë sonë Kombëtare,100-vjetorin e së cilës e festojmë këtë vit ?
Shpërthimi i poetit është krejt i natyrshëm,si një njeri që flet për kombin e vet.Lirshëm,pasi flet për veten e vet,si një pjesëz e këtij kombi.
Por me art,jo me parulla standarte:
‘’Në natën e bardhë,
Me jehonë zbret së lari
I shenjti lis,
Adem Jashari !
U çelën portat e festës...
Për të kuvenduar me etërit,
Ai,
Nga zemra e maleve hapon drejt kullës,
ku ende është i varur qielli i vranur’’.
* * *
Sivjet miku ynë,poeti Arqile Gjata feston 70-vjetorin e tij.Për këtë 70-vjetor,të cilin po e festojmë së bashku sot,ai na ofron veprën e tij letrare,ku poezia është ‘’nusja’’ fustanbardhë dhe sykaltër e kësaj feste.Kështu i pëlqen Arqilesë të pikturojë atë.
Unë besoj se ai nuk do ta lëshojë kurrë nga dora penelin e tij poetik.Derisa të ketë frymë.Ai nuk mund të jetojë ndryshe.
Ja se si thotë në një poezi: ‘’Jetë,
Akoma nuk ka rënë nata
për mua.
Të dua jetë,
Do të t’mbaj shtrënguar,
Ashtu si je !’’.
Ne,me siguri do të mblidhemi sërish për të.Për të shijuar poezinë e tij të dlirë.
Por deri atëhere kemi kohë.
Sot,në këtë festë të paharruar për atë dhe për ne,edhe pse nuk munda të jem pranë mikut tim,urimi im vëllazëror,është aty:
‘’GËZUAR 70-VJETORIN E LINDJES,POET DHE MIK I NDERUAR,ARQILE GJATA !
GËZIME DHE LUMTURI NË FAMILJE !
DHE SUKSESE TË MËTEJSHME NË KRIJIMTARINË TUAJ LETRARE !’’.

Patra,qershor 2012.

Montag, 25. Juni 2012

Gëzim Llojdia: KURORA E SHENJTE...


KURORA E SHENJTE 
NE MALIN E KUDHES-GERHOTIT

1.
Koordinatat gjeografike janë veriu 40° 23' 47'' dhe:19° 43' 47'' .Gjendet ne maj e Tartarit mali i gurit. Përbëhet nga shkëmbinj te thepisur. Maja e Kulthit (4.1km).Kuora e Sevastërit figuron me një emërtim të tjetër.Kurora e Kudhës Gërhotit.Kurora është një ndër vendet shenjta që ka nisur të kryej pelegrinazh kur u vendos aty dervishi i parë bektashi. Ka male të cilët janë të shenjtëruar që në krijim të tyre. Fjala bie dhe njihet Tomorri. I kalitur në mjegull Tomori ky i parë në peshë edhe me ritualet e vjetra. Shkurt për malin e Tomorit :Gjuha poetit bektashi Naimi këndonte : “Tomor! O mal i bekuar,fron i lartë,që rri Zoti-Pasë fesë së vjetër,që kishin shqiptarët qëmoti.K.Kristoforidhit: edhe ky një rilindës i hershëm :Vështroni o shok vështroni se si qenka mbuluar majë e malit të Tomorit me mjegulle e re .Shih ,shih si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndija t’ arta e të argjenda...Mirëpo ka qenë një farë Haxhi Babai,aty nga viti 1600ose 1620,që solli një grusht dhe nga Qerbelaja për kultin e Cukës së Tomorrit.
2.
Male të tjera të përdorur si kulte janë :Kundrevica në Kurvelesh ,dhe mali i Tomorrit,të dy malet në jug të vendit.Ka një renditje ku M.Tirta ka rrëmuar nëpër dokumente të hershme,për të gjetur gjurmë Perëndie në sfond të maleve tona .Nga cka rezultuar ai përmend se :Mali i Shen Ilis ,Bukuniku në Shpat të Elbasanit,Gjallica në Lumë Kukës ,Maja e Pashtrikut Has,Mali Sari Salltikut Krujë, maja e Dervishës në Dejë të Macukullit ,maja e Teqes në Lezhë,Shkelzeni ,mali i hekurave në malësi të Gjakovës,Tropojë janë male kultesh. Në ndonjërin prej tyre syresh si në Sari Salltëk kryhen rituale fetare të tarikatit bektashi.

3.
Ndërkaq kur perifrazon fjalën kurorë shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar por vetëm kurora e tij pra pjesa që përmbledh rrezja kur u bëka nga një dervish safi që i përkiste tarikatit bektashi. Ka male që krijohen si të tillë dhe të tjerë që bëhen nga shenjtorët.
Komuna Sevaster:Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë :fshatrat Sevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7. Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %. Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32 . Dendësia 37.2 banor/km. Ndër resurset që ka kjo komunë janë:Pyje 1772ha. Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140 ha. Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46,pyje 1772,livadhe 1294ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet Gura,lloji i burimit malor,prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Shëndetësia 1 qendër shëndetësore,3 ambulanca,4konsultore..Dikur zona quhej Kudhës Gërhoti. Qyteti nga kohët e antikitetit është Amantia. Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det.Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.
Vendit, ku vendasit e kanë quajtur “Kurorë “ pra ëhstë kurora e malit ka një rrugë qorre ndësra udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët ,nga fakirët dhe të tjerë njerzë të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e Baba Hamza Kurorës.Si histori e ndërtuar nga vendalinjtë, por që shprehet në këtë rrëfim të shkurtër është fakti :dervishi ka shërbyer me vepra të mira në shërbim të njerëzisë.Ai lutej për ata dhe gjenë e gjallë për mbarësi e bollëk.Luftonte sëmundjet dhe i mbronte në cdo kohë. Tyrbja e dervishit u bë përherë një strehë e përhershme, e tyre.Ishte një lloj ylli tërheqës që rrezatonte shpresë.Fakti, që kjo tyrbe gjëndej përkarshi Tomorit ishte një ndihmë në realizmin e lutjeve të shënjtorit.Kurorën, banorët e kanë preferuar ta kenë si vend për lutje, që nga kohërat e antikitetit.E kanë preferuar si pika më e lartë e malit.Kurora e tij.”Në lindje të diellit:O Zot na shto bagëtit!”.Lutja e tyre.Bektashinjtë këto vende i shfyrtëzuan për ti kthyer në shërbimin e tyre.Ardhja e një dervishi simbolizon ardhjen e shpresës dhe mirësisë.Ngjiste që lutjet e kryera nuk binin ndërkohë në vesh të shurdhër. Një dritare që mbahej në çdo kohë hapur.Ishte dervishi. Për të mos mbetur fjalë e pathënë tre faktorë:a-lartësia qiellore.b-teqet përkarshi njera-tjetrës.Tomori,Kurora etj.c-Përbënë mister ndoshta.Shikojnë në kohë lutjesh njeri-tjetrin.Shkëmbejnë mesazhe.Ndihmojnë njeri-tjertin me energjinë e tyre.Kështu rritet potencialisht energjia dhe ndikimi për tu realizuar lutja.Atje lartësia është qiellore. Ndërkaq megjithëse faktet nuk rrinë fshehur tek këmba e malit kjo s’do të thotë ndërkohë se këtu kemi një tokë të bekuar.Është më së paku toka, që ka mirëpirut dervishin,që ka respektuar kultet shpirtërore dhe forca e dervishit e ktheu në shërbim të njerëzisë.Sot Kuorra është kult fetar.
Kur dervishi mbylli jetën u varros në tyrben etij.Tyrbja e Baba Hamza Kurora është si të gjithë tyrbet e këtij tarikati.Me dy ngjyra.E bardha dhe e gjelbëra.Me 12 ndarje.Simbolikë e arkitekturës bektashiane.12 imamët e shenjtë simbolizohen.Kjo kullë në këtë lartësi të malit Tartar ngjason me një observator.Tyrba Baba Hamza kurora administrohet nga nje dervish komuniteti bektashi eshte organizim fetar ,gjyshata Vlore.
4.
Përkarshi gjëndet qyteti ilir Amantia.Atje në plajën e Lëmit të Peçit është tempulli i Aferdites.Këtë pllajë dielli ynë e puth cdo mëngjes me cepat e tij të zjarrtë deri në ikje në muzg.Godina e pare, më e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës .Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. The­melet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Tempulli duhet té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë. Për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e S. Anamalit. Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull.Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave.
5.
Në kurorë ka përherë vizitorë.Sapo shkrin dëbora . Për tu ngjitur në kurorë rruga shkon nëpër rrëpira dhe gremina të malit.Rrugëtimi fillon atje poshtë.Ku të presin taksit.Cfarë janë këto mjete? Gjithsesi ato janë kafshët me kafsharë për dore të cilat të afrojnë udhëtimin drejt kurorës me një cmim deri në 20-30 mijë lekë.Mirëpo edhe mushkat e kanë pisk kur ngjisin malin.Cakëlli i bardhë është po aq i sertë, sa që të pret .Fushpamja është lehonë.D.m.th bari ka dirsur në pranverë sepse zjarri përvëlon cdo zheg vere,bimësin e llojit të mesëm.Tyrba e Baba Hamza kurorës ,është në pikën më të lartë.Është vend i shenjtëruar i beagtisë dhe i mirësisë apo edhe i pastrimit shpirtëror.

