Donnerstag, 31. Januar 2013

Fran Tanushi: MOJ E MIRA


MOJ E MIRA

dashurisë
do të i këndojë

mjaft më britma e kuje

jeho kënga ime...
këngë baritore

,,moj e mira nëpër therra’’

nga pejsazhi i trisht
zëri në mes u ngjiz

e mira ime

ku mbetën livadhet më lule
shpatijet më hije

eee dashuri e gjëmbosur

si nuk kemi ditur kurrë
(as më këngë)
të dashurojmë

Gjon Neçaj: MALISHEVA


 

MALISHEVA

  

 Ne metastazat kanceroze te hordhive pushtuese,

 Ky emer zemadh kancelarive shoviniste qarkullonte mote e mote;

 Ndaj me dhembe hekurin e shqyenin bijte malishevas,

 Duke sfiduar kasnecet e stervitur te Beogradit,

 Ne prehistorine e golgotes se udheve te kesaj bote…

  

 Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,

 Rritur mbi bozhure breza trimash me plisa sinonim bjeshkesh,

 Ne rrugetimin qindravjecar te brezave te nje race,

 Me votren e ndezur dhe britmat e femijeve ne kullat e shpuara

 nga plumbat e hordhive…

  

 E historia qortonte bijte e Loke Madhes,

 Per te rrokur armet ndaj armikut te perjetshem,

 E lirine kerkonin udheve te historise,

 Per te fituar nje dite ate qe kerkonin prej moti,

 E lulkuqet luluan gjak te njome Labinoti…

  

 Kosova therriste ne shtate e shtatedhjete,

 Malisheva trime armet mbante ngjeshe…

  

 Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,

 Me pushket n’frengjia e gjerdanin ngjeshe,

 Luftuan moteve me pushke e pene,

 Duke ruajtur nderin e Lokes Nene…

  

 Kosoves i dhane lirine,

 Malisheves ia rriten lavdine,

 Ndaj cdo pervjetor nderohen mot mbas moti,

 Deshmoret e lirise ,nipa Kastrioti.

  

 Ne rilindjen e pervjetoreve te fitores,

 Zerin e ngre deri ne kupe te qiellit,

 Askujt s’ja leshojme hisen e diellit…


Fakete Rexha: LULE PO VYSHKEM


LULE PO VYSHKEM
(cikel)

...
1.
Afer teje, ne ty e kraharor shume duar. Afer simes edhe nje. Dhe prape nje tjeter afer saj. Lozim me flokun, syrin, buzet, e perkdhelim faqet tua. Ne koke me zili m'i bie dores doçka e vogel e sime bije. Hije qe eshte e jotja. Shpresa ime e vetmja ne gji. Syte e saj shikimin tende kane. E gazin tim boje lulepjeshke. Aq te dashur me jini, sa do t'vdisja per ju dy! E di. Ishull e mundur midis uji dola. Po n'ajer, pluhur, rere s'u shndrrova. Te me marri era me gjithe perkujtimet e mia. Gershete m'gershete kohen vetmi e lidha, e lirine qe humba. Mal gjithe bore u ngrita. Drite e forte qiellore qe t'verbon. Ne kopshtin tim veç kete lule kam. Te vetme, te holle si peri. Dhe, lekuren qe mveshe eshtrat trupit kocke e krande.

Zot, po ç'mrekulli!

2.
Vitet po na mbulojne me mjegulla. Jeta me shati e me bore po na varros ngadale. Dhe, nje dite mungesa papritur nga t'gjallet do t'na fshije. Nese e para vdes dhe ti pas meje mbetesh. Nese ti separi vdes dhe une sakaq pas teje. A te premtojme? Te mos kete lot as mos t'kete dhembje. Oh, sikur veç ta dinim si e jona sa dashuri kane vdekur. Sa do te lidhen e keputen. Lindin e vdesin deri atehere.

Se dhembja qe po jetoj pa ty a ka krahasim.
Ndonje dhembje me te madhe?

3.
Gjoksi im me netet dhe brendine e pafund qe fle dhomes sime. Ne mua kerkojne te ma çmendin çdo dite te jetes sime. Dhe, sakaq me kapin ethe, mu fillim vjeshte. Une sapo nisa boten te gjalle ta krijoj. Lule po vyshkem sall pikellim. Kur veç m'kujtohesh me sos malli. Sa fort te pata dashur. Cili desh t'me vras separi per ty m'plagosi. Lidhshe zemren tende per timen para se t'binim ne gjume. E, luteshe. Sidoqofte, vetem une e di ende.

