Në atë pasuri të madhe gojore dhe kulturore të kombit tonë Vallja Çame e Osman Takës pa dyshim është një nga majat më të larta të saj.. Kjo valle është njëherësh edhe histori, edhe poezi, edhe dramë, edhe legjendë, edhe ndjenjë e fuqishme njerëzore, edhe fabul apo simbolikë . Është një valle që në mënyrë shumë të natyrshme ka lindur të tjerë motive, ka lindur të tjera vargje, ka lindur një madhështi tjetër mbi të.
Nuk është e rastit që studiuesët më të shquar të valles shqiptare në shekuj si Ramazan Bogdani, Nexhat Agolli etj, por edhe studiues të tjerë të Ballkanit, janë marrë posaçërisht me studimin e kësaj valleje të jashtëzakonshme si fabul, si koreografi dhe mbeten ende shumë e shumë më tepër për të thënë për të. Nuk është gjithashtu e rastit që jehona e tingujve dhe e forcës së valleve të tilla të kalojnë shumë shpejt kufijtë krahinorë e të shkojnë shumë, shumë më larg. Diku në disa zona të Çamërisë në Shqipërinë e Jugut ajo është kënduar si vijë melodike. Edhe vetë studiues grekë e pranojnë atë si një valle të vjetër Arvanitiko (shqiptare) ose Çamiko (çame), ndërkojhë që ka edhe disa prej tyre qëe kërkojnë të marrin autorësinë kombëtare të kësaj valleje.
Themelet e lavdisë së këtyre valleve shumë të njohura e të bukura kanë qenë e mbeten shumë të forta dhe si gurë të rëndë të kulturës sonë kombëtare që nuk shkulen lehtë nga kujtesa. Janë shumë studiues të huaj anglezë, francezë që kanë kaluar në Çamëri dhe e kanë vlerësuar këtë valle. Në kohën kur Bajroni vizitoi trojet e Sulit u befasua nga vallet epikë të kësaj krahinë dhe thuri vargje shumë të bukura që do të bëheshin edhe si një burim i fuqishëm informacioni kulturor të Çamërisë në botën perëndimore. Shkroi vargjet më të bukura për të. Janë të shumta pikturat e piktorëve të huaj për këto valle.
Vallja e Osman Takës është në radhë të parë një histori e bukur. Tharmi historik është një nga arsyet e kujtesës së saj të blertë në kohëra. Të dhënat më të sigurta për të të dërgojnë në Konispol ku mendohet të ketë lindur kapedani Osman Taka, emrin e të cilit mban kjo valle epiko-lirike. E vetë konispolatët tregojnë në formën e gojëdhënave të shumta edhe fabulën që e kanë përcjellë në kohëra. Në atë kohë Osman Taka ishte i burgosur në burgun e Janinës sepse kishte kundërshtuar me armë në dorë e më forcë pushtetin osman. Disa e quajnë një lloj rebeli dhe kryengritës popullor kundër pushtuesit otoman.
Disa ditë para se të vinte në Janinë na paska kërkuar që të hedhë një valle para vdekjes. Para bashkëkombasve të tij të shumtë që në çdo panair mbushnin sokakët e qytetit, klubët e shumtë, hanet ku vinin kuajt e bukur të pazarit. Të hidhte një valle që ai e kishte mësuar që në fëmijëri e që kjo ditë ishte në këtë mënyrë përcjellja më e bukur nga jeta e tij heroike.
Kërkesa na shkoi deri te Valiu i Janinës që e kishte të drejtën ligjor për të dhënë një urdhër të tillë. Në pazarin e madh të Janinës ku kishte aq mallra të ardhura nga Stambolli e nga Evropa, nga PIreue nga Athina, nga Filati, Margëllëçi e nga Preveza, kishte me qindra e qindra njerëz. Me kuaj të ngarkuar e me parë me hanet plot me njerëz, me tregtarë, më udhëtarë të shumtë, duket se Janina në atë ditë ishte dekori më i bukur i një valleje të tillë. Ishte skena më e madhe ku mund të shfaqej shpirti kryengritës i këtij valltari që përfaqësonte jo vetëm një njeri, një krahinë, por edhe një komb të tërë. Po shkruante Janina një faqe të bukur të historisë së jetës së saj.
..Me duar të lidhura Osman Takën e sjellin në sheshin qëndror të qytetit që atë çast do të quhej ndryshe edhe “Sheshi i Kërcimit”. Ai iu afohet sazexhinjve që ishin thirrur për këtë qëllim për t’i treguar se cila do të ishte melodia e valles që ai do të kërcente. Ishte një valle që Osman Taka e kishte mësuar që në fëmijëri dhe ata që ia kishin mësuar nuk dihet se kur e kishin mësuar vetë për t’ua përcjellë më vonë brezave…
. Dhe ia zgjidhën duart. Si mund të kërcente një valltar me duar të lidhura kur ai me to do t’i drejtohej aq bukur tokë, detit që të Çamërisë e sidomos qiellit ku shkonin tingujt e sazeve popullore? …Thonë se atë ditë ai kishte kërkuar që t’i sillnin edhe një sini, një sofër. Mjaft që të tregonte se mund ta sillte botën me tinguj e lëvizje edhe në një hapësirë prej druri apo prej metali. Një tepsi të madhe nga ato që nënat çame bënin bakllavatë e dasmave të djemve e vajzave të tyre. Dhe atje, mbi atë sini të madhe e aq të vogël për një valle kaq madhështore si ajo, vallja u bë si jo më bukur. Krenare. Në vallen që do të merrte mori edhe disa shokë që i kishte njohur që më parë për të krijuar atë gjysëm vetulle të bukur që krijon vallja çame që herë ngrihej e herë ulej si një dallgë e detit Jon. I papërkulur për ditët e gjata të burgimit e aspak i ligështuar për vdekjen që e priste pas disa ditësh nga një dorë xhelati.
Osman Taka e hodhi vallen që mori që atë ditë emrin e tij si jo më bukur. Mund të quhej ajo edhe Vallja e Lirisë. Në ballë të njerëzve ishte Valiu. Ai që kishte dhënë urdhër që të lirohej nga burgu për disa orë e ai që mund të urdhëronte edhe për lirinë e tij. Nuk ishte Ago Ymeri Osmam Taka. Jo, ai e kishte aty shtëpinë ku bëhej vallja, ku kishte sy të dashuruar pas tij e pas valles që ai po merrte. Dhe thonë se edhe Valiu u mahnit ashtu si të gjitha ata që kishin harruar pazarin duke parë magjinë valles së tij. U bë një njeri i zakonshëm që arti e zhvesh nga gradat e paratë .Dhe dha urdhërin më të rrallë të jetës së tij. Thonë se Osman Taka u lirua..Thonë…. E vallja e tij u kthye në një legjendë të rrallë shqiptare.
Kështu Vallja e Osman Takës përbën një nga kulmet më të arrira të foklorit shqiptar të Shqipërisë së Jugut, në Çamëri. Epika, historia dhe, sidomos lirika, që e shoqëron atë në çdo qelizë të saj i japin një madhështi që do ta lakmonin të gjithë vallet e një kombi. Trupi, koka, duart, fytyra me një shprehje të veçantë janë të shkrira si në asnjë valle tjetër. Më tej në sfond një melodi e shtruar dhe hedhëse e gërnetës nën goditjet ritimke e të ëmbla të një defi tërë ritëm e rrisin bukurinë e saj. Valltari si fillim futet me një hap e me një vështrim krenar Pastaj ulet thellë në pozicion duke e rrotulluar trupin sa majtas sa djathtas Kërcen me maja të gishtërinjve sikur valltari përgatitet për t’u hedhur diku. Mbase për të marrë lirinë që e ëndërronte secili. Kulmi i valles është kur korifeu pasi peshon mbi duar të mbajtësit përkulet prapa në gjysëm ulje. Pasi hidhet që pëpara përkulet me trupin prapa deri sa koka të mbështetet në tokë e në gjoksin e tij tashmë kalon mbajtësi e të tjerë për t’u hedhur në krahun tjetër madhështia e kësaj valleje dhe e këtij valltari qëndron në një elelgancë të jashtëzakonshme, në qëndrimin burrëror e në shpirtin e sakrificës të një luftëtari, të një heroi. .Trupi i tij është gati të bëhet urë që shokët e tij të hidhen në krahun tjetër ndoshta në një sulm të papritur…Me tesi apo edhe në një shesh vallja e ka mbajtur të ndezur shpirtin kryengritës dhe artistik, fabulën artistike të saj të papaërisitshme në kohërat që kanë ardhur më tej. Duke e parë këtë valle në hapësirën kohore dhe gjoegrafike të krahinës së Çamërisë themi me plot gojë se ajo është njëlloj Libri Tingujsh dhe lëvizjesh ku lexohet psikologjia e karakteri të papërkulur i popullsisë së Çamërisë Një plastikë e pasur, një forcë e madhe e brendshme nxitëse është shprehja më e saktë e psikologjijsë së kësaj krahine. Janë të shumta edhe vallet që vijnë më vonë në trevat çame duke pasur këtë radhë si objekt artistik heroizmin e tij. Kështu në Filat e në Konispol janë këngë të tilla që janë njëkohosisht edhe valle të kënduara me këtë emër, si “Kënga e Osman Takës”, “Osman Taka, o lule” dhe “Hajde, ore Osman Takë“ pa folur këtu për qindra e qindra vargje poetësh që janë frymëzuar nga kjo valle kulmore, nga ky emocion i papërshkruar që të jep një valle e tillë.