Namik Selmani: Madhështia e goditjes së një dalte artisti


Madhështia e goditjes së një dalte artisti…

Më tepër se një homazh kujtese për Artistin e Kombit Asim Lokaj

Një nga emrat që mund t’i vëmë Kosovës së ditë që po jetojmë do të ishte edhe “Kosova e librave”. Është rritur bukur shumë numri librave të botuar, po jo dhe aq shumë numri i lexuesve. Ka një numër gati të pallogaritshëm të ballinave të librave deri edhe te ato me lidhje speciale, madje edhe me një tirazh shumë ta lakmuar edhe për letërshkruesët e Evropës. Po shtohen çdo ditë librat e shkruar në Prishtinë, në Prizren, në Mitrovicën gjumëshqetësuar, në Pejë e Gjakovë. Jo pak shkrimtarë, ish luftëtarë të UÇK-së vrapojnë në shtigjet shkronjore kujtimesh. Poetë që ende ëndërrojnë një Kosovë më të mirë, më ndjellamirë për brezat, shtojnë vargjet..
E shumë prej tyre që kaherë prej shumë vitesh i kam edhe unë miq të mirë të tryezave, të fjalëbukurave të librave të përbashkët, vijnë brof sa ora që të botojnë në Tiranë , të promovojnë librat e tyre në Durrës, Vlorë, Sarandë…Duket se Mjeshtërit e tipografisë dixhitale të Kosovës, libraritë ende të pakta të Kosovës nuk e kishin bërë mirë llogari këtë URI shkronajsh që do t’i jepnin jetë këtyre librave. Herë të brishtë.. Herë tërë dramë. Herë të pabesueshmenë fabulat e shfaqura. Herë ëndërrore deri në të pabesueshmërinë e saj. Shumë herë me gabime të shumta drejtshkrimore. Herë përkëdhelese për atë që hedhin në fletë.. Herë tollovitëse.
E të hysh në këtë shejmejdan libror ( kurrsesi si ai i Gjergjit) duket se pesha e papeshuar e së ardhmes së librit që ti hedh një ditë në duart e miqve, në shitoret e pakta të librit në Prishtinë e në Tiranë, duhet matur shumë e shumë në Peshoren e Mençurisë.
Duket se në urinë librore shqipe, të sjellë nga Gardiani-pushtues serb, etja e Kosovës
ishte më e pangopura, më vrastarja për kohën kur mungonte liria e shprehjes. Në atë kohë kur u ngjiz artsiti Asim , ëndrra e një arti të vërtetë guximtar që ishte shumë herë më i fortë se pushkët e luftëtarëve dhe gjylet e topave.
Edhe një mjeshtër të hekurit që takuam në Prizren diku, në një nga objektet historikë të këtij qyteti, e ndjente aq shumë brendshmi këtë etje, aq sa na tha se kishte parë në vitet e vështirë të Kosovës aq sa për të shkruar sa e sa romane.

Por, duke radhitur radhët kompjuterike e duke vënë pranë tyre fotot në librin për Artistin Mjeshtër Asim Lokaj nga Deçani e Prishtina, mendoj se do të duhej që të botonim edhe më shuë libra për atë FRYMËN që përcolli ai në të gjithë dekadat e jetes dhe në dekadat e krijimtarisë. Një FRYMË që na kishte munguar aq fort në artin e Kosovës. Në atë rrënjëzim të fisit Loka (ose vokshian, si e kishin ata vetëm para dy grezash) një frymë rilindjeje jo vetëm në moralin e tavolionave, por edhe në në ART, edhe në ARSIM.
Libra të tillë natyrisht ngjizen natyrshëm nga një histori vitesh që iu japin atyre trishtinin e humbjes së parakohshme njerëzore, por edhe me një krenari kombëtare. Të dyja këto argumenta të shkrirë në mënyrë të natyrshme ngjizim edhe obligim për të gdhendur përtej modestisë, atë që kemi kaluar, që kemi prekur, që kemi gatuar me dashurinë me sakrificat më të mëdha.
Pa dyshim bibliotekat shqipfolëse në Kosovë, Maqedoni e në shtetin amë, duhet të gjejnë më shumë pika takimi librore për të bashkuar jo vetëm këngët, dashuritë, dhimbjet, shitoret e mallrave që duam po edhe SIMBOLIKËN E DALTËS., që fort bukur mne shumë pasion e përkushtim na e ka dhënë edhe Asim Lokaj në veprat e tij.

Dalta e tij është faustiane në këmbënguljen e treguar për qëllimin e lartë që ka patur.
Është shekspiriane në thellësinë e shpirtërave të karaktereve në veprat të bëra, por, mbi të gjitha këto, është shqiptarizmi dhe universializmi në atë që kemi bërë mes viteve, kur kishim kaq ëndrra lirie. Dhe tani kur kemi kaq ëndrra që na i jep PAQJA.
E pra, përtej goditjeve të ndërprera të një dalte si ajo që prekëm dhimbshëm në botën e karaktereve artistikë të Asim Lokaj, ishte edhe sfida në emër të MONUMENTALIZMIT të historisë së kombit tonë
Në vende të ndryshme shumë skulptorë janë marrë në shumë raste me mitet e kombeve të tyre. Me engjëjt e flatruar e perënditë. Me mermerimin e mureve. Me…E për to kanë ngrysur vite ndoshta edhe në disa vende të vetmuar. Po FRYMA e artistit të këtij shqiptari të mirë të jetëtragjiktë ishte dhe mbetet padyshim FRYMA e rezistencës sonë. E një arti të rezistencës që bëhej në vende apo edhe studio ku mungonte klithshëm drita, zjarri i mangallit, buka e shtruar, mungonin gurët që duhet të vinin nga larg me mundimin sizifian. Jashtë, në pragjet e Kosovës kishte luftë, kishte njerëz të vrarë, fëmijë të gjymtuar, shkronja shqipe të trembura ballë egërsisë së fqinjëve. Aaah, kishte me shumicë një tymim të cigareve, gati të pashuara me një pipë karakteristike, kishte shumë të ardhme, pasion, forcë, mistizimëm dhe idealizëm që mund ta viktimizonte edhe kur ishte gjallë po edhe në pasjetën e tij.
Le ta përcjellim miqësisht krenarisht, dhimbshëm këtë art. Me sa më pak pengje njerëzorë artistikë. Se asnjë jetë njerëzore, madje as edhe një vepër artistike e përkryer e bërë nga artistë shumëgjuhësh, nuk mund të ketë paskohën e saj te lavdishme pa pengjet e mungesës së një shkronje, të një dalte të pahedhur, të një peneli të pangjyrosur, të një fotoje të pavënë në haësirat e një libri, të një dashurie të pathënë, të një hapi të pahedhur. të..
Ai, Asim Lokaj, krijoi pa dyshim një art elitar në Kosovën e luftës që jetoi kështu edhe në atë të pasluftës, në Kosovën e mbushur me aq ëndrra dhe dëshira për mbijetesën edhte të artit të saj, të ballafaqimit të saj edhe me kombe me jetë më të qetë. Fryma e Monumentalitetit të veprës “Beslidhja” së Asim Lokaj do ta kishi zili edhe shumë kombe për atë frymë bashkimi. Ajo u kthye në një frymë tjetër të ndërtimit të një kujtese të mermertë për heronjtë e saj.
SIMBOLIKA e DALTËS së Asim Lokaj na grish që të bëhemi sa më mire, sa më shpejt edhe e ardhmja e artit shqiptar. Diku, brenda idealizmit dhe madhështisë së artit lokian, por (shpresojmë se këtë FRYMË do ta mbajë edhe i gjithë ky libër-homazh) më sillet Brenda rrëfimit tim një gojëdhënë që lidhet me ndërtimin e një xhamie që bëhej në Prizren para gati 500 vitesh më parë.
…Në një nga ditet e punës së madhe e plot dashuri për këtë objekt që po bëhej në mes të qytetit që më vonë do të merrte edhe emërtimin “Meka e Ballkanit”, arkitekti po ndiqte punimet në çdo sektor ku bëhej puna. Diku, në një qoshe muri të xhamisë, ishte një Mjeshtër që vinte me përsosmëri çdo gur. Në momentin që po kalonte arkitekti, ai vendoste në mur gurët e skalitur bukur mirë nga të tjerë poshte po duke e latuar edhe ai vetë. Për çudi, ai nuk e hodhi në mur një gur të ngritur, por e la sërish në skelë.
-Pse nuk e hodhe në mur gurin, Mjeshtër?- e kishte pyetur arkitekti.
Me një fytyrëskuqje që është vetëm e mjeshtërve të vërtetë që nuk bëjnë asnjëherë marrëveshje me të Keqen, ai i thotë tepër sinqerisht, me një fajësi të pafajshme:
-Jam lodhur shumë e nuk po di se a vihet mirë në vendin e duhur.
E njihte nga afër këtë mjeshtër arkitekti për punë shumë cilësore, po nuk kishte pasur mundësi që ta njihte për një mençuri të paskajshme të tij

Kaq duhej. Arkitekti po kuptonte se xhamia po bëhej me njerëz të lodhur e mundet që kjo të ndikonte në cilësinë e punimeve. Ndoshta asnjë si ky Mjeshtër, nuk kishte guximin që të thoshte një gjë të tillë. Kur ishte i lodhur kaq shumë ky Mjeshtër, po ata që bënin punë të rënda në sektorë të tjerë të punimeve, shtruesit e dyshemesë, mjeshtërit e minares së lartë, skulptorët e mureve, piktorët e afreskeve, latuesit e gurëve?????!!!
Atëherë ai dha urdhër që të gjithë të shkonin për të bërë një punë me një kërkesë pak më të ulët në procese të ndryshme si ishte një hamam popullor. Dhe rierdhën aty vetëm pas disa muajsh kur “u shlodhën” nga puna e bërë.
Nuk është aspak çudi që analiza e krijimtarisë së tij monumentale, të Asim Lokaj, kujtimet për të, poezitë për të, dalja në dritë e çdo vlerësimi që i bëhet atij pas kësaj heshtjeje prej një dekade, padyshim i ngjan fytyrëskuqjes së Mjeshtrit të Gurit në Prizren. Për të shkruar për të, duhet të kesh fytyrëskuqjen e Mjeshtrit të Gurëve të Fjalës së Mençur. Madhështia kaq e spikatur e skulpturimit të Asimit, e skenografisë dhe idetë bukur të guximshme të këtij artisti kombëar do të donim të ishte edhe në çdo fjalë tonën.
Ai ishte dhe mbeti për shumë vite padrejtësisht paksa i harruar, edhe pse mesazhi i veprës ishte e mbetet dukshmë në në misionin artistik dhe atdhetar bash si Bankua e legjendës. Si ai Banko që nxorri nga gjoksi zemrën për të ndriçuar rrugën e njerëzve në një pyll të dendur sa bëhej edhe natë në mes të ditës. Atëherë, kur ata dolën nga pylli e duhet që ta falenderonin për sakfricën, ta merrnin në krah për të shkuar drejt lirisë, drejt DRITËS ta përqafonin si mik, ikën të dehur nga rrezatimi i dritës së lirisë. Dhe ai mbeti aty në mes të livadhit duke numëruar rrahjet e zemrës së gjoksit të hapur e të përgjakur që po e mbante në duar…..
Dalta e Asim Lokaj mund të quhet fare mirë edhe “Dalta e lirisë”. Ai monumentalizëm, ato figura që ushqyen artin e tij e i dhanë kombit shqiptar lirinë e munguar, ishte pjesa e identitetit të tij krijues. Po ky identitet i ushqyer brenda LIRISË ishte edhe brenda fjalës së tij, brenda shprehjes se ai rrezatonte si askush tjeteër LIRINË.
Jo më kot ai i thoshte një miku të tij se shumë shpejt (ai nuk arriti dot) do të bënte një Monunment ndryshe të Adem Jasharit. E, nëse shteti i Kosovës nuk do ta financonte qoftë edhe me pak të ardhura, ai do të shiste shtëpinë e tij për ta bërë realitet ëndrrën e jetësimit të Heroit të Kosovës. Një shprehje nga më idealiste për kohën tonë dhe shumë më e gjërë se fjala “Liri” që sot lakohet në salla, në sheshe, në libra. Ai ishte Maratonomaku i lirisë së Kosovës e të kombit, i asaj lirie që sot po mundohemi ta prekim.
Me shprehjen e tij të vënë në shkrimin e një miku artist shumë të ngushtë të tij ai do të linte një ditë daltën e do të shkonte në luftë: “U lëkund diçka në mua. Një zë i fuqishëm nga brenda urdhëronte që ta lija daltën dhe të rrëmbeja pushkën” Jooo, ai nuk e la daltën, po me një daltë të re nisi, bashkë me një komb liridashës, që të daltone lirinë që do të vinte në Kosovë.
E një urim të veçantë do të bënim për veprën e paharruar të Asim Lokaj: “Mos u ndryshktë kurrë në Kosovë e në shqiptari dalta që gdhendi Dora dhe Shpirti i pavdekshëm i Asim Lokaj!”

Prishtinë, DEÇAN, Tiranë, qershor, 2012

Lumo Kolleshi: PARALELE

 
Paralele

(Kumti im per librin poetik "Ankthi i perkohesise" me autore Vjollca Kuçi)

Kam njohur ne Prishtine nje poete dhe piktore.Ajo quhet Miradije Ramiqi.Poezine e trajton me penelatat e piktures,ndersa pikturen e vesh me metaforat e poezise.Me erdhi pershtat nje paralele e tille,sapo ktheva faqen e fundit te librit te pare poetik "Ankthi i perkohesise" me autoren gjakovare Vjollca Kuçi.Dy art...iste te penelit e te fjales qe fatkeqesisht nuk e njohin njera-tjetren,por qe te dyja e fytyrezojne artin e tyre me perkembimin e mjeteve te shprehimesise,duke u dhene nga teknikat e njera-tjetres ketyre dy menyrave te te berit art.
Le te kthehem pershkurtas te mbreselenia e librit ne fjale.
Po te hulumtosh nenshtresat kuptimore apo vete nentekstin qe buron nga stilema titull e librit,qe ne krye te heres te lind asosacioni se poeti mbetet biri i vuajtjeve te permasave te ndryshme,aq me teper kur ne rastin konkret krijuesi ne rastin konkret ketu eshte nje femer.Vuajtja kthehet gati ne ankthin ekzistencial per poeteshen e re,nderkohe qe ajo kerkon te sfidoje perkohesine dhe keshtu kjo vuajtje kthehet ne nje lajtmotiv per gjithe librin.Vuajtja si ngahere lind prej dhimbjes,dhimbje e cila ne vetvete ka qene teper gerryese ne Kosove,por jo dhe me pak ne Çabratin e Gjakoves,vendlindja e vet poeteshes.Per kete do te therrisja ne ndihme qofte dhe vetem dy vargje: "Lashtesia e lahutes torturon erresiren/Per ta kthyer kengen ne elegji".
Nga poezia ne poezi autorja krijon shtratin e vet poetik me nje larmi tematike,duke u perpjekur qe te depertoje ne padukshmerine nje syri te zakonshem,ashtu siç ben me ekspresivitetin ne telajon e piktures.Here na sjell shqetesimin poetik permes meditimit metaforizues apo kontrastit dhe here permes nje narracioni fjalezgjedhur e te kushtueshem me pak fjale; here uni poetik i drejtohet nje "ti"-je pergjithesuese,here digjet vetmitarisht brenda vetvetes,duke na shpalosur bukur nje sinqeritet femeror,por sfidues.
Ne permbyllje do t'i uroja autores metejshmeri te sukseshme.

Gëzim Llojdia: PERSE FLET KJO MUZË...


PERSE FLET KJO MUZË E PERLAT HASANIT?


Rapsodët erdhën në një kohë kur ndihej shumë mungesa e lajmit .Nga mjegullinat e hirne të kohëve të largëta kemi një varg rapsodësh popullor që u njohën me emërtimin bejtexhi .Pas çlirimit të vendit një grup i tillë përballonte lajmet e ditës vetëm me teknikat e tyre shpirtërore. Në luginë të lumit të Kuçe nga rrjedhja e tij,pra rrugë-përshkrimi deri në zbritjen në det çdo fshatë ,mëhallë ,katund kishte rapsodin e tij ,ai i këndonte ngjarjeve të ditës flak për flakë. I këndonte me një gjuhë të pastër. Ndër ujërat më të kthjellët qelibari ishte gjuha e rapsodit popullor. Kuçi kishte rapsodët e tij nga Tartar Zeka me shokë,Bolena,Kallarati,Brati e kështu. Një ndër ata ishte Perlat Hasani. Nga Matogjini i Smokthinës,që sipas studiuesit Idajet Jahaj ai e zhvilloi prodhimtarin e tij nga vitet 1950-1975.




  VJERSHA HISTORIKF E SATIRIKE


 Idajet Jahaj studiues ka shkruar:Vjersha historike e satirike. Nga Matogjini i Smokthinës Shkollën fillore e mbaroi ne fshatin e mësues te atin, Hasan Brahimin, i cili vjet para çlirimit ne zonën e Lumit. 1935 —1937 ai kreu dy vjet to shkollën mësues ne Elbasan. Para çlirimit mbaroi Tregtare te Vlores, lshte i etur per dije mbaroi me korrespodence edhe atë përgjithshme,Vlore.
Antifashiste doli partizan .Pas çlirimit ka punuar ne sektorin e kulturës, ne muzeun, e bibliotekën e qytetit. Vdiq 62 vjec, ne vitin 1982.
P.Hasani ka qene njeri nder vjershëtoret dhe ka botuar ne gazetën °”Zeri i Vlorës`°, ne
e ne fletët e kohës si "Zegali",Tyrjela" si dhe Hosteni". Por shumicën me to madhe te ai e ka shkruar për t'u deklaruar me goje,. Prandaj ato ne fletët recitative humben
e shume ato u mbajtën mend,përfundon studuesi Jahaj.
Vjershat e tij janë botuar në gazetat “Zëri i Vlorës”,”Zegali,”Tyrjela”,”Hosteni”.Po sipas këtij studiuesi tematika e vjershërimit të P.Hasanit shtrihet në katër motive. Vjersha Historike,këngë për qytetin e lindjes,vjersha satirike, dhe ato familjare. Vjershërimet e gjetura nga ky studiues të krijuara nga P.Hasani janë vetëm një përqindje e vogël. Pjesa e madhe e krijimtarisë së tij është zhdukur. P.Hasani është një humbës i madh ku krijimtaria e tij nuk mbeti nëpër arkiva por shkoi nëpër gojët popullit. Në vjershërimet historike janë vetëm 8 krijime ku autori trajton çështjen hershmërinë paraardhësit tanë ilir .E lashta Iliri. Në Cipin përmbi Smokthinë. Donika në Krujë shkoi. Një kuvend që u tund dheu. Klubi i Vlorës Labëria.Një cikël vjershash të këtij autori i kushtohet heroizmit gjatë luftës clriimtare.Këngët e ngritura nga utori i kushtohen heronjve të kësaj lufte si Perlat Rexhepi,Qeriba Deri,Zonja Curre,heronjtë e Topoanasë.Vreshat satirikue përbëjnë edhe thelbin ekrijimtarisë të këtij krijuesi brilant popullor.Madje këtu ne shohim një disident të hapur të pushtetit.Ironia,sarkazma godasin si cekanë përmbi burokratët e atij sistemi.Po të shpalosësh kujtimet që janë vendosur në këtë libër poeti shprehet qartazi duke ironizuar kohën kur njerëzia dhe krejt shteti ishte përgatitur për të ngrënë barë por vetëm parimet të mos shkeleshin me këmbë.Lidhur me konceptin epronës private në një krijim thuhet qart si dritësim i diellit ;Mos do arrën eburimit/apo stanin e verrimit/Ato i hëngri Corrushi/Hysni Kapo e Gogo Nushi..Corrushi është Mehmet Shehu –kryeministri i shtetit komunist. Perlat Hasani ishte një lloj zogu jetonte në tokë por shpirti i tij i lirë, gjezdiste në të pamatat hapësira qiellore. Aktori V.Godoi ka treguar se perlati9n e ka njohur në vitin 1962 si punonjës të shtëpisë së kulturës. Ai krijoi spektaklin madhështor vlonjate”Dasma vlonjate”.Dule lexuar kalzimin e Asimes që thotë se në një përvjetor të Brigadës s ëpestë Perlati takoi shokët etij Maman Saliun,Bako Dervishin,Lulo Hoxhaj.Po atherë Perlati kishte nxjerr këngënb Në Cipin përmbi Smoklthinë..Në bisedë e sipër Mamani i tha;More po na e nxore Skënderbeun nga Smokthina me atë këngë?
-Hidhmë një kopjo raki ta bëjë Skënderbun nga Vranishti i tha Perlati.Hysen Ruka krijuesi brilant i këngëve smokthinjote thotë se me Perlatin ai ka bashkëpunuar nga vitet 1967 deri në vitin 1982 kur Perlsti vdiq pra 15 vjet..Ai bënte tekste të forta për grupin tonë. Merrte temën dhe të nesërmën sillte teskte të përosura sipas natyrës smokthinjotce.Një rrëfim i bukur është se kur nga Tirana në Vlorë kishte një bahce.Po një natë kusarët i kishin vjedhur misërat. E shoqja Mela i bëntë grënjë. E dëgjoi sa e dëgjoi në kulmin e mërzitjes i drejtohet bustit të Leninit mbi tavolinë. Mirë unë merhumi që si ndjeva dot,po ti që thua se shoh pas malit,pse si pe kusarët o Leniiiin!Dhe e rrëzoi bustin duke e bërë copash. Duke lexuar librin e autorit Perlat Hasani duhet të bëja një pushim të shkurtër te satira e mprehtë e këtij autori. Perlat Hasani është mjeshtër i saj si për çudi vargëzimin e ndërton aq bukurisht sa që të mbetet,të ngulitet në brendi të brendisë.Muzejen o shoqja Muzo/të lutem,na sill një uzo..thotë tek poezia bufetjera duke sjell në vëmendje atë kohë kur shitësit, magazinierët bishtrat e tjerë ishin më të rëndë se sqepari ngandonjëherë. Perl;at Hasani ka punuar në muze,drejtor dhe punonjës i kulturës për shumë vite. Duke e njohur se ç’fonde jepeshin për kulturën ai sajdisë këto vargje:Shtëpi e kulturës/mbete te këmba e urës/sipas porosive/atje ku qe mbeti/thotë komiteti/Këshin ce duan/nuk e mbledhin s’duan. Ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe ishin bërë ferr për punëtorë sidomos varfëria e madhe bënte që gjithshka tu varje si përgjegjësi këtyre të fundit. Po çfarë mund të bënin ato në një oaz ku shtrihej gjerësisht mbretëria e varfërisë. NSHF Selenica/i kthen petët në rosnica.
Ose edhe pulat i kap tmerri/nga Hamdiu e nga skifteri...Fleta satirike e saja kohe “Zegali”, Tyrjela ’ishin tepër të tërhequra nga lexuesit. Kishte një arsye që mbizontronte. Shikohej një lloj opozitarizmi ,por në kuptimin e ngushtë të fjalës,ndaj fenomeneve të kohës që kultivonte regjimi. Një frazeologji pasur popullore shëtit në të gjithë krijimtarinë e autorit Perlat Hasani. Satira që mbizotëronte bëhej edhe nxiste problematikën që kishte koha .Kaq kishte në dorë një krijues. Perlati ishte djegur një herë kur ishte përfaqësues i misionit shqiptarë në Bari. Opozitar nuk mund të thuhet por një njeri me parime që luftoi dhe pa me sytë e tij se çfarë ishte regjimi që u ndërtua pas çlirimit si funksiononte ai dhe si shkoi definitivisht drejt degradimit moral,politik,ekonomik,shoqëror. Perlat Hasani është mjeshtër i përkryer i ndërtimit vargut .Ai i ndërton kaq thjesht dhe bukur aq sa sot poetët e këtillë do të kërkojnë vite dhe punë shpirti për të sjell një lloj vargëzimi si të Perlatit. Unë kërkoj të gjej ende rrënjë të thella në poezinë e tij sidomos atë satirike dhe më thellë e më poshtë shtrihen ato dhe ndërsa e ndjej veten të pazot të zgjatem deri në thellësi të thellësisë të poezisë së P.Hasanit. Sidoqoftë unë arrita diçka të kap,të prek nga kjo poezi ndenje,që gjithsesi është më e thellë se një analizë dhe më e bukur se një poezi .Kur njeriu lexon dhe ndjenë ai atëherë e kupton se poezia ka një shpërthim eksplozioni,mision më të mirë nuk e bënë ndoshta gjinitë e tjera ,muzika është diçka më sipër. Prandaj sado të sofistikuara të bëhen gjërat dhe kur thuhet se letërsia po vdes sidomos në kohët esotme,poezia kurrsesi nuk vdes dhe ska për të vdekur poezia e këtyre njerëzve brilant. Një frymëzim mistik është duke shtrirë edhe tek shpirti i hepuar i këtij poeti. Një, mjegullnajë që lëviz dukshëm me ngjarje, vende, që e materializon të bukurën deri në detaje. Një luzmë mistike, që lëviz si ndriçim i beftë. Një farë njësimi, që materializon këto dukuri i quajtur ndryshe misticizmi panteist i njohur dhe i vënë në dukje te Naimi.Se ç’janë poetët e tha Sokrati , thotë Poradeci. Poetët janë si ne, si unë, si ti si ai tjetri. Njerëz janë, hanë, pinë, dehen, zihen, grinden, kur shkruajnë poezi, një perëndi e veçantë u qëndron pranë i mëson ajo. Kur kjo perëndi largohet, ata bëhen prapë njerëz si ne, si unë, si ti, si ai tjetri.
Vetëm me këtë botim autorin mund ta renditësh midis poetëve të kohës. Pas kësaj poezia e këtij autori do të kërkohet dhe do të gjykohet si një poezi që meriton jo vetëm vëmendje por edhe renditje nëpër antologji poetike apo libra shkollorë. Është një energji speciale jetësore dhe ndryshe quhet si energji e shpirtit. Duke e ditur se poezia është një riorganizim i raporteve të sendeve dhe njerëzve nëpërmjet riorganizimit të fjalës. Një tendencë spontane për të vënë re marrëdhëniet mes tyre nëpërmjet një rendi të ri të fjalëve, duke i pozicionuar nëpër vende të reja dhe duke u dhënë një konotacion të ri mund të thuhet se këto rregulla Perlat Hasani i ka njohur dhe i ka zbatuar më mirë askush tjetër. Mbetet i papërsëritshëm në llojin e vet. Një grup rapsodësh të kësaj krahine kanë lënë gjurmët e tyre. Gjurma e tyre është e thellë dhe e rëndë.Autori Bardhosh Gace te libri Kënga popullore e lumit të Vlorës shkruan për këtë autor:’Në këto udhë krijuese shfaqet edhe poeti popullor Perlat Hasani 1920-1980 i cili njihet në Mesaplik për këngën etij spontanet stilit folklorik. Poezit e tij ‘Shtatori katërmbëdhjetë,Zbritën shqipet nga foletë,Në luftë në Drashovicë,Perlat Rexhep zemër shkëmbi,Vlora trime flamurit,Dëshmorët e Mesaplikut,Shqipëri mali me zjarre anuan nga mënyra e kultivuar e këngës popullore. Shkrirja e vargut popullor me nunacat e poezisë së kultivuar ndihet në mjaftë raste tek Perlat Hasani. Poeti popullor Perlat Hasani, zhvilloi pasuroi më tej edhe poezinë satirike...Perlat Hasani ishte një lexues i pasionuar dhe njohës i mirë i historisë. Ai ka punuar drejtor muze,punonjës ndërsa kontributi i tij i madh vlerësohet në spektaklin madhështor :”Dasma vlonjate”. Autorja punon mjeshtërisht me teknikat e saj,për të peneluar gjithçka që sheh syri dhe mëndja e tij.Tani po e kuptoj arsyen kur ishim fëmijë lexonin bucet kënga labe .Përse në vitet ‘80 nuk doli më ai libërth i vogël më krijimet e rapsodëve nga Vlora. Kishte ikur defintivisht materialisht poeti. Ndërsa neve na mbetet pikërisht pjesa shpirtërore e tij. Është ajo që nuk njeh vdekje. Shpirti i poetit që rron.

Donnerstag, 21. Juni 2012

Gezim Llojdia: Portreti i një Klubi Shkrimtarësh


14 vjet-klubi i shkrimtareve "PETRO MARKO"

 Me Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë


      Shoqata, (sot Klubi) e shkrimtarëve “Petro Marko” të qytetit të Vlorës është themeluar më 19 Qershor 1998, nga një grup nismëtarësh, poetë, shkrimtarë dhe intelektualë të pasionuar që menduan se ishte koha më e përshtatshme për të ngritur një “digë” të qëndrueshme për të grumbulluar prurjet e vrullshme letrare dhe ti kthente ato në dritë kulture. Ishte gjallë poeti i rrallë dhe i veçantë për fëmijë, Ferhat Çakërri, i cili me shkëndijat e syve dhe shpirtin të tij miratoi dhe mbështeti këtë nismë. Ishte Qerim Skënderaj, Myrteza Mara, Dr. Zeko Braho, Bardhosh Gaçe, Idajet Jahaj, Seit Seitaj, Anastas Bita, Xhemil Lato, etj., që hodhën themelet e para të kësaj “dige”.
Duke ndjekur traditën e figurave të shquara të letrave shqipe: Petro Markos (Nderi Kombit), Ali Asllani (Nderi i Kombit), Shevqet Musaraj, Odise Grillo, Aleks Çaçi, Andrea Varfi, Spiro Çomora, Fatos Arapit dhe brezave të mëvonë, poetët dhe shkrimtarët e qytetit të Vlorës kanë arshivuar vepra të arrira letrare.
Kryetari i parë i shoqatës “Petro Marko”, deri në vitin 2000 ka qenë z. Qerim Skënderaj, që sot jeton në Itali.
Radhët e anëtarëve të klubit janë shtuar e shtohen jo vetëm nga krijuesit me stazh, si Petraq Truja-pedagog, Agron Dine-piktor, Arben Meksi-arkitekt, Petraq Kote-poet, Petraq Pali, Gudar Toto-pedagog, Fahri Shaskaj-historian, Luan Vrioni-piktor, Irfan Bregu-shkrimtar-gazetar, etj., por edhe talentet e reja, të cilët kanë gjetur përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme, si Edilberta Mitro, Evis Çelo, Simon Xanini, Eduard Frakulla, Elona Likaj, Lorela Veshaj, Evisa Maskaj, Meli Bocaj, etj. Në këtë Klub kanë shfaqur dëshirën dhe janë bërë anëtarë edhe shumë poetë e shkrimtarë shqiptarë që jetojnë në gjithë kontinentet, si Fatmir Terziu-Londër, Kozeta Zylo, Rajmonda Mojsiu, Dalan Luzaj-SHBA, Vasil Qesari-Francë, Silvana Bekri-Finlandë, Robert Martiko-Korfuz, Lediana Kapaj-Strasburg, Mimoza Hametaj, Simon Xanina dhe Teuta Gjata-Itali, Arqile Gjata-Athinë etj.
Në nëntor të vitit 2010, u vendos ndërrimi i emrit të shoqatës në Klub i Shkrimtarëve “Petro Marko”, me kryetar z. Myrteza Mara dhe sekretar z. Gëzim Llojdia.
Sukseset e anëtarëve të Klubit “Petro Marko” në fushën e krijimtarisë janë të dukshme, të prekshme dhe shumë prej tyre të nivelit bashkëkohor. Vlerësime dhe opinione pozitive, brenda e jashtë vendit, për autorë e vepra të ndryshme, duke filluar nga prozatorja Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Luan Toto, Myrteza Mara, Qerim Skënderaj, Idajet Jahaj, Leka Skëndaj, Enver Qama, Luto Memokondi, Albana Hodaj, Çlirim Hoxha, Sinan Elmazi, Pali Shtëmbari, Gëzim Llojdia, Pëllumb Velo, Albana Lulaj etj.
Veprimtaritë e Klubit “Petro Marko” janë të shumta e të larmishme, marrëdhëniet bashkëpunuese me klube dhe shoqata analoge si në Greqi-Klubi “Drita”, në ShBA-Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Kosovë-dega e Lidhjes së shkrimtarëve Mitrovicë e Gjilan, në Fier, Lushnjë, Elbasan, Korçë, Durrës, Sarandë, etj. kanë dhënë e japin një frymë dhe kulturë të re jo vetëm në fushën e njohjes e shkëmbimit të përvojave, por edhe të emancipimit letrar e qytetar.
Vlen të përmendet organizimi dhe zhvillimi i simpoziumit për veprën e Prof. Dr. Isuf Luzaj, më 8 korrik 2011. Klubi Petro Marko e shpalli këtë personalitet me përmasa ndërkombëtare “NDERI I KLUBIT PETRO MARKO”. Ceremonia u zhvillua në sallën e Universitetit Pavarësia. E pranishme z/ministrja e kulturës Zana Turku, Prof Xhevat Beqaraj-referues, Bujar Leskaj dhe Dr. Prof. Gjergj Sinani.
Po ashtu promovime të mirëorganizuara, për veprat letrare dhe ekspozita pikture, fotografike e karikature janë bërë e bëhen vazhdimisht nga Klubi “Petro Marko” dhe si gjithmonë, promotorët e gjithë kësaj lëvizje Myrteza Mara dhe i palodhuri Gëzim Llojdia.
Mbresëlënëse ka qen vizita në shtëpinë e Petro Markos, nga z.Myrteza Mara, Fatime Kulli e Luan Toto, si dhe homazhi në varrin e Petro Markos në Dhërmi-27 dhjetor 2012. Në bashkëpunim me Klubin “Drita” u bë vizitë urimi në shtëpinë e Dritero Agollit, me rastin e 80 vjetorit të lindjes, po ashtu në saj të këtij bashkëpunimi klubi “Petro Marko” u bë mbështetësi kryesor gjatë kurorëzimit me titullin e lartë “Nderi i Kombit” i personalitetit të shquar të letrave dhe diplomacisë shqiptare, Ali Asllani.
Gjashtë pjesëtarë të klubit “Petro Marko” janë anëtar të Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa tre shkrimtarë (M Mara, V Vranari, L Toto) janë nderuar me titullin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” nga Bashkia e qytetit. Po ashtu tituj nderi për anëtarët e klubit janë dhënë edhe nga Komuna e Novoselës për fabulistin Pëllumb Velo, nga Kanina për zonjën V. Vranari. Komuna Vllahinë ka vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” shkrimtarin Myrteza Mara. Por tituj nderi dhe stimuj të ndryshëm ndanë edhe Kryesia e klubit “Petro Marko”. Kështu, janë vlerësuar me titullin “Nderi i Klubit” Qerim Skënderaj, Liljana Gjika e Nase Jani, ndërsa është bërë traditë që në fund të çdo viti ndahen diploma për krijimtarinë më të mirë.
Një bashkëpunim dhe mbështetje Klubi “Petro Marko” ka me Bashkinë, Bibliotekën e qytetit dhe me Insitutin e librit dhe të promocionit, “Toena”, si dhe me DAR Vlorë, duke zhvilluar konkurse dinjitoze midis shkollave të mesme.
Është i vetmi qytet që ka një lulishte të bukur me emrin “Lulishtja e Shkrimtarëve”.
Në këtë vit Jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, sipas kryetarit të klubit “Petro Marko”, Myrteza Mara, do të zhvillohen një sërë veprimtarish promovuese, takim në formë spektakli letrar me shkrimtarët dhe poetët vlonjatë kudo në botë, konkurs Jubilar midis shkollave dhe krijuesve, ndarje çmimesh dhe botimin e një Antologjie Poetike.
Kush shkon në klubin “Petro Marko”, që ndodhet në katin e dytë të Universitetit “Pavarësia”, do gjej përherë shkrimtarin dhe piktorin Luan Toto, këtë burrë me pamje fisnike dhe mikpritje po aq fisnike e miqësore, i cili ka vënë në dispozicion mjedisin aq modest dhe komod. Kontributi personal i z. Mara në pajisjen me tavolina, karrige dhe raft-bibliotekë i ka dhënë funksionin e duhur këtij mjedisi, i cili është vizituar edhe nga personalitete në fushën e letërsisë si dhe miq shkrimtarë nga Kosova dhe qytete të tjerë të vendit. Aty mblidhen herëpasëhere shkrimtarët, diskutojnë, promovojnë, recitojnë vargje, madje edhe këndohet kënga labçe. Aty janë të ekspozuara pikturat e Luanit, si dhe një koleksion mjaft interesant me mbi 400 çakmak të tipave të ndryshëm. Nga ky koleksion u dhurua Dritero Agollit edhe çakmaku-“Topi i Mato Grudës” dhe Luani mori dhuratë nga Driteroi një çakmak që e kërkonte por nuk e kishte në koleksion!
Portreti i klubit “Petro Marko” në Vlorë çdo ditë e më shumë merr dritë dhe lartësi sepse është gjetur dhe funksionon fryma e mirëkuptimit, e respektit dhe e dashurisë për letërsinë, për njeri-tjetrin. Sepse drejtohet nga njerëz pasjonantë dhe të pakursyer që e duan krijimtarinë letrare, e duan dhe nderojnë qytetin e tyre, Vlorën tone-poete, siç kam qejf ta quaj.
Unë ndjehem i nderuar që jam anëtar i këtij Klubi që mban emrin e njeriut të shquar të letrave shqipe “Petro Marko”.

Nase Jani
Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”

Donnerstag, 14. Juni 2012

Shadije Hotnjani: TRI MINIATURA


 1. GJUHA SHQIPE

E mbaj në brendi shpirti -
është e shenjtë !
Si fantazma i turret asimilimi!

Jam unë ajo që them :
- gjuha ka të drejtë ,
të bëhet mburoja ,
- të mundet errësira
të lind agimi !
 



 2. KOMBI

E shikoj si filizat
tek rritet nëpër hije!
I ndarë, i përçarë,
pa liri kompozimi!

Është kombi im shqiptarë,
në kaptinë historie,
që se di si behet -
mes veti integrimi!
 
 

 3. GJAKU

Asgjë me shumë se ajo
që ishte antike!
Ilirët ishin ata
që ia dhanë vulën !

Pastaj ne mbetem -
trashëgim në lirikë ,
të shkruajmë për gjakun
që mban mbi kokë kësulë...!

Samstag, 9. Juni 2012

Albert Zholi: ZONJA NGA ATHINA


ZONJA NGA ATHINA

 Kisha hipur në autobuzin e linjës Omonia –Pire për të shkuar në punë. Njerëzit ishin të shumtë sic ndodh zakonisht në atë orë mëngjesi. Sa kaluam dy stacione, hypi kontrrolli i biletave ose policia e asaj pune, sic paraqitën ata dokumenta. Pasi kontrrolluan katër-pesë vetë, ndalen tek një djalosh, që nga gjuha dukej se ishte jo grek.
-Ku e ke biletën?
-Nuk munda ta prisja.
-Dy mijë dhrami gjobë – dhe polici kontrroll nxorri bllokun e gjobës .
Djaloshi u skuq i gjithi e kontrrollonte xhepat i turpëruar.
-Nuk kam para me vete – foli djaloshi .
-Atëherë në polici do t’i nxjerrësh paratë – u kanos kontrrollori.
-Ju lutem zotni, sa kam ardhur nga Shqipëria e po më cuat në polici do të më cojnë prapë nga erdha… ma falni kësajë radhe …-lutej djaloshi I prishur në fytyrë.
Unë kruajta xhepat për ta ndihmuar bashkëatdhetarin, por vetëm 500 dhrami kisha me vete. Po afronte stacioni ku djaloshin do ta zbrisnin për ta gjykuar me s’dihej sa?!...
-Urdhëroni zotni paratë e gjobës dhe më njerëzorë në kryerjen e detyrës – foli një zonjë e ulur aty pranë.
-Po ju nga jini që ndihmoni shqiptarët që thyejnë ligjet ?!- pyeti i nervozuar kontrrollori .
-Athinase jam, sic mund të jeshë edhe ti. Edhe ligjet i di shumë mirë, por ky djalosh nuk meriton ndëshkim, është i sjellshëm, edukuar e fatkeq. Kontrrollori i dha fletëgjobën djaloshit dhe zbriti , sikur aty ta kish mbaruar detyrën …
-Ju faleminderit zonjë – foli djaloshi – ju bëtë shumë për mua, nuk do t’ju harroj …
Edhe të tjerët falenderonin me sy zonjën nga Athina…
 
 

Mittwoch, 6. Juni 2012

Gëzim Llojdia: KRONIKA E LUFTËS SË VLORËS


Këtej një flamur valon / Udhëtonte për ne Vlore. /




4 shtator 1914

Qeveria italiane, menjëherë pas largimit të Princ Vidit, me 4 shtator 1914, i kërkonte Berlinit ,Vjenës aprovimin për pushtimin e ,përkohshëm, të Sazanit, si mjet për të ,mbrojtur, Vlorën gjoja nga rreziku i grekëve, të cilët nen maskën “Worio – epirote”, e kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre me ne brendi të Shqipërisë së Jugut.

29 tetor 1914
Më 29 tetor, qeveria italiane dërgoi ne Vlore një mision sanitan, Ita­lian, i cili ne të vërtetë do te përgatiste terrenin për pushtimin ushtarak. Të nesërmen, me 30 tetor, Italia pushtoi Sazanin. Më 25 dhjetor 1914 Ita­lia zbarkoi ne Vlore forca të marinës luftarake dhe pas 3 ditësh forca tokësore.



Neni 6 famëkeq
Me 2ë prill 1915 midis qeverive të Antantës dhe Italisë u nënshkrua traktati i fshehte i Londrës. Ne nenin 6 thuhej : Italisë i njihej sovraniteti i plote mbi Vlorën, mbi ishullin c Sazanit dhe mbi një tokë mjaft të gjerë (Vjosë - Himarë).
Çfarë përmbante ky traktat?
Ky ishte një traktat imperialist, i cili shkelte ne mënyre brutale pa­varësinë dhe teresine tokësorë të Shqipërisë dhe merrte neper këmbë të drejtat sovrane t& popullit shqiptar.

Përfundimi i luftës së parë Botërore

Mbarimi i Luftës se Pare Botërore me fitoren c fuqive to Antantës e gjeti Shqipërinë ne një gjendje aspak të favorshme.

Paris Konferenca c Paqes

Me 18 janar 1919 u hap në Paris Konferenca c Paqes. Vëmendja c popullit të vogël shqiptar u drejtua të kjo konference me shprese se ne të do të gjenin një zgjidhje kërkesat c tij kombëtare. Për këto kërkesa nuk gjeten ne Paris asnjë mbështetje.



28 nëntor 1919



Me 28 nëntor 1919, ne përvjetorin e shtate të shpalljes së pavarësisë, ne Vlore zhvillohet një manifestim i fuqishëm patriotik. Manifestimi, gjatë të cilit u bënë përleshje me pushtuesit, u shpërnda vetëm me forcës së bajo­netave. Atë elite italianet fyen ne mënyrën me të shëmtuar krenarinë ko­mbëtare të popullit shqiptar duke varur flamurin e tij në bisht të një qeni.






Kuvendi ne Barcalla

Osman Haxhiu
Me 29 maj 1920 u mbajt kuvendi ne Barcalla, një shpat mali pranë fshatit Dukat. Pjesëmarrësit aprovuan propozimin për të filluar sa me pare kryengritjen çlirimtare. Kuvendi zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetesh
dhe nga gjiri i tij u zgjodh Komiteti ,Mbrojtja Kombëtare, prej 12 anëtarësh, të cilit i u ngarkua drejtimi i kryengritjes.


Beun u mblodhën rreth 4000

Me 2 qershor 1920 ne Beun u mblodhën rreth 4000 luftëtare ne pej­gjigjc të thirrjes se Komitetit të Mbrojtjes dhe lidhen besën për të luftuar deri ne vdekje kunder pushtuesve.


,Ne Beun' kur u mblodh /Cetat rrinë e dënjojne/0 djem, do vemi në Vlore /Dyfek' e flamur në dorë /0 ju djem, trima sterralli /Na thërret Smail Qemali /atje tek dergjet nga varri/ nga varri tij, në Kaninë/ Na e dëgon porosinë/-Hidheni në det Italinë.
Ultimatumi

ultimatumi
-- 0 djem kush do vej ne Vlore, /Piacentinit të mi thotë :/ -Plaçkat shpejt t'i ngarkoje/ Te marr' asqer' e të shkojë, Vlorën tone ta,lirojë. /Mehmet Selimi, dragoi, aty qelloi,/Mori kartën edhe shkoi, /Komandës ja dorëzoi.

Mehmet Selimi

20 mijë nushtarë 12 gjeneralë


Trup ekspedita italiane në,Shqipëri përbëhej nga një efektiV prej afro 20 mijë ushtaresh, nen komandën e 12 gjeneralëve.
Në gjirin e Vlorës ndodhej e ankoruar një skuadër e flotës ushtarake, përbërë nga anije të mëdha tipi luftanije si dhe nga anije të tjera
. –Garnizonet ishin pozicionuar
Në rrugën Vlorë - Gjirokastër,
Si dhe në dy akset
Njëri aks niste në lumin e Vlorës dhe përfundonte në Tepelenë.
Drashovicë,Kotë, Gjormë,Vajzë, Tepelenë.
Rruge-kalimet qe kishin zënë ishin edhe në
Vlore - Sarandë Dukat, Llogora e Himarë.

5 qershorit 1920
Fillon sulmi
Në mbrëmjen e 5 qershorit 1920, kryengritësit filluan sulmin -në të katër anët e zonës së pushtuar.
Brenda pak orëve ata zunë shumicën e postkomandave të karabinierisë dhe të presideve të vogla ushtarake.

Evropa shkruajnë' e thonë/ C’është kështu si dëgjojmë? /Bënet dyfek në Vlorë/
shqiptaret- po. luftojnë/me një mbret dyzet milionë / Po me se luftojnë vallë? / Me sëpata, me hanxhar / Dyfeqet lidhur në qafë / Fishekët në xhep mbajnë.
Në këto luftime morrin pjesë çetat nga fshatrat Shkozë , Smokthinë, Gorishti, Koculi, Mesapliku, Mavrova,Velca,Vajza, Kanina, Vlora dhe çeta e Salarisë me Selam Musanë

Clirimi i Kotës
E emërtua nga lartësia e pikës. Italianët e quajtën kuota,ndërsa u shqiptarizua Kota. Shtrihej në jug të fushës së Ahmete. Në luftën për çlirimin e Kotës u vranë oficerë dhe shumë ushtarë. Midis viktimave ishte edhe gjenerali E.Goti . U kapën 600 ushtarë robër. 3 0 oficerë. Koloneli M.Kavale. U kap një armatim i madh me pushkë, 20 mitraloz , 2 topa,200 mushka që përdoreshin për transport. U vra Zigur Lelo nga Smokthina Kanan Maze nga Shkoza.





Kanan tu prish bukuria

Kanan Maze

,,Obobo' sec, qenkej Kota, / me e bukur nga Evropa / Bytym mitraloz' e. topa / U vra Ziguri te porta / Të xhumanë në saba / Komita ne Kotëe ra / Shkoze c'u be lakra / cu vra Kanan Mazeja ce mori në nofulla/ Kanan tu prish bukuria / Le të rrojë Shqipëria.

Drashovicë 5 qershor 1920
Luftimet në Drashovicë filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga ceta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten.
Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.
U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u doërzua.

Cet' e Rrezes u vërvinë,/
Kapetan kishne Saline,
Të keq trimn, vetullazine
Majave vreshtave ryne
Me bomb' ne mes e godinë
Tha : Ne tel corra kercine,
Për të mos trembur shokërin


ATJE TE HANI NE GRYKE
Atje to Hani ne gryke / te ura ne Drashovice, / Që1lon topi Italisë / Ka nijet qe ta vithise /Komision' e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdan / Italia me Junane / Te keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane


LUFTA E LLOGORAIT
Në këtë luftë morren pjese çetat e fshatrave Lepenicë , Vranisht, Tër­bac, Radhim e Dukat. Kau luftimet vazhduan tre ditë. Ushtria italiane mbrohej nga fortifikatat e ndërtuara gjatë Luftës së Pare Botërore. Në luftë mori pjesë edhe Heroina e Popullit Sado Koshena.
LUFTA E GJORMIT
Morrin pjese çetat e Gjormit dhe e Tragjasit. Pas disa ore luftimesh, ushtaret e armikut së bashku me komandantin e tyre u detyruan të dorëzohet.

SULMI MBI VLORË

Sulmi mbi qytetin e Vlorës filloi në orët e vona të 11 qershorit 1920
Pushtuesi vuri në përdorim artilerinë dhe prezhektorët . Heroizmat e luftëtarëve të çetave shqiptare treguan heroizma në ullinjtë e Babicës, qafen e Kociut, kalanë e Kaninës. Selam Musia vritet në ullishtat e Vlorës.






Selam Musai

Cu shkule nga Drashovica
Lule more Selam, lule,
Me nja dy-treqind komita,
Bëre poshtë nga Babica
C,ju hodhe topit nga gryka
Me nja dy-treqind komita
Bëre poshtë nga Babica
Cju hodhe topit nga gryka
Cu the shokëve :”Mos u trembni”
Se ska cna bën breshkaqeni.

Në mëngjes çetat shqiptare përparuan dhe hynë në qytete të përkrahur nga banorët .


Andej bomba e ballon mitraloz edhe vaporë / Këtej një flamur valor / Udhëtonte për ne Vlore. / Andej dinamit e topa / Njëmij gjyle në një ore,/ Këtej një pallë copa- copa, / Dhe një kobure-në,dore. /Ai rreth e rrotull hekur/ Ha e pi e vish e ngjish / Ky dhe kurrë për të vdekur / E fshin gjakun me këmishë.



17 gusht 1920
Ushtria pushtuese filloi tërheqjen nga Vlora në Skelë drejt Italisë. Luftëtarët shqiptarë liruan 1400 robër që mbaheshin në Vajzë dhe Tepelenë . Qeveria e Tiranes dërgoi forcat e xhandarmërisë duke marrë në dorëzim qytetin.
3 shtator 1920
3 shtator 1920,luftërat me flamurin kombëtar hynë Vlorën e çliruar.



Dienstag, 5. Juni 2012

Seveme Fetiqi: SOFRA

 
 
 
 
 
 
SOFRA
 
-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë-

 Syrin e kanë
çdoherë të njomur
uria loz me (pa) ngopësinë
kur lëng u rrjedh nga gjuha
buzët shije të njelmët djerse
falënderojnë zotërinë
me zemër të thyer
“gjithmonë paç zoti të dhashtë”!

Kur çajnë copë buke të pjekur
në diellin e fëmijërisë
në hirin e kërkimit të shpresës
korebuke tharë e zbusin me lot

Ju lutem mos ua përbuzni sofrën
shtruar mes dhomës
zogjtë të ulur përreth
me shije i mbledhin thërrimet e skamjes
ëndërrojnë për nesër blerës tregu
rriten e vështrojnë me një sy
në germat e abetares
e vrapojnë pas rrezeve