Ku eshte dera e zemres sate.

4.
Megjithate, une e vrava! Desha ta shihja si neper murin gastarte fytyren e tij te dyllte. Zemren e tij shurdhmemece qe e pata mall. As e preka as ia pashe. Une e tille! Mizore! E verber! Vetiake! Kisha ndjesine se kurre s'me deshi. E marrezisht e desha. Prandaj, edhe e vrava! Oh, me ç'deshirim prisja çdo ardhje te tij. Sorollatesha rrugeve duke mbytur qe s'levizte kohen qe s'merrte fryme. Pike vere. Bore. Deri nenlekure shiu. Pritja e pritja gjithe diten. Deri me pas kohen e caktuar. Jashtesise sime vesa ne gjinj e çepallave. deri te lumturia qe ndjeja zemres rretheqark. Kur vinte me ne fund. E, fala nje here, dy here, shume here. Pastaj, e falja gjithe here. Se e desha! Mrekulli e perkryer me ishte bota. Te dashur femijet. Por, tani dhe vetem tani po e shoh, deri ne ç'shkalle te rremben dashuria.

C'fuqi magjike ka te tjetersimit.
Dashuria njerezore. Oh, ç'mjerim!
Qe te shkyhesh gazit!

Samstag, 12. Januar 2013

Thanas Jani: MILLA BALA



MILLA BALA

1947-2003
(Anëtare Nderi e Klubit "Drita")

U lind në fshatin Çiflig të Beratit. Përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Në vitin 1980 u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe. Anëtare e Lidhejs së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë (1975). Në vitet 1977-1990 ka qenë Kryetare e Degës së Shkrimtarëve të Krujës. Anëtare e KLubit "Drita" prej vitit 2000 dhe Anëtare Nderi e këtij Klubi pas ikjes nga jeta. Ka botuar libra poetikë për fëmijë e të rritur: "Sy e zemër si shqiponjë", "Boçëzat e bardha", "Forca jonë", "Mallëngjime", "Mbretëresha e Egjeut" (U shkrua në vitet e fundit të jetës në ishullin Kos-Greqi, ku Poetja jetonte emigrante së bashku me dy fëmijët. Ky libër u botua pas ikjes të saj nga jeta.
Poezia e saj ishte orgjinale, e freskët, pasqyrë e shpirtit të poetes me dashuritë dhe dhimbjet e kohës.



 
 
DOLLI DASHURIE

Emri yt dyroksh, dy teke rakie,
brenda: zemra ime, pije me fund pije...

Emri im dyroksh, dy teke rakie,
brenda zemra jote, dolli dashurie...

 
 
ETJE

Kur të vij mbi gjoksin tënd,
do mbështetem të gjej prehje,
Brenda teje do bëj vend,
për një jetë që nuk ka vdekje...

 
 
AMANET 1

Pas njëqind vjetësh, kur të vdes,
zemrën mos ma shtini në varr,
pranë jush mbilleni të gjallë,
të çelë lule-poezie dhe trandafilë të bardhë...

 
 
AMANET 2

Kur të vdes, ç'stinë do jetë,
thua dimër apo verë?
Nëse ti më do vërtet,
mbillëm një lule mbi varr...

Freitag, 11. Januar 2013

Haziz Mehmeti: KUR DO KTHEHET DORUNTINA?




KUR DO KTHEHET DORUNTINA?

Lexuesi i Doruntinës e pret kthimin e saj, amaneti i Konstandinit mbeti var në ndërgjegjen e kohës. Ku do shkruhet fjala e jonë për vendlindjen, për lirinë, për diellin e ajrin, për dëshmorin, për dashurinë ndaj....

Në jetën e shumëvuajtur e të përmallur na duhej fjala, fjala e shkruar, fjala e thënë për jetën tonë këtu në mërgim dhe vendlindjen. Çdo rropatje në jetën tonë të mërgimtarit ishte dhe është e lidhur me jetën e vendlindjes, frymëmarrjen e saj për të dalë nga gjendja e rëndë që ishte. Dhe kjo, nuk është e lehtë, as dje e as sot.
Mërgimtarët patriot vepruan në të gjitha format në ndihmë vendlindjes. Edhe me fjalën e shkruar, informuese, krijuese e kritike, dashuri mbjellëse, gjithmonë në shërbim të njeriut tonë të thjeshtë e punëtor nga i cili buruan të gjitha arritjet në vorbullën e tragjikes sonë që lamë pas. Njëra nga lulet që shkëlqeu rreze shqiptare pa dyshim ishte revista për fëmijët në diasporë me emrin aq simbolit “Doruntina”. Ajo ishte pjesë e nxënësit, jetës së tij në ambientin ku asimilimi troket çdo minutë. Ishte pjesë e jetës së muratorit, kuzhinierit dhe gjithë familjes shqiptare. Doruntina ishte një dokument i veprimtarive kulturore në shkollat ku mësohet shqip. Dhe, më shumë se dokument, ishte porosi për dashurinë ndaj atdheut, kombit e jetës. Ishte porosi ndaj njerëzores dhe përballimin e atyre që sfidojnë atë. Ishte pjesë edukative e orës mësimore, ishte abetare e të gjitha klasave. Ishte transmetuese e fjalës së Rilindësve të ndritur, e shkencës, e dashurisë e respektit ndaj botës për rreth. Aty gjeje fjalët e Naimit, Veqilharxhit, Kristoforidhit, Jeronim De Radës, Elena Gjikës e patriotëve tjerë , të atyre që gjakun e dhuruan për bojë shkrimi të shkronjave shqipe. Andaj ato janë të shenjta për çdo shqiptar. Edhe Doruntina me mesazhet e saj madhore përmes pendëve të ndritura të kombit dje e sot. Aty zunë fill krijimet e para të filizave të rinj që tani janë penda të njohura edhe jashtë rrethit kombëtar. Ajo ishte dritarja e parë e hapur drejt universit njerëzor, kuptimit të jetës ashtu siç është e bukur dhe tekanjoze që vazhdimisht mbëltohet.
Doruntina lindi si një dritë e nevojshme që theu errësirën në hapësirat e jetës së mundimshme të mërgimtarit halleshumë. Aty ku asimilimi është përditshmëri që prekë veçan të rinjtë tanë, të cilët ushqehen nga duart e plasaritura e të njomura nga djersa e punës së mundimshme vetëm e vetëm që fëmija të ketë jetë me dinjitet të cilën nuk pati mundësi ta krijoj në vendin e lindjes.
Shpresa shekullore për liri u bë realitet me luftën heroike të vajzave e djemve tanë syshqiponjë. Ata kthyen dinjitetin dhe i dhanë kuptim jetës sonë. Doruntina ishte gjithmonë me shkrimin e saj në ballë të porosive madhore, Dashuria për Atdheun, mbi të gjitha, kryefjala e fjalëve. Doruntinës i duhej dora e vëllait që amanetin ta bëj realitet në rrugëtimin pas shtatë bjeshkës ku njeriu ynë u gjend. Ajo mbeti e izoluar si pasojë e huqeve tona naive e fanatike. Jo, thanë disa zyrtarë të Kohës së Vonuar, ne na duhet një revistë për diasporën, pa e përfillur rrugën e gjatë e të vështirë që kishte bërë Doruntina. Vitet rrodhën qe nga Berni i dymijë e tretës, kur u kërkua revistë për fëmijët jashtë atdheut. Por, nuk doli gjë, Doruntina e vazhdoi me sukses rrugëtimin nga amaneti për vatrën e pragun e saj të shenjtë. Pushtetarët e rinj nuk u treguan krejt të sinqertë me Doruntinën e as me lexuesit e saj, mërgimtarët e vegjël. Të ushqyer nga Gota e Kuqe e dëshirojnë verdiktin edhe mbi Doruntinën, ta sjellin atë në pragun e vatrës, por jo për çmallje por për orën e diktimit nga tregimi i vjetër. Ata, harruan se tregimi i vjetër nuk diktohet në kohën e re, kohë të cilën ata nuk kanë hap ta prekin.
Botuesi i Doruntinës, veprimtari e shkrimtari i mirënjohur Ragip Rama nuk u dorëzua. Edhe s’ka përse, derisa e kultivoi Doruntinë me krenarin e vëllait për fjalën amanet edhe atëherë kur ishte shumë vështirë. Kur fëmijët lexonin në ankthin e kthimit apo jo të babait në shtëpi. Atëherë kur Doruntina ishte abetare e vetme në diasporën e shumëvuajtur. Ministria e Diasporës nuk e pa rrugën e saj, ajo do një Doruntinë tjetër, në dorën e saj, ani pse pas shtatë bjeshkëve larg nga frymëmarrja e mërgimtarit. S’ka rëndësi kjo, ne do i shkruajmë tregimet nga zyra e re dhe karrigia e nxehtë e ministrisë për nxënësin e diasporës, për babin e nënën duar çarë e shpirt thyer. Ne e paguajmë dhe ne do e shkruajmë, thanë zyrtarët e rinj dhe vrapuan redaktor e kronist pas shtatë bjeshkës larg Doruntinës, larg lexuesit mall shumë. Ja, këta janë shpresa e progresit tonë për nesër, shpresa e atyre që dhanë çdo gjë për lirinë e shumëpritur. Shpresa e mbytjes së natës së kuqe që la gjurmë e vrragë gjithkund, mjerisht edhe në mentalitetin dhe qëndrimin e Patriotëve të Bardhë.
Lexuesi i Doruntinës e pret kthimin e saj, amaneti i Konstandinit mbeti var në ndërgjegjen e kohës. Ku do shkruhet fjala e jonë për vendlindjen, për lirinë, për diellin e ajrin, për dëshmorin, për dashurinë. Kujt do i themi urime 100 vjetori i Flamurit Kuqezi... Edhe ne dimë të shkruajmë zotërinj e ri të shpresave të lënduara. Edhe ne jemi pjesë qiellit shqiptar, edhe pse ju nuk e kuptoni këtë. Rruga e jonë këndej pas shtatë bjeshkëve ishte e vështirë, e vështirë edhe rruga e kthimit, zotërinj. Mos hidhni ferra rrugës së kthimit të Doruntinës. Ju nuk mund ta kuptoni, zotërinj Patriot të Vonuar, shqetësimin tonë. Ju duhet ta kuptoni, se shpresa e lexuesit nuk vdes derisa ekziston emri Doruntinë. Doruntina nuk shkruhet larg halleve të mërgimtarit pas shtatë bjeshkëve. Ato prekën aty ku frymon mërgimtari, në rrethin e botës së tij. Krijuesit të rinj mërgimtar i duhet dera e hapur e shprehjes, e hartimit të jetës drejt së ardhmes ashtu siç ai e ndien, pa imponim. U gëzuam qe do kemi ministrinë e diasporës, dhe vërtetë të diasporës, për ta ndihmuar kthimin e Doruntinës, plotësimin e fjalës e besës së dhënë. Lexuesi mërgimtar e meriton kthimin e Doruntinës, jo dëshpërimin.
 


 Haziri Mehmeti, Vjenë


_________________________
Solli për "ARENA", Izri Rexha

Dienstag, 8. Januar 2013

Poezi nga Isuf Hoxha



 Kafshoj mjegullën...

Edhe vargu sonte nuk më bindet,jo
Si hamshor kafshon vetëcensurën
Lum i rrëmbyeshëm sikur t’i kishin faj
Shemb shtratin bregut gurët mi thërrmon
Në këmbe të para ngrihet bëhet furtunë
Lodron grunajave kallirit grurin i shkund
Kot mundohem frerin t’ia vë në gojë
Mos të futet në ëndërr mos të bëjë plojë
Si vrimë e zeze çdo gjë merr me vete
S’pyet për shtet a pushtet,dreq a zota
E lash të lodhet të djersinë,dufin ta shfryje
Krifshat ia përkëdhela,ëmbël e pyeta ç’pate
U shkreh në vaj,në maternitet vdiq një foshnje
Hingëlluam të dy,ia dhamë vrapit atin shalova
Here fllad,herë cunam,pikë loti herë bulëz vese..

 


 

 Ç’farë i bëra vetes!


Një natë kur kuvendoja me hënën
E përgjëroja të behej pëllumb postier
Dashurisë platonike vargjet t’ia lexonte
Kafazin i lash hapur ëndrrës,ajo
Si vesë rrëshqiti drejt buzës më puthi,iku
Hapave të mi kalldrëmit trak e tuk
Loti me piklat e shit u bënë njësh
E zhuritur toka e dhimbja i përpinë
Si hije fëshfërime gjethesh me ndjek
Në jastëk vë kokën unë s’mund të prek
Malli behet notë në simfoninë e pritjes...
Lakuriq pres acarit të shpresës të vetmen fjalë...




 Mbijetojmë...


Në kopshtin e bebëzës sate
Dashuria ta shtroj pelerinën
Të vallëzojmë si dy engjëj
T’na magjeps violina e Paganinit.
Da Vinçi le të na lyen me bojëra
Do mbijetojmë furtunës në kohëra...
Syth ...
Në stivë të ndërgjegjes
Djeg arkivolin veseve
Krematoriumit i mbyll oxhakun
Mos t’ia helmon ajrin sythave
E lart.,larg urnën derdh eterit..
Në Degët e gjethuara virtytit
Pushon e këndon buzëqeshja!




 Puthjet tona...


Me puthjen tënde
Ngjitem Parmakëve
Drejt parajsës
Ulemi në fron
Ti Hera unë Zeusi
Epoka e dashurisë fillon
Evolucion në Olimp...





 Tymin e kam dëshmitar...


Trishtimit tim
Ia futa shkrepësen
Si cigarja u dogj
Pakon me derte
E shkërmoqa
Tymin kam dëshmitar
Tutje e hodha
Në koshin e plehrave
Krimbat të plasin...




 Kuvendim legjendash


Shpirtit të bjeshkës i hapa kraterin
Të derdh llavën e mirësisë
Me rrëshire pishe t’ju ndezi qirinjte
Përvojën mbledhur gjethesh lisi
Pergamene ruajtur maje lapsi
Se ndjeni aromën e bukës së valë
Është koha e drekës nga kush
Frike keni të mblidheni rreth sofrës
Nuses ia late pjatat e lugët në dorë
Erdha prej legjende atje po kthehem
Po ua lë besimin kohës varur në sqep...




 Kupa e fatit Tim


Në vreshtin e ëndrrave të mija
Ti je mushti i kokrrës së rrushit
Ti je fotoni i rrezes që më ngroh
Ti je vegim në bebëza që unë shoh
Ti je lulja ku dashuria ime magjepset
Ti je fërkemi,lumturia ndjek përjetësinë
Buza jote është verë ku unë dehem
Unë i dehur belbëzoj të duaaa...




 Në zemrën tënde


Dua të futem
Në labirintet
E zemrës sate
Të enden
Të bredh
Të qaj
Të qesh
Deri në vdekje
Mos ta gjej derën...





 Zgjedhje ekuacionesh


Dashurinë e fuqizova në kub,
Fatet e njerëzve me fuqinë-n!
Të ardhmen e Kombit e pështolla me elipsë,
Kometat e armiqve si drejtëza paralele
Mos të takohen trajektoreve!
Miqtë... u mundova t’i mbledh me plus,
Dhimbjet,vuajtjet,dështimet ...i pjesëtova!
Miqve gabimet,lakminë,mbyllja syrin i zbrisja,
Në integrale të enden,terrin me ushtarët e vet i lash!
Tërhoqa drejtëzën vura barazimin,
Ne ketë mjegull te panjohurash ,se gjeta veten
Me siguri mbeta i ngujuar, rrënjëve në rrënje katrore!




Isuf Hoxha i lindur me 12.02.1960 në Therandë. Rrjedh nga familje e mesme ekonomike , i edukuar në frymën kombëtare në odat tona. Për shkak të aktivitetit patriotik kundër regjimit Jugosllav ,burgoset dhe vuan dënimin në vitet 1983 -1986.I ndërpren studimet në Universitetin e Prishtinës në degët e matematikës dhe ekonomisë. Pas viteve ’90 punon si arkëtar i Këshillit të Financimit në Therandë për afro dy vite. Eshtë një ndër ideatorët e themelimit të degës se Shoqatës se Burgosurve Politik. Me poezi merret cysh nga ditët studenteske.Në dorëshkrim e ka librin e tij të parë me poezi.



Përgatiti: Seveme Fetiqi