Në një ballafaqim të munguar me vallet e tjera të krahinave të Shqiqërisë para Çlirimit kjo valle do të bëhej e njohur për një publik të gjërë vetëm më 1978 kur një nga valltarët më të shquar të krahinës së Çamërisë Taip Madani nga zona e Konispolit e paraqiti këtë valle në Festivalin Folklorik Kombëtar të atij viti.
Më tej kjo valle të paktën që prej gati 35 vitesh ajo është bërë pjesa më e kudondodhur e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për shumë e shumë vite me radhë duke qënë një nga pjesët më kulmore të programit të tij. Ajo është bërë sot vallja më përgjithësuese e shumë programeve dinjitoze që përgatiten në shkallë vendi apo edhe në takime ndërkombëtare në ceremoni të mëdha kombëtare. Në filmin “Gjeneral Gramafoni” regjisori i filmit për të pranëvënë dy kulturat që, sipas tij, po mundoheshin që të fitonin terren te shqiptari, zgjodhi vallen e Osman Takës të kërcyer nga vetë korifeu i parë zyrtar Taip Madani. Ai kërcen me sy, me duar, me këmbë, me gjoks, me të gjithë trupin. Një simfoni e vërtetë. Dhe nga shumë detaje që i mbeten në mendje spektatorit të një filmi, kjo Valle nuk harrohet kurrë. Në Festivalet e Këngës dhe Valles Çame që organizohen që prej disa vjetësh në Sarandë në kujdesin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar kjo valle është pjesa më e dukshme që ka kaluar në mënyrë të natyrshme në një grup fëmijësh valltarë të Markatit të drejtuar nga Taip Madani që kësaj radhe është drejtuesi dhe udhërrëfyesi më i saktë i kësaj valleje në brezat e valltarëve të rinj çamë. Është e pamundur që të mbledhësh në një shkrim mbresat e të gjitha atyre spektatorëve, studiuesve vendas e të huaj që e kanë parë këtë valle madhështore, brenda e jasht vendit. Nëse do ta shikonim edhe në planin e aftësisë së një valltari për të qenë korifeu i saj është e pamundur që të ekzekutohet pa qenë një virtuoz i saj, sepse kërkon në të njëjtën kohë disa elementë të profesionalizmit të valltarit.
Vallja e Osman Takës është nga ato valle që bëjnë epokë në artin e një populli sado i vogël që të jetë ai, që të shtojnë edhe më shumë krenarinë e të qënit shqiptar e të pasurit të një folkori kaq të pasur. Po po, epokë, e misione të tilla nuk arrihen lehtë. Kur arrihen, atëherë kurora e lavdisë vihet tërë ngazëllim për të gjithë ata që e kanë sjellë në ditët tona këtë valle e për ata që e mbajnë të ndezur zjarrin e tingujve dhe lëvizjeve të saj
Mars, 2012
_______________________
Marrë nga "ARENA" në FB
Mittwoch, 28. März 2012
Dienstag, 27. März 2012
Libra të rinj: “Gjuhëshqipja të zonjërojë”
Miqtë e mi të mirë të penës, të gjuhës e të idealit të shqiptarizmës. Këto ditë doli nga shtypi libri im “Gjuhëshqipja të zonjërojë”. Është një botim me rastin e 100-vjetorit te Pavarësisë që përmban përvojën e punës sime në mësimdhënien e gjuhës e trajton problemet aktuale të gjuhës shqipe në të gjithë trojet tona amtare e në diasporë. Libri ka 210 faqe e është botuar nga shtëpia Botuese “ Vllamasi” Tiranë me ISBN 9769928145 296
Po ju përcjell një shkrim të mikut im Dr. Fejzulla Gjabri që është edhe redaktori i librit. Ai më autorizoi që t’ua postoj për të krijuar një ide paraparake deri në leximin e plotë të tij.
Ju falenderoj për mirëkuptimin tij, Mbarësi e sa më shumë suksese në krjimtarinë tuaj. Me respekt e mirënjohje Namik Selmani
Gjuha jonë sa e mirë!
Duke lexuar librin e shkrimtarit, mësuesit dhe studiuesit Namik Selmani “Gjuhëshqipja
të zonjërojë”
Nga Dr. Fejzulla Gjabri
Librat e autorit Namik Selmani përherë e më shumë më kanë tërhequr vemendjen si lexues, si mik, si gjuhëtar. E kam ndjerë këtë vemendje, gati të padurimtë edhe te lexuesit e të gjithë trojeve tona amtare. Ai është mësues, poet, tregimtar, publicist, studiues i folklorit, mësuesi i pasionuar, po aq sa është edhe një veprimtar i shquar i çështjes sonë kombëtare. Këtë e tregojnë edhe pjesëmarrjet e shumta të tij në disa antologji kombëtare me poezi, tregime, reportazhe, etj. ashtu si dhe shumë Çmime që ai ka marrë në vite. Dhe kjo vemendje që rritet, është jo vetëm meritë e temave shumë të larmishme që i trajtojnë 24 veprat e botuara, por edhe me atë frymë shumë të spikatur atdhetare e natyrisht me një cilësi shumë të lartë artistike të rrëfimit të tij. Ka kohë që e ndjek krijimtarinë e tij. Me respekt e me emocion. Vlerësoj punën dhe pasionin e tij. Pse jo edhe sakrificën që ai bën për shkronjëbërjen shqipe. Para tre vitesh m’u dha rasti që të redaktoj edhe librin e tij “Ujëvara e tingujve” që u botua në prag të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Një libër që ngrinte lart vlerat shpirtërore dhe artistike të kombit tonë.
Me një gjuhë shumë të ngrohtë, me një kulturë të lartë të rrëfimit, të një figuracioni që rrjedh shumë natyrshëm e me një origjinalitet shumë të spikatur ai jep që në fillim motivin qendror të librit të tij që s. thotë ai vjen, pas një pune mbi 35-vjeçare. “Një libër që merret me gjuhën e kombit tonë dhe problemet e saj, është e duhet të jetë i të gjithëve. Me pak të kaluar, por më shumë me të ardhmen e saj. Se ajo na bashkon, na jep identitet para botës së madhe ku shpesh vrapojmë herë si nevojtarë për të jetuar më mirë, herë si kureshtarë të ngazëllyer nga ajo që nuk e kemi parë kurrë, herë si të barabartë në kulturë e mençuri me të huajt, herë duke ndriçuar skenat e vendeve me talentin e jashtëzakonshëm, herë të futur në anonimatin e njerëzve që kërkojnë të jetojnë më mirë e të besojnë sinqerisht se jeta e nesërme do të jetë më e mirë, më e begatë, më e ngarkuar me mirësi me dashuri.”
Libri “Gjuhëshqipja të zonjërojë” që në titull është i veçantë. Ai është një kurorë e bukur dhe e respektuar jo vetëm në një 100-vjetorin e Pavarësisë, po edhe në vitet e tjera që do të vijnë. Se gjuha jonë amtare me traditën e saj dhe me të nesërmen e saj, me problematikën e mprehtë që ajo ka në ditët tona. Këtu në vendin amë, por edhe në shtetet ku ka shqiptarë. Madje edhe në diasporë ku ka shumë probleme. E parë me këtë kënd, do të thoja se ai i bën një nder të madh edhe kombit tonë. Se nuk mund të kuptosh historinë me krisma, me dëshmorë, me lavdinë dhe humbjet e saj pa folur për gjuhën që bashkon këtë komb. Dhe këtë Namiku e bën falë një përvoje dyzetvjeçare që të bën që të jesh tepër mirënjohës për të.
Mesazhi i këtij libri jepet që në parathënie me titullin “Një libër që na vlen të gjithëve.” Po, është e vërtetë. Këtë libër duhet ta kenë në duar nxënësit dhe mësuesët e shkollave të mesme, ta kenë pushtetarë të të gjithë niveleve për tërë ato detyra që iu takojnë atyre. Iu takon ta kenë dhe gazetarët e panumërt të këtij vendi që jo gjithmonë përdorin brumin e gjuhës të pastër, të bukur, të ngrohtë, me misionin e madh të përsosjes së saj e të atij modeli që duhet të përdorin njerëzit e thjeshtë. Do t’i duhet edhe shumë emigrantëve shqiptarë që jo gjithmonë mendojnë që të ruajnë gjuhën amtare për fëmijët e tyre. Është një protestë e hapur për dashakeqësinë që ekziston jo rallë në disa shtete për të njohur të drejtën e madhe dhe shumë njerëzore dhe administrative për përhapjen e gjuhës edhe te komuniteti shqiptar. Kapitulli i parë përmban problematikën e mprehtë që ka gjuha jonë sot. Ky autor e ka bërë këtë jo vetëm me shkrimet studimore, vëzhgimet, por edhe me gjini të rralla për publictikën aktuale. Mund të citojmë reportazhin shumë të goditur me vlera antologjike “Një Ballkan me shkronja shqipe” me mesazhet, me emocionet, me përkushtimin atdhetar. Ose edhe një tregim për një gjyq që bëhet për gjuhën shqipe ne Greqi.
Në këtë kapitull ai merret me problemet më të mprehta që ka sot gjuha jonë amtare, qoftë në mësimdhënien e saj në shkollat e mesme, të larta, qoftë edhe në atë mjedis jo mirëdashës që ka sot shoqëria shqiptare për të folur e në të shkruar, në zbatimin e standarteve më të mira. Flet për dhjetra e dhjetra fjalë të huaja që kanë pushtuar fjalorin e gjuhës sonë, edhe pse ato me një përkushtim të madh atdhetar mund të mënjanohen. Nuk është vetëm nostalgjik, po më shumë hedh sytë në të ardhmen. Këto ai i trajton edhe më konkretisht në shkrimin “Beteja që na kërkon në radhë të gjithëve”. Është një shqetësim që merr përmasat e një klithme të vërtetë për kohën që jetojmë me gjuhën “globalizëm”. Këtij problemi ai i kushton edhe një kapitull të veçantë ”Gjuha shqipe dhe globalizmi”. Përballë globalizmit ekonomik, monetar, politik, kulturor që kanë përfshirë jetën tonë ekonomike dhe shoqërore. Ai kundërshton me argumenta të sakta gjuhësore pasojat që globalizmi mund të ndikojë në humbjen e identitetit tonë kombëtar në lidhje me gjuhën tonë.
Këtij shkrimtari, studiuesi me sens të spikatur atdhetar nuk munf të mos shkruante për atë goditje dhe harresë që ka sot gjuha amtare në Greqi. Studimi shumë i gjatë dhe me argumenta të forta historike, gjuhësore, diplomatike, politike “Gjuha shqipe në Greqi përballë goditjes dhe harresës”, është një kontribut shumë i vyer i viteve të fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke që janë parë vetëm në diplomaci, politikë, histori dhe asnjëherë në këtë plan me një gjërësi dhe me një ndjeshmëri kaq të madhe dhe me pasoja jo pak të vogla në marrëdhëniet mes dy kombeve, sidomos në atë të problemit çam që akoma qëndron i pazgjidhur mes dy vendeve.
Me shumë interes lexohet shkrimi problemor “Portret i mësuesit në dy kohë”. Në sfondin e gjykimeve për mësuesin është edhe ai i mësuesit të gjuhës shqipe në të gjithë kategoritë e arsimit shqiptar. Jo gjithmonë këta mësues i shoqëron pasioni, për të mos thënë sakrifica që përmban në vetvete ky profesion kaq human dhe atdhetar që ka mësuesi i gjuhës. Pasojat i kemi pranë vetes. Një masë e madhe nxënësish e studentësh që nuk respektojnë as edhe normat më elementare të gjuhës tregon edhe pasojat e kësaj pune jo pasionante dhe profesionale të këtyrë mësuesve. Jo vetëm me shembullin e tij tërë përkushtim, por edhe ne një gjuhë shumë të qartë, ai na e sjell të gjithëve këtë shqetësim që nuk është thjesht për një gjë të rëndomtë, por për të ardhmen e kombit tonë në rilindjen e kulturës së tij. Përballë kësaj tradite që në shumë raste nuk përtërihet, ai vë modelin e frankofonisë. Edhe ky është një studim shumë interesant për publikun e gjërë shqipdashës.
Një debat libror me kryeministrin e vendit me titull “Politikat për librin janë pjesë e çështjes kombëtarë” autori hedh shumë mendime. Nga forma letrare ai zgjedh letërkëmbimin që po përdoret rrallë në letrat shqipe, po që është shumë i pëlqyeshëm për leximin dhe hedhjen e ideve. Është një prapavijë e fuqishme përvoja e tij si mësimdhënës, si shkrimtar, si studiues. Edhe pse është e shkruar përpara katër vitesh, me mendimet e autorit, ajo është më se aktuale edhe sot e kësaj dite. Nëse politikanët kanë kohë që hedhin idenë e një bashkim kombëtar, Namik Selmani mendon se Porta e parë e këtij bashkimi është ajo e kulturës dhe e gjuhës. “Përballë censurës së humnertë, përballë kufinjve të gardhuar dhimbshëm të së kaluarës, urgjentisht duhet të fitojmë kohën e humbur për të mos u fshehur si një kokë struci përpara idesë së Bashkimit kulturor, shpirtëror kombëtar, ashtu si po bëhet pak a shumë integrimi i muzikës, i sportit, i politikës, i ekonomisë”, thotë ndër të tjera Namiku në këtë letërkëmbim. Për realizimin e misionit të tij autori ka përdorur edhe gjininë e tregimit si janë “Ringjallja e Naim Frashërit në Kumanovë”, “Fara e diturisë” dhe “Drita që i dha dritë shkronjoore në Maqedoni”. Këto tregime të rralla në ndërtim dhe shumë emocionuese, lexohen me një frymë nga të gjithë lexuesit. Në to jepet mbijetesa shqiptare nëpërmjet gjuhës shqipe në trojet tona amtare, sidomos në Maqedoni, Preshevë dhe në diasporë nëpërmjet përvojës së shkollës shqipe në në një shtet të Amerikës.
Nuk mund të bësh sot moral për gjuhën amtare nëse nuk je vërtet modeli më i bukur, më i saktë, më i pagabueshëm. E pra, për ato dhjetra e qindra shkrime, mes tërë ato libra të botuara nga ai, janë zgjedhur disa shkrime. Një shkrim të bukur ka bërë për të autori mitrovicar Faslli Hajrizi. “Krijuesi i një kohe që ende nuk ka ardhur“ shkruan ndër të tjera studiuesi Gjokë Dabaj në vlerësimin që ai i bën librit me poezi “Pesha e qiellit të vendlindjes“ për të vazhduar më tej me një studim të mirëfilltë “Fjalorthi i një libri”. Janë dhjetra faqe libri që i bëjnë jehonë fjalëve të reja dhe të rrallëhasura që studiuesi Gjokë Dabaj ka gjetur në librin poetit Namik Selmani “Pesha e qiellit të vendlindjes“ që janë jo më pak se 260 të tilla. Dhe me të drejtë studiuesi Dabaj shkruan “Kur vetëm në një libër të autorit Namik Selmani mund të gjesh mbi 260 fjalë të reja, atëherë duhet të mendosh se çfarë kontributi gjuhësor ka dhe jep ky autor në 24 librat e botuara në vite me një leksik shumë të pasur.” Duke e parë librin “Gjuhëshqipja të zonjërojë” me atë larmi shkrimesh që ai paraqet nga forma e rrëfimit të tij shohim që të rrinë pranë njëri-tjetrit shkrimi problemor, studimor, tregimi, reportazhi poezia. Kjo gjë të jep përshtypjen se ke në duar një minienciklopedi pedagogjike që vlen për të gjithë palët e interesit, nëse do të shpreheshim me gjuhën e dobisë së tij. Një enciklopedi që i shërben të gjithëve sot e nesër.
Të mbetet në mendje gjatë, shumë gjatë, përfundimi që ai ka nxjerrë që në fillim të librit që të ndjek pas vestes. “Pushtuesit e huaj, armiqtë e të gjithë kohërave të këtij kombi, para se të na vrisnin fëmijët, nënat, të na digjnin ullinjtë, shtëpitë, oxhaqët, të mbjellat të parën gjë që bënë, ishte të ndëshkonin e të vrisnin njerëzit e dijes, përhapësit e shkronjave shqipe.” Pas këtyre pamjeve që janë larguar nga sytë tanë ka mbetur shumë herë trishtimi i mungesës së një gjuhe letrare, për të cilën sot e nesër duhet të themi të gjithë njëzëri: “Gjuha jonë sa e mirë!”
Kapitulli i fundit është një cikël poetik me titull “Gjuha jonë amtare dhe poezia” Po, duke ecur në gjurmët e traditës poetike të rilindasve dhe, më tej të periudhës së pavarësisë për t’i kënduar poetikisht gjuhës shqipe, ai na ka dhuruar një cikël shumë të bukur. Nuk është kurrfarë imitimi i poetëve tanë Naim Frashëri, Çajupi, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, etj. Ai largohet folklorizmit poetic, me një metaforë të bukur, me një varg që krijohet mes klasikes dhe modernes. Poezitë e këtij cikli mund të mbushen me repertor letrar shumë mirë pasditet kulturore të shkollave të mesme dhe të studentëve me një kurorë të re të fjalës poetike. Kjo kurorë shumë herë i ka munguar e i mungon jetës kulturore të shkollave tona. Kjo është një arsye më shumë për ta përgëzuar autorin e këtij libri. Poezitë janë ndërtuar me detajet letrare Që në titujt e tyre si “Kalatë e gjuhës” “Në shkollën shqipe të Ankonës”, “O, sa mirë të jesh në Preshevë”, “Udhët e Josif Bagerit”, “Shkronjëzjarrtat shqipe në Nju Jork”, “Anës lumit të Vardarit”, “Babë Dudë Karbunarës”, “Kostandin Kristoforidhit”etj, shpaloset “gjeografia” e krijimeve poetike që përfshijnë mbarë kombin tone. Informacioni poetik për jetën e aktivitetin atdhetar të Josif Bagerit përjetohet në këto vargje: “Eja në Tiranë, a Prishtinë të rrokim sërish shqipen /Se malli fort na mrroli e na thinju, bash si filizi i prerë/ Le të hedhim lumnueshëm një valle shqiptare mes lugine/ E Kuvendin e madh të bëjmë në një odë, në Rekë. Edhe në një mjedis të zhurmshëm amerikan autori ka ditur të gjejë poezin e fjalës shqipe, të kombit shqiptar. Për këtë në shkollën shqipe të Nju Jorkut ai mediton poetikisht “Gjokskollitur vjen Naimi/Paska sjellë pranverë mes nesh/Lum kush zgjoka shqiptarizmin/Në një shkronjë që buzëqesh.//Vjen Kosova djeppërgjakur/Plagëndezur, lumturuar/O, ç’iu ndritkan sytë te pragu/ Kur sheh shqipen fjalëmjaltuar. Dhe më tej në një mjedis mbresor ai duket se jep një piskamë, një thirrje, mbase një kukamë që na bën të skuqemi të gjithë kur flasim për gjuhën tonë: “Dëgjoooooni!!???..Bie një zile shkollore! Për gjuhën shqipe bie. Një zile që edhe lotin e mallit dhe të dashurisë për pragjet e shkollave të nxjerr nga qerpiku i lodhur nga vitet….Bie si një këngë e pambaruar. ZILJA që të fton te GJUHËSHQIPJA, asnjëherë nuk duhet të mbarojë tringëllimën e saj.” Duket se bibliotekat shkollore kishin kohë që e prisnin një botim të tillë. Pa dashur të vë kurora për librat e botuar në vitet e fundit, do të thoja me shumë siguri që libri i autorit studiuesit, mësuesit, poetit, publicistit Namik Selmani “Gjuhëshqipja të zonjërojë“ i bën nder jo vetëm krijimtarisë së tij aq të suksesshme e të pasur, por edhe botimeve që janë bërë e do të bëhen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, me mesazhin që ia kalojnë edhe shumë përvjetorëve të tjerë.
22 mars 2012

Gëzim Llojdia: SI U HELMUA MITHAT FRASHERI ?
SI U HELMUA MITHAT FRASHERI ?
LUMO SKENDO-DRITA JOTE
Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi..Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.
Diademë ose guri I xhevahirit është I kostueshëm në të vërtetë ata janë të fshehur në shpirtra njerëzor dhe shkëndijimi i tij është marramendës .Një diademë i këtillë shqiptari ishte edhe Mithat Frashëri. Aguar në lindje.Në farën e jetës Frashëri. Ndrit hapësira. E maleve të gjelbër.Të ulur në prerin e vetmisë.Mijëra vite e i pritëm rilindasit.Atëherë,Frashëri,si gurisht që ka ekzistuar. Në suaz të maleve kishte ruajtur formën e vet.Dokumenti i parë që sjell dëshmi.Këtu në këtë vendbanim Frashëllinjtë janë vendosur aty nga 1710.Dokument ky i prurë nga koha,rreth viteve 1901 nga pinjolli i Frashëllinjëve Mit’hat Frashëri.Ky personalitet i nadh shqiptar u shua jashtë trojeve tona,në tokën e premtuar. Në shtëpinë e studiuesit Fahri Shaska ,në Skelë të Vlorës,bëmë këtë bisedë lidhur me ditë-ikjen e gjeniut të kombit siç e ka përkufizuar Uran Butka.
-Zoti Shaska kur mbylli sytë gjeniu i kombit shqiptar në tokën e premtuar?
Shpirti i këtij njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë,dita 3,vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në NeëJork,hoteli Ëinthrop.
-A keni ndonjë dëshmi të njerëzve të cilët i kanë qëndruar pranë në kohën e shtegtimit yllësor të Mithatit?
Është dëshmia e Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën Flamuri që thotë:”Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si sishte më tha se i ishin marrë pak mëndë dhe nuk hëngri drekë,mbasi nuk ndihesh mirë.
Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet,të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokër me pak ujë,por pa dobi,sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr Laci në klinikë dhe në shtëpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mithatit që ti thërrisnin një mjek të huaj ,mirëpo frashëlliu nuk e kë miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbritjen e Dr Laci,Mithati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçartë.
Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë ,Mithati i frashëllinjëve ky burrë i shquar e kombit ka kujtuar miqtë e B.Kombëtar.
A mbahet mëndë ndonjë shprehje e tij në këto çaste para ikjes së përgjithmontë?
“Tani biri imë,që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë,për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë.
Çfarë ngjau më tej në orët e asaj dite ?
Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuç Kota.I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz.Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z.Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë nj gjumë të qetë,por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit.Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut.Në orën 9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Cfarë ka përshkruar T.Karagjozi.Lajmërova doktorin dhe nga ana tjetër afrohem në te shtrati i flasë,e luaj por nuk përgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytë ma bënë me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët sai ishte mbaron menjëherë....
Si ishte ceremoniali për gjeniun e kombit shqiptar?
Është për tu admiruar se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi,të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e Abdylit të madh për në shtegikjen e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh,Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet kanë folur:Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,Grigor Tashkovite,-ishsenator jugosllavë, në emër të Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar,Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë,ter fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”.Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.
Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet:”Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet”Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Njy Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve,Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni,pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI,shuhet fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mithatin:”Iku e s’kthehet më/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrë e pa zë?me buzë që s’flasin më/me duar që s’dridhen më/të ikë Sherbestar i kombit/e skthesh më...
Përkujtim i bame në Radio Londrën:”Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Midhat Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie.Nji mot,që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist.Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit,që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës,për një Shqipni të lirë,të lumtur dhe të nderuar..Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e të gjithë atyre shqiptarëve,pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë për ti dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mithatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik...
Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi..Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.
Shpirtrat ne nuk i kemi parë dhe skemi asnjë mundësi ti shohim. Ato janë shpirtra. Shpirtra,që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell. Shpirtra,që rrojnë. Shpirtra që vijnë.Për frashëllinjtë ka qënë një bekim për të sjelur përparim,mirësi e zhvillim kombit të tyre. Në librin e madh,qindra,miliarda fletësh të Perëndisë,tre djem ishin përcaktuar nga Zoti, për të ardhur në jetë në katundin Frashër, në familjen e feudalit ushtarak të zhveshur nga timari ,Halid Bej Frasherit.Të tre fletët një gërvimë i përshkonte. Fletët sidoqoftë ishin të pa depërtueshme .Shiu si njomte as era si rrihte.Ndonëse embrioni i lules ishte riformuar nga e para .Kjo ishte shkruar në librin qindra milionë fletë të Perëndisë. Kështu ndoshta ishte shkruar dita e Frashëllinjëve në librin e Perëndisë. I këtij trungu dhe i kësaj peme është Mithati. Mithati është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim perëndimor. Gjurma e tij është e rëndë dhe e thellë në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor
_____________________
Marrë nga ARENA në FB
LUMO SKENDO-DRITA JOTE
Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi..Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.
Diademë ose guri I xhevahirit është I kostueshëm në të vërtetë ata janë të fshehur në shpirtra njerëzor dhe shkëndijimi i tij është marramendës .Një diademë i këtillë shqiptari ishte edhe Mithat Frashëri. Aguar në lindje.Në farën e jetës Frashëri. Ndrit hapësira. E maleve të gjelbër.Të ulur në prerin e vetmisë.Mijëra vite e i pritëm rilindasit.Atëherë,Frashëri,si

Donnerstag, 22. März 2012
Xheladin Mjeku: ZBËRTHIMI I JETËS
ZBËRTHIMI I JETËS
Nase Jani: “…ME DRITËRONË 1995-2010”, monografi, botim i autorit, 2011
Sa herë takon vepra të reja të firmosura nga Nase Jani, ndien nevojën për një frymëmarrje më të shlirshme në krijimin e mundësisë së përballimit me shkrimet e këtij krijuesi poliedrik, gjithnjë duke kthyer vëmendjen e lexuesit në fjalën dhe mendimin e tij poetik, letrar dhe filozofik. Vlerat e arritura në krijimtarinë e tij letrare, të prezantuar në mbi njëzet tituj të ndryshëm, në poezi, prozë, letërsi për fëmijë dhe monografi të ndryshme e bëjnë këtë autor të njohur për lexuesin e kudondodhur në hapsirat gjithëshqiptare gjithandej nëpër vende të ndryshme të botës, ku fryma shqiptare ndihet gjallë me aktivitetet dhe veprimtarinë e krijuesve letrar. Nase Jani shquhet edhe për aktivitetet e tij në lëmin e organizimit, përhapjes dhe kultivimit të vlerave letrare-kulturore të Klubit të Shkrimtarëve shqiptar në botë, anëtarët e të cilit, falë angazhimeve të këtij entuziasti të palodhur kanë arritur të shtrijnë aktivitetet e tyre edhe në kontinente të tjerë.
Dritëro Agolli – frymëzues aktiv i zhvillimeve kulturore
Në monografinë “…me Dritëron”, ku Dritëro Agolli është personazhi qendror, vjen në përvjetorin e tij të 80–të të lindjes, përmes të cilit paraqitet një veprimtari e shumëfisht nga rrjedhat e artit dhe kulturës, por edhe ngjarje tjera, madje edhe nga politika e historia, që i përkasin një periudhe të veçantë dhe shumë sensitive. Edhe kur shënon ngjarje ku nuk është i angazhuar drejtpërdrejtë Dritëroi, edhe atëherë kur ndonjë takim i autorit me kryepersonazhin, fryma e mesazhit të tij kushtimisht rrezaton dritë dhe fuqi në mbajtjen gjallë të aktiviteteve të ndryshme, që do t’i takojmë përgjatë gjithë librit, në më shumë se katërqind faqet e tij.
Zhvillime të nduarndurshme kulturore dhe politike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar dhe fillimi i shekullit të ri ishin frymëzim i autorit që të sakrifikoj edhe lirinë e tij personale për të ndjekur nga afër çdo aktivitet kulturor dhe në të shumtën edhe të bashkëveproj apo të organizoj mjaft nga këto aktivitete, ndër të cilat veçohet formimi dhe udhëheqja e Klubit të Shkrimtarëve shqiptar të kudondodhur në botë “Drita”, me seli në Athinë, për të mbledhur rreth vetes numër të konsideruar krijuesish letrar, që jetojnë dhe veprojnë nëpër botë. Në vazhdën e aktiviteteve të këtilla një kontribut të mirë do ta ketë dhënë edhe prezenca fizike, apo edhe fryma prej këshilluesit dhe motivuesit të Dritëros, emri i të cilit kalkulon gjithë vullnetin krijues të autorit.
Kështu, Dritëro Agolli në gjithë kapitujt e kësaj monografie mbetet njëri ndër meritorët, fjala dhe mendimi i të cilit frymëzoi breza të rinjësh në ngritjen e vlerave të krijimtarisë së tyre. Ai sikur e zbërthen fillin e jetës në kohën më të vështirë të tranzicionit dhe zhvillimit demokratik të atdheut.
Exlibris i vlerave të patjetërsuara
Libri “…me Dritëron”, i ndërtuar në formë ditari, me prezantim të aktiviteteve tjera që e përfaqësojnë periudhën pesëmbëdhjetë vjeçare (1995-2010), të zhvillimeve të jetës kulturore, politike dhe shoqërore, gjithnjë në kontekstin e pikëpjekjes me jetën, takimet dhe aktivitetet e shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agollit. Kjo mënyrë e ndërtimit të këtij libri, që në brendësinë e tij takojmë edhe poezi, kujtime, publicistikë dhe ndër më të veçantat e këtij libri janë ëndrrat që i prezantohen lexuesit, ashtu si i përjeton autori, pa ndonjë ndryshim, pa marr mundimin t’i zbërthej ato, por gjithnjë në formën si i shfaqen atij, për të lënë mundësinë e mendimit dhe parafytyrimit të lexuesit, që të kuptoj ndonjë ngjashmëri me jetën, ngjarjet dhe parashikimet e ardhmërisë. Autori, krijohet bindja se ka investuar shumë mund dhe angazhime që të realizoj këtë formë të të hartuarit të kësaj monografie, duke u përkujdesur që të pikas gjithçka që e takon në përditshmërinë e kësaj periudhe, aq sa është rrumbullaksuar brenda kopertinave të librit. Periudha pesëmbëdhjetëvjeçare e përfshirjes së ngjarjeve, aktiviteteve dhe ndryshimeve politiko-shoqërore të atdheut paraqet një vlerë të pakontestueshme kulturore dhe historike. Aty takojmë emra krijuesish nga vendi, dhe mërgata, pastaj shumë emra krijuesish botërorë, që hartuesi i monografisë do t’i ketë takuar në data e përvjetorë të ndryshëm, për të sjellur kështu njohuri shumëdimensionale për lexuesin shqiptar. Derisa në rrjedhat kulturore në Shqipëri dhe vendet tjera përreth ku krijues shqiptar zhvillojnë aktivitetet e tyre, si: Ismai Kadare, Rexhep Qosja, Xhevahir Spahiun, Ali Podrimja, etj. të cilët janë të pranishëm në vargun e gjatë të zhvillimeve kulturore, një prezantim tjetër përgjatë gjithë monografisë e përshkojnë emra e ngjarje tjera, si përvjetor për Eçrem Çabejn, Vedat Kokonën, Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Tajar Zavalanin, Naum Veqilharxhin, Jeronim De Radën, Petro Markon, Dhimitër Shuteriqin, Bekim Fehmiun, Ramadan Sokolin, artisten e madhe Violeta Manushi, Sulejman Pitarkën, Aristidh Kolja etj. Poashtu nuk i ikën nga kujtesa edhe ngjarjet tragjike, si vdekja e princeshes Dajana, Elvis Preslit, vdekja e Nënë Terezës dhe fjalimet ngushëlluese dhe mendimet për personalitetin e saj nga Bill Klintoni, Zhak Shiraku, etj. Shënime për përvjetor të personaliteteve kulturore dhe politike nga bota, ndër të cilët edhe Viktor Eftimiu, Henrik Hajne, pastaj përvjetori i vetëvrasjes së Sergej Eseninit, përvjetori i lindjes së Ernest Heminguejt, Janos Ricos, Emil Zolës, Alen Boske, e shumë emra tjerë që takojmë gjatë rrugëtimit kurioz nëpër këtë monografi, ndër të veçantat për nga forma e qasjes së ngjarjeve dhe strukturimit. Edhe ngjarjet e kampionateve sportive, të sportistëve të veçuar e deri te rrjedhimet historike, si Takimet politike për Kosovën në Rambuje, pastaj Pavarësia e saj, etj. Shënimi i daljes së revistës “Pelegrin” është një ngjarje e rëndësisë së veçantë, pastaj botimi i librave të autorëve të shumtë, që spikasin në data e ngjarje të rëndësishme, ku autori i monografisë nuk i lë anash, duke iu dhënë një vend në ngjarjet e shënuara.
Pasqyrimi i zhvillimeve historike, i manifetimeve e përvjetorëve të shumtë gjatë kësaj periudhe mbesin dëshmi e një kronologjie ngjarjesh, që mund të shërbejnë mirë për lexuesin e rëndomtë, studiuesin dhe kurreshtarin e arritjeve të botës kulturore dhe letrare, në veçanti. Një libër i këtillë shumëdimensional nga fusha e kulturës dhe publicistikës është pasuri e patjetërsueshme që bën të jetë i kërkuar për çdo moshë dhe çdo kohë, me interesime të këtyre sferave shoqëroro-kulturore.
Kollazhi i ngjarjeve mbetet arkivë e hapur
Kjo kronologji ngjarjesh në të gjitha sferat e jetës, vështirë se mund të takohet në ndonjë vend tjetër, si e kemi këtu, të përmbledhur me përkujdesje pothuajse fanatike, që mund të konsiderohet si një bibliotekë e veçantë, ku shpalosen arritje kulturore nga bota shqiptare. Por, në këtë shtrirje kohore nuk mbetet pa u vënë re edhe zhvillimet e shumta kulturore nga bota, shënime datash e ngjarjesh të rëndësishme, përshkrime për fytyra nga kultura dhe arti botëror.
Në përgjithësi një kollazh i këtillë gërshetimesh me ngjarje nga vendi dhe ato ndërkombëtare, paraqet një ndërlidhje të kulturave dhe aktiviteteve në këtë kontekst. Kjo e bën edhe më të vëmendshëm lexuesin, kur pa mund ia arrinë të gjej shumëçka nga këto zhvillime që japin mundësinë të kuptoj se sa kemi përafrime me zhvilimet në këto rrethana që ndodhej vendi atëbotë, përkundër rrjedhave politike që vështirësonin zhvillimet kulturore. Sipas dëshmive të kësaj monografie del se aktivitetet kulturore dhe letrare nuk kanë pushuar asnjëherë, por kanë bërë punën e vet prej vigjilence të stërholluar në shënimin, përcjelljen tek lexuesi dhe arkivimin e këtyre ngjarjeve që shënojnë këtë periudhë kohore prej mbi një dekadë e gjysmë.
Vërtetë këtu takojmë një zbërthim të jetës në rrafshin historik, politik dhe kulturor në kohën më të vështirë të tranzicionit dhe zhvillimit demokratik të atdheut që mbesin si arkivë e hapur për akcilin që synon të mësoj e trajtoj tema të reja nga këto ngjarje e zhvillime në botën shqiptare dhe më gjërë.
_____________________
Marrë nga ARENA në FB
Donnerstag, 15. März 2012
CIKËL POETIK NGA RRUSTEM GËRGURI
DILEMË
Kah të shkohet sot
Përditë
Hynë në dhomë pritja
Ulet
Dhe në mua shikon heshtur
Unë lëshoj ëndrrën
Dal nga vetja dhe nisem
Dorë për dore me shpresën
Kah të shkohet përditë
Më këtë mëdyshje
Aq trishtuese!
Përditë
Hynë në dhomë pritja
Ulet
Dhe në mua shikon heshtur
Unë lëshoj ëndrrën
Dal nga vetja dhe nisem
Dorë për dore me shpresën
Kah të shkohet përditë
Më këtë mëdyshje
Aq trishtuese!
GJIRIT ARBËROR
Sa mrekulli t`i tubosh
Fjalët e miqëve
Pranë vetes - mbi tavolinë
Si lulet apo bredhin
Që në qetësi të bardhë
Ta kemi bisedën
Veç bardhësia e zemrës
Gjirin arbëror
Midis njerëzve tanë
Në këtë largësi malli
Ma kujton dhe ruan
Etninë e copëtuar !
Fjalët e miqëve
Pranë vetes - mbi tavolinë
Si lulet apo bredhin
Që në qetësi të bardhë
Ta kemi bisedën
Veç bardhësia e zemrës
Gjirin arbëror
Midis njerëzve tanë
Në këtë largësi malli
Ma kujton dhe ruan
Etninë e copëtuar !
MADHËSHTI
Cilado maje lapidari
Gisht tregues i Kosovës
Që di të prijë
Në roje atdheut
Dhe…lirisë së tij!
DRI I BARDHË,DRI I ZI
Lumë
Ti rrjedhë përjetshëm
Damarëve të mi
Gurgullimë gjaku
Ëndrrave mëngjesore
Do t`i ofroj brigjet
Me urën e pulëbardhave
Për ata që s`i kaluan
Valët tuaja
Për ata të cilëve
U mbetën plagët
Pa shërim
Sytë do t`i bëj shpellë
Përjetësie
Në klithmë mëngjesi
Vështrim i hapur dukagjinas
Relievit arbëror
Dri i Bardhë-Dri i Zi
Valë e ngrohtë
E shpirtit atëror...
Ti rrjedhë përjetshëm
Damarëve të mi
Gurgullimë gjaku
Ëndrrave mëngjesore
Do t`i ofroj brigjet
Me urën e pulëbardhave
Për ata që s`i kaluan
Valët tuaja
Për ata të cilëve
U mbetën plagët
Pa shërim
Sytë do t`i bëj shpellë
Përjetësie
Në klithmë mëngjesi
Vështrim i hapur dukagjinas
Relievit arbëror
Dri i Bardhë-Dri i Zi
Valë e ngrohtë
E shpirtit atëror...
TRISHTIM KOHE
Pa miklimin e qortimet
Mallkimet tua të bardha
Do t`isha i pagojë
Krejt memec
Moj, nënë …
Shtrigat,
Lugetërit me të cilët
Më frikësoje
Të bëja gjumin e rritës
Tani përditë rrita ime
- i sheh
O,çfarë janë moj nënë!
Shumë larg në pamje
Nga trishtimi i butë
I thirrjes sate
Për një sy gjumë
Ata nuk thërrasin
- Tinëzisht vijnë
E bëjnë të veten…
Mbyllin sy, bëjnë
- gjëmën!
Mallkimet tua të bardha
Do t`isha i pagojë
Krejt memec
Moj, nënë …
Shtrigat,
Lugetërit me të cilët
Më frikësoje
Të bëja gjumin e rritës
Tani përditë rrita ime
- i sheh
O,çfarë janë moj nënë!
Shumë larg në pamje
Nga trishtimi i butë
I thirrjes sate
Për një sy gjumë
Ata nuk thërrasin
- Tinëzisht vijnë
E bëjnë të veten…
Mbyllin sy, bëjnë
- gjëmën!
___________________
Marrë nga ARENA në FB
Mittwoch, 14. März 2012
Gjon Neçaj: MARTINI I FËMIJËRISË SIME
MARTINI I FËMIJËRISË SIME
( Ne 20 vjetorin e vdekjes )
Në moshën e fëmijërisë sime, kur akoma s'isha ulur në bangën e klasës së parë, nëna ime, bijë nga fisi i Dukagjinit, pothuaj çdo vit më merrte me vete për festën tradicionale të Shën Premtes, që festohej madhërishëm për atë kohë, e që binte nga mesi i muajit korrik. Aty vinin bija, nipër, mbesa, të njohur e të panjohur të shumtë nga fise të Malësisë. Gjatë rrugës, që mua më dukej e pafund, lodhesha së tepërmi.
Uleshim e pushonim shpesh nën hijen e mrizave anë rruge, nëpër bjeshkët e Agrit dhe të Ndërmanjës, freskoheshim me ujin e ftohtë akull të gurrave, hanim bukë, e ajo gjithë ëmbëlsi si nënë, thoshte me zë të ulët pasi kishte këqyrur me sy rrotull: "Kur të rritesh edhe ti djali i nanës, do bajsh shkollë e do udhtojsh me aroplana nëpër botë si Martin Kola..." Pushonte pak, nxirrte një "oh" të trishtuar me gjysmë zëri, e vazhdonte: "Paj, kshtu më kanë thanë dajt e mi."
Si çdo fëmijë kureshtar, e ngacmoja nënën të më tregonte se kush ishte Martini, se më vinin shumë pyetje prej fëmije në mendje. Unë akoma nuk dija se ç'ishte aeroplani. "E mson nano, e mson kur të rritesh e të bajsh shkollë", mbyllte bisedën disi e mërzitur ajo.
Shpeshherë, edhe gjatë viteve të shkollës, ma përmendte Martin Kolën ajo, vendet e "tretuna", "aeroplanat që endnin nepër qiell njerëzit"... Nëna ime e ndjerë kurrë s'më tregoj për Martinin.
Vite më vonë, një mbrëmje meskorriku, në oborrin e kullës sonë trekatëshe, teksa po lexoja një reportazh të botuar në gazetën "Zëri i rinisë" për krahinën time Nikaj Mërtur, m'u afrua ngadalë, më puthi dorën, e hodhi një vështrim gazetës me sy, (e dinte se kisha shkruar), priti derisa e mbarova së lexuari, ngriti kokën lart, afroi dy duart njëra me tjetrën poshtë mjekrës, e u lut: "Zoti dhe Shna Noj të ruejt, bir!
E kam ditë se edhe djali i em do bahet me shkollë dhe ka me kënë i ditun, bash njashtu si Martin Kola, por mosozo ku asht ai. Njetash biro po të kallxoj se Martin Kola asht kushri i dajve të mi i hupun nepër botë prej shumë vjetve, ka kenë mësues do kohë në Prekal, e ka nejë edhe te motra eme, Prena. Masandej "duel jashtë" e hupi. Atje maroi shkolla të tjera e u ba i ditun. Tash endet nepër botë e mson shqipen studentave të huej..."

Por njeriun e letrave shqipe Martin Camaj, e njoha vonë, pas viteve '90-të. Njoha jetën dhe veprën e tij të çmueshme në shërbim të kombit të cilit iu mohua nga sistemi për dekada. Martin Camaj vërtetë ishte ashtu siç ma shpjegonte nëna ime në fëmijëri.
Ajo ishte pjesë e gjakut të tij dhe ndjente dhimbje për të, tashmë i "hupun në dhena të hueja", i "hupun" për të afërmit e tij, për Shqipërinë, për letërsinë shqipe, nga pena e të cilit dolën vepra të shquara, ndonëse jetonte "larg atyne që flasin si unë".
E vërtetë, Martin (Kolë) Camaj mbetet nga më të shquarit e letrave shqipe.
______________________
Marrë nga ARENA në FB
Bexhet Asani: KËNGËT PËR DITËN E VERËS
1. KËNGËT PËR DITËN E VERËS
Dita e verës është festa e parë në stinën e pranverës. Dita e verës bie më 14 mars sipas kalendarit të ri ose më 1 mars sipas kalendarit të vjetër. Kjo festë zgjat dy ditë. Dita e parë quhet ,,arife”,kurse dita e dytë quhet ,,ditë vere” (në Strugë ,,verëzë”). Parapërgatitjet për ditën e verës në disa vende fillojnë më 12 mars. Kjo tregon se sa festë e hareshme ka qenë dhe është dita e verës. Me të drejtë Faik Konica pyet: ,,Ç’është dita e verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë,kur s’kish lindur edhe krishterimi,kremtonin bashkë me romakët dhe grekët e vjetër,perënditë e luleve,të shelgjeve. Kur shkrin dimri,kur qaset vera buzëqeshur,e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit,zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë,shijon një qetësi,një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim,stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajmë dita e verës” (Konica,1911:111). Në Dibër dita e verës është riti më dominant dhe më i përhapur kalendarik si në qytet ashtu edhe në fshatra që manifestohen si me interesimin e popullatës ashtu edhe me pjesëmarrjen e madhe dhe se ka karakterin e një të kremteje të rëndësishme (Fetahu,2004:18).
Në mbrëmjen e 12 marsit,në regjionin e Strugës,zakonisht ndonjë grua e regjur,që i shkon për dore ,,shtie qiqra”,zë brumë,pasi të arrihet brumi gratë fqinje shkojnë të marrin brumë dhe me këtë ,,tharm” gatuajnë qahija dhe kuleçë. Qahijat dhe kuleçtë kanë formë të rrumbullakët me diametra të ndryshëm prej 15 deri 20 cm. Qahijat para se të piqen lyhen me vezë. Qahijat dhe kuleçët kanë shije të ëmbël. Këtë shije ua japin qiqrat. Në Novo Sellë të Sharrit në ato familje që kanë djalë të fejuar,bëjnë nga një kulaç buke,bukë vere dhe petulla (Osmani,1997:48). Ndërsa në Gurguricë të Tetovës ditën e verës gatuhet fli (Osmani,1997 :46), kurse në Derven të Shkupi verori. Në Tetovë të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët ziejnë vezë të pangjyrosura,por vende vende i ngjyrosin ato me lëvore të thata të qepës,kështu vezët marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Përveç vezëve ziejnë edhe misër e gështenja. Në Sallarevë të Tetovës në të kaluarën,disa familje edhe sot,ziejnë nga një kazan me kokrra misri me hi (Osmani, 1997:47).
Në Derven të Shkupit me një apo më shumë vezë pajiset çdo anëtar i familjes,kurse ditën e diel në mbrëmje bëhet edhe ngjyrosja e tyre,e përshkruar me vizatime të figurave të larmishme gjeometrike (Murtezani,2001:50). Figurat gjeometrike nuk janë asgjë tjetër përpos dëshmi të rralla që nga kohët e mugëta të paganizmit.
Ditën e arifesë në disa vende quhet edhe dita e luleve-më 13 mars në Dibër (Fetahu,2004:19) kurse në fshatrat e Tetovës dhe Dervenit më 14 mars fëmijët,zgjohen pa lindur dielli. I marrin vezët e ziera dhe shkojnë për kukurakë,degë thane,dushku,dëllinje,lajthie,
O moj nouse mos bon potere,
Se nesër kimi ditë vere
Pa të shkojmë në mal për lule,
En të marrim nji voe pule.
O moj nousja lumja tëj,
Të ziem gështenja në kusëi,
O t’i zbrazim në koshare
Ta t’i bojmë kuluvare.
O moj nousja ëill e ‘an,
Në saba të shkojmë për than,
Pa të vimë ke shtëpeija
En të reim ke purustëija (Fetahu,2003:59).
Këndohet edhe kënga ,,Kukureku i rëj” duke i fërkuar sytë me kukurakë. Krahas namatisjes,në etnomjekësinë tonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm barërat magjike,të cilat e merrnin forcën mrekullibërëse nga qeniet hyjnore (Papleka,1999:19). Edhe sot populli beson në forcën shëruese të kukurakut:
Kukurek i ri,
Romi sëit e zi,
Se na vjen vera,
Të na bie lule qera,
Kukurek i ri,
Romi sëit e zi
Kurxho mos m’i xhet,
Sot e njiçin vjet (Fetahu,2003:61).
Në Gurgurnicë,në këtë fshat malor të Tetovës,vajzat kur shkojnë për lule ditën e verës,shoqet e tyre i ftojnë me këto vargje:
Mblidhi,vasha
De shkojna te ,,Mrizat”
Kush nuk vjen,
I ngroshin mizat (Osmani,1997:46)
Pasi i mbledhim lulet të gëzuar fëmijët nisen për në shtëpi. Në qoftë se ndonjë lule u bie nga dora nuk e marrin më,sepse s’bën të mirret lulja e cila ka prekur tokën dhe të vihet në shtëpi. Lulet e degët e mbledhura i vënë nëpër birat e murit të shtëpisë,nëpër vrimat e rezeve të dyerve,zbukurohet oxhaku,quari i bagëtisë etj. Është pohuar p.sh. se te zbukurimet e shtëpive me degë të gjelbërta kemi relike kultesh paraagrare mbeturinë të kulteve të pyllit,nga koha kur njeriu gjente në të ushqimet e para (Haxhihasani, 1988:51). Në disa vende me lulet dhe degët e mbledhura sidomos me degët e thanës nëna i prek fëmijët me qëllim që të kenë shëndet e të bëhen të fortë si thana. Me këtë rast i shqipton vargjet:
U bofsh i fortë si thana,
Fërc’ e fërc.
U bofsh i fortë si shega
Fërc e fërc.
Aj ma vrëik se na erdh vera. (Fetahu,2003:61)
Ndër këngët e verës veçuam edhe një tekst poetik ku shihet se bujku dhe blegtori tregojnë një kujdes të madh ndaj kafshëve shtëpiake,ata me anë të tekstit ndjellin begati në shtëpitë e tyre në këtë ditë të shënuar:
Grunë,more grunë,
Duel vera,
Na bjegëroshin dhen edhe shqerra,
Dhen edhe shqerra bjegërojshin
Xhith verën tombël kërkojshin.(Osmani,1997:47)
Ditën e verës zonja e shtëpisë me lule e stolis edhe ftirin. Gjatë ritualit të zbukurimit të tundësit ajo këndon:
Ditën e luleve,dulëm me lulue,
Bashkë me shoqet dulëm me këndue,
Rrethin m’tejnit me ja mbarue.(Osmani,1993:38)
Ftiri tundet herët në mëngjes,ditën e verës,kur këndojnë zogjtë:
Bon guguçja gu,gu,gu!
Bon mutejni vu,vu,vu! (Osmani,1997:37)
Gruaja e uron tundësin që t’i japë sa më shumë gjalpë:
Toundu ftej,
U bofsh i bardhë,
Rejte kokën sa ni dardhë.(Osmani,1993:37)
Më 13 mars diten e arifesë në mbrëmje zonja e shtëpisë merr prej në kopsht një plis me bar. Plisin e vë te pragu i portës së shtëpisë. Mbi të hedh dhe ndez squfur (formula kimike S) ose bajga të thata. Në Novo Sellë të Sharrit edhe rreth e përqark vatrës vënë bajga të thata që shtëpia të ketë erë bajge. Besohet se tymi i tyre do ta mbrojë gjatë vitit shtëpinë nga magjitë e ndryshme (Osmani,1997:48). Ndërsa,në fshatrat e Tetovës ky rit bëhet ditën e verës e zonja e shtëpisë mbush shoshën me bajga dhe bën tymosjen në strehët e shtëpisë me besimin se gjatë vitit do të zhduken magjitë e ndryshme (Osmani,1997:43); në regjionin e Strugës besojnë se tymi i squfurit i zhduk,i shfaros ,,gojëmbyllurit”(kështu i quajnë gjarprinjtë dhe bollat). Për ,,gojëmbyllurit” te shqiptarët e Maqedonisë kemi edhe këto terma:,,gojëfarkoumi”, ,,qoftëlargu”, ,,bythëzinjtë”, ,,gojë gozhduarit”, ,,buzëkuq (tartabiqët)”, ,,të bekoumit” etj. Studiuesit pohojnë se të ndaluara për t’u zënë në gojë kanë qenë sidomos emrat e sëmundjeve (Papleka,1999: 16). Përveç sëmundjeve që nuk ua përmendin emrat,shqiptarët e Maqedonisë s’ua përmendin emrat edhe insekteve si:mizave, mushkonjave, pleshtave, sidomos bollave e gjarpërinjve dhe egërsirave,siç është ujku etj.
Që prej kohëve më të hershme në fshatrat e Strugës e kanë përdorë squfurin (në sasi të vogla) si mjet shfarosës (helmues). Squfuri përdoret edhe sot si mjet dezinfektues. Pasi digjet në një enë,zonja e shtëpisë tymos bahçen,shkon rreth shtëpisë nëpër dhoma të shtëpisë,në quar të kafshëve etj.,me qëllim që tymi i squfurit t’i mbytë ,,gojëmbyllurit” gjarpërinjtë e bollat. Ndërsa tymi i bajgave të thata besohet se i shfarosë insektet. Përveç riteve që kryhen në mënyra të ndryshme për zhdukjen e insekteve dhe gjallesave të dëmshme të cilat dilnin gjatë muajve të ngrohta të verës,është ruajtur deri në ditët tona në kujtesën e subjekteve një dialog poetik që zhvillohet midis vajzave dhe djemve që kthehen me lule dhe zonjës së shtëpisë. Dialogu poetik ,,Oj zonjë e shtëpisë” na del me disa variante,këtë dialog e gjejmë në fshatrat e Dervenit,në fshatin Frëngovë të Strugës dhe në Dibër. Dialogu i shënuar në Frëngovë është variant më i plotë:
Oj zonjë e shtëpisë?
Lepe!
Ku i ke bythëzinjtë?
Maleve,valëve,
Gurëve pashallarëve (Vinca,2006:23)
Dialogu i më sipërm, me të gjitha variantet që kemi pasur në disponim,nuk bëhet për të zhdukur insektet sezonale siç janë mizat dhe mushkonjat,por për shfarosjen e bythëzinjve”-pleshtave dhe morrave,e ,,buzëkuqve”-tartabiqve të cilët gjenden në të gjitha stinët e vitit; në fshatrat e Dervenit-gjyshja ose ndonjë plakë e familje; ,kurse në Brodec e zonja e shtëpisë herët në mëngjes sjell hithra dhe fier e me to shtron gjithë shtëpinë,që gjatë vitit të mos ketë pleshta në shtëpi (Osmani,1997:49). Besohet se vetëm gjatë ditëve të shënuara,gjatë festave të motmotit do t’i shfarosin pleshtat,morrat dhe insektet e tjera të dëmshme. Me zbulimin e lëndëve insektembytëse këto formula e veprime tani më janë lënë në harresë,ato ruhen vetëm në kujtesën e pleqve dhe të plakave.
Ditëve të shënuara si: ditën e verës,sulltan nevruzit,shëngjergjit dhe eremisë nuk duhet të qepet,sepse dalin ,,gojëmbyllurit”, ,,gojëfarkoumit”-gjarpërinjtë e bollat,s’duhet të preket sapun me dorë sepse dalin kërminjtë. Natën e verës më 13 mars kryhet edhe një rit tjetër:marrin një degë trëndafili,në Rogle ,,thanë qeni” një barishte në formë shiriti të kuq (Osmani,1997:44) kurse në fshatin Llërcë thanën e zezë (Osmani,1997:45) dega pasi të digjet e të marrë flakë ajo lëshon një lëng ngjyrë gështenje,me këtë lëng laget një pjesë e mashës,merret një vezë lyhet dhe u vihet nga një ,,damkë” fëmijëve në ballë një pikë ose një vijë vertikale prej te flokët deri në mesin e vetullave. Në të kaluarën damkë u vihej edhe pleqve te flokët pastaj e mbulonin me kapelë që të mos iu dukej,si dhe të gjithë anëtarët të tjerë të familjes. Ky rit,të cilin e shënova para njëzet vjetësh 1986 nga Uke Mumi në fshatin Zagraçan flet mjaft, sepse dita e verës nuk ka qenë vetëm festë e fëmijëve siç është sot por festë e çdo moshe të shqiptarëve të Maqedonisë. Damka vihet me qëllim që të mos i nxijë dhe mos i zë dielli gjatë verës,apo t’i ruajë nga sëmundjet e diellit. Në fshatin Rogle e vënë damkën që të mos i pickojnë mushkonjat (Osmani,1997:44) dhe që të mos i pickojnë gjarprinjtë.
Në qoftë se ndonjë pulë ka rënë klloçkë,ditën e arifesë do t’ia vënë vezët,duke shqiptuar emrat e disa fëmijëve të zhdërvjelltë. Pasi t’i kenë vënë vezët në furik,ato do të thonë tri herë këto fjalë namatisësh:,,Kup i vë kup të dalin zogat”. Në tekstet namatisëse mbizotëron parimi i magjisë mimetike i cili bazohet te ligji:,,E ngjashmja ndjell të ngjashmen”. (Papleka,1999:16).
Ditën e arifesë sinitari do t’i shpjerë rrobat nuses si dhuratë para dasmës. Nuses rroba i çojnë gjatë festave të motmotit si dhe gjatë festave religjioze. Në fshatin Rogle dhe në disa fshatra të tjerë të Tetovës në familjet që kanë të fejuar,vjehrra shkon dhe zbukuron vekun e nuses me lule,ajo dërgon te nusja edhe dhurata (Osmani,1997:44). Në mbrëmje nëna përgatit veroren me pe të kuq dhe të bardhë. Për veroren shqiptarët e Maqedonisë kanë disa emërtime si:martinkë, smirilesh, silmikeshë, verore,verojkë etj. Penjtë përdridhen dhe pasi të përdridhen në to vihen monedha të vjetra të shpuara. Veroren me monedha të vjetra fëmijët e varin në qafë. Kurse anëtarët e tjerë të familjes vënë martinkë në byzylyk të dorës me qëllim që dora mos pushojë së punuari gjatë verës. Martinkë vënë edhe te gisthi i madh i këmbës së djathtë që të mos pengohen e të rëzohen. Martinat mbahen tri ditë,një javë,në disa vende edhe deri ditën e shëngjergjit. Në Prilep dhe në Krushevë veroret nxirren ditën e Shëngjergjit (Ibrahimi,2003:30).
Por në të kaluarën martinkat janë hequr sa i kanë parë zogjtë shtegtarë, sepse me këtë rast në Cërnilishte këndojnë:
Dallnaishk-dallnaishk
moll e kuqe
na ni martink
nam ni kmaish.(Ibrahimi,2003:30)
Në Gostivar dhe në Tetovë silmikeshat mbahen deri ditën e shëngjergjit,kur herët në mëngjes,fshatarët shkojnë në burimin e rrjedhshëm të fshatit e,pasi i lajnë sytë,hedhin ujë pas shpine,hedhin dhe silmikeshat në ujë,duke bërtitur tri herë:silmikesha teposhtë,shëndeti tërmo” (Osmani,1987:35). Në regjionin e Strugës fëmijët porositen nga zonja e shtëpisë që t’i heqin martinkat posa t’i shohin zogjtë shtegtarë dhe t’i vënë në degë të trëndafilit.
Një rit të panjohur në vendet tjera te shqiptarët e Maqedonisë,ritin e gurit e ka shënuar Izaim Murtezani në Deven të Shkupit. Në këtë trevë një javë para ditës së verës të gjithë fëmijët e fshatrave të kësaj ane,të ndarë sipas lagjeve (mëhallave),dalin në vendet e tyre të caktuara për shënimin e kësaj feste dhe grumbullojnë gurët formë të vezës për t’i vendosur nëpër degët e thanave. Numri i gurëve të tubuar duhet të jetë në proporcion me numrin e anëtarëve të familjes ,por mund të merret ndonjë edhe më tepër,varësisht nga ajo se a ka ndonjë shtatzënë në kuadër të familjes,sepse edhe foshnja i palindur konsiderohet anëtar i barabartë i familjes (Murtezani,2001:53). Gurët nuk duhet të jenë dosido,gurë gëlqeror,por bëhet fjalë për gurë stralli të cilët janë shumë të fortë dhe gjatë fërkimit apo goditjes njëri me tjetrin,nxjerrin shkëndija zjarri. Pas qëndrimit njëjavor të këtyre gurëve nëpër degët e thanave,pikërisht në ditën e verës,ata sillen në shtëpi dhe gjatë natës pasuese çdo anëtar i familjes i nënshtrohet gjumit me një gur të vendosur në afërsi të kokës (Murtezani,2001:54). Ky rit kryhet për dy arsye; një besohet se çdo trup në natyrë ka shpirt dhe dy se thana është simbol i shëndetit,fortësisë dhe jetëgjatësisë.
Një rit mjaft të lashtë dhe të rrallë ka shënuar folkloristja Edibe Osmani për veroren me pe të zi e të bardhë. Një praktikë magjike shumë interesante dhe me interes. Fshati Gurgurnicë është malor. Banorët e tij merren me blegtori. E zonja e shtëpisë,nëntë ditë para ditës së verës,sa lind dielli,merr me vete dy lloj pejsh të leshtë,të zi e të bardhë. Para derës së stanit gërmon me dorë tokën. Bënë nëntë nyje në penjtë dhe ndërkohë thotë:
Da lidhi për xhonë (bagëtinë)
Mo m’i kaçën zharpijtë,bollat.
Da lidhi për cullet,
Mo m’i kaçin zharpijtë,bollat.
Da lidhi për xhonë,
Mo m’i hanë t’bekoumit.(Osmani,1997:46)
I mbulon dhe penjtë me tokë (Osmani,1997:46). Nëpërmjet të kësaj magjie zonja e shtëpisë e merr me të mirë perëndinë e vdekjes sepse ngjyra e zezë i referohet botës së nëndheshme e të errët,vdekjes (Papleka,1999:88). Kurse në Derven të Shkupit në mbrëmjen e ditës së verës,gjithashtu vazhdojnë ritet që kanë të bëjnë me qepjen e skilimireshit (nyje që qepet me pe të kuq në pjesën e poshtme të veshmbathjes së epërme) e që realizohet përmes formulës verbale magjike: Çepi gjojn e xharpnit ene bollës, çepi gjojn e ukit, çepi gjojn e dushmanit, etj.(Murtezani,2001:57). Kështu besohet se në këtë mënyrë pra përmes formulës magjike do t’i mbrojë gjatë tërë vitit,fëmijët dhe bagëtinë nga kafshët e dëmshme-ujku e ariu si dhe nga gjarprinjtë e bollat.
Ditën e verës gumëzhijnë rrugicat e fshatrave nga zërat onomatopeike të fëmijëve. Ata zgjohen shumë herët,nga ora katër ose pesë e mëngjesit,me vete marrin shporta. Në shportë çdonjëri ka nga një vezë që ia kanë vënë nënat e tyre,gjatë rrugës ato mbledhin karthje-dega dhe duke bërë ,,ciu,ciu,ciu” shkojnë shtëpi më shtëpi. Në fshatrat e Strugës bëjnë ciu, ciu, deri sa zonja e shtëpisë e çel derën. Në qoftë se fëmija ka harruar të marrë karthje-dega, zonja e shtëpisë ia kujton: ,,Ku i ke zogat?”. Fëmija me këtë rast nuk përgjigjet. