NE KUVENDIN E PAVARESISE KOMBETARE TE VITIT 1912
100 VJETORI I PAVARËSISË KOMBËTARE
Në listën e cila paraqet delegatë dhe firmëtarët e aktit madhor të Pavarësisë kombëtare në Vlorë gjenden sigurisht emrat e delegatëve nga Ohri dhe Struga të cilat janë: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima. Mirëpo nga kjo zonë shtohen edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në aktin historik port ë ngarkuar me detyra të tjera që do të thotë ishin të pranishëm por jo firmëtarë .Kjo zonë kishte
Të zgjedhur si përfaqësues të sajtë rreth 6 delegatë. Dy personat e tjerë janë djali i I. Qemalit, Qazim bej Qemal Vlora që ishte shef i kabinetit dhe telegrafisti Bejzat Saliu,ky ishte nga Ohri dhe këtë detyrë e kishte edhe në Ohër.
Delegatë të Kuvendit kombëtar
Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima.
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija kishte delegatë : Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli.
Çamëria:kishte delegatët e saj:Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati.
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci.
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.
Delegatët e tjerë
Delegatët e tjerë i përkisnin rretheve si Berati 4 delegatë: Delvina-1 delegatë: Durrësi-4 delegatë: Dibra-2delegatë: Elbasani 4-delegatë, Gramsh-Tomorricë 1 delegatë ,Gjirokastra 5 delegatë,Korça-3delegatë,Kruja-1delegatë,Lushnja-3delegatë,Mati-3delegatë,Ohri 6 delegatë,Peqin-1delegatë,Përmet-2delegatë,Pogradeci-1delegatë,Tepelena:-1delegatë Tirana-3 delegatë,Skrapar-2, delegatë Shijak-3 delegatë,Shkodra-1 delegatë,Vlora 6 delegatë.
Gazeta “Përilndja e Shqypniës”, organ i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Viti II, nr.6,7, dt. 31 janar- 4 shkurt 1914 shkruan:Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar të Përgjithshëm 28 të Vjeshtës së tretë 1912. Kuvendi Kombëtar, i përmbledhur prej delegatëvet të të gjitha viseve të Shqipërisë këtu në Vlorë, u hap sot n’orën 4 pas drake në shtëpi të z. Xhemil Beut. Z. Ismail Qemal Beu, si nisjatori i parë i mbledhjes, mori fjalën e u tregoi delegatëvet qëllimin e Kuvendit , domethënë, që të përpiqen së bashku e të marrin masat e nevojëshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh ku ndodhet sot.
Si e kërkon rregulla e zakoni, u nis pastaj vërtetimi i kartavet të delegatëvet, emrat e të cilëvet janë këta :
Nga Berati : Z. Iljas Bej Vrioni, Hajredin Bej Cakrani, Xhelal Bej Skrapari, Dud
Karbunara, Taq Tutulani, e Sami Bej Vrioni , ky i fundit pritet të vijë.
Nga Dibra : Z. Myfti Vehbi Efendiu.
Nga Durrësi : Z. Abas Efendiu, Mustafa Agai e Jahja Efendiu, i cili pritet të vij, z. Dom Nikollë Kaçorri nga ana e Arqipeshkopit të Durrësit për të gjithë shqiptarët katolikë që ndodhen nën urdhërin e tij.
Nga Elbasani : Z.Shefqet Bej Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu, e Midhat Bej Frashëri
Nga Gjirokastra me telegrami : Z. Azis Efendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu.
Nga Ipeku : Z. Rexhep Beu, Bedri Beu, Salih Xhuka. Këta z. janë edhe delegatët e Gjakovës, të Plavës e të Gusinjës
Nga Kruja : Z. Abdi Bej Toptani e Mustafa Asim Efendiu
Nga Luishnja : Z. Qemal Beu, Ferid Bej Vokopola e Nebi Efendi Sefa
Nga Ohri e Struga : Z. Xhemal Beu, Ymer Beu e Ibrahim Efendiu
Nga Tirana : Z. Abdi Bej Toptani e Murad Bej Toptani
Nga Vlora : Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga e Eqrem Beu
Nga Kolonia e Shqiptarvet të Bukureshtit : Z. Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati e Dhimitër Ilua , ky i fundit pritet të vijë.
Pas vërtetimit të kartavet, Z. Salih Xhuka mori fjalën e tha që, duke qenë se Korça ndodhej sot e qrkuar nga ushtria e nuk mund të dërgojë delegatë, e dukje qenë që atdhetaria e Korçës është e njoihur, e me që ndodhen ndë mest tonë zotërinj korçarë, që janë të njohur për atdhetarinë e tyre, kërkon që të pëlqehen si përfaqësonjës të Korçës Z. Pandeli Cale, Athanas Floqi e Spiro Iluia. Mbledhja me plotësinë e zëravet e pëlqeu, e poltisi(pranoi) këtë vendim.
Z. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që edhe për Shkodrën, që ndodhet në shtet (gjendje) më të keq se Korça, të pëlqehet si përfaqësonjës Z. Luis Gurakuqi, i cili ka qënë edhe në të tjera mbledhje kombëtare përfaqësonjës i saj, e që është edhe një nga nisjatorët e mbledhjes së sotme. Kuvendi, prapë me plotësi zërash poltisi, e pëlqeu Z. Luis Gurakuqi përfaqësonjës të Shkodrës.
Nga Përmeti erdhi telegram me të cilën thuhet se në qoftë se delegate i tij z. Veli Bej Klisura nuk ka arrijtë edhe në Vlorë, të zërë vendin e tij z. Syrja Bej Vlora e Mid’hat Bej Frashëri.
Erdhi dhe një telegram nga z. Hamndi Beu e Mustafa Barotçiu, me të cilën thonë se po vijnë edhe ata si delegatë të Ohrit e të Strugës. Si u mbaruan këto punë z. Rexhep Beu mori fjalën e tha që si kryetar i Kuvendit të zgjidhet z. Ismail Qemal Beu, si shkronjës i parë Z. Luis Gurakuqi e si shkronjës i dytë Z. Shefqet Bej Daiu. Delegatët e pëlqyen këtë kërkim dhe emëruan të propozuarit me të përplasur duarsh.U hap pastaj fjala mbi dhënien e zënavet e , pas shumë bisedimesh u vendos që çdo gastrë (kaza) të ketë vetëm nga një zë pa vënë re numrin e delegatëvet...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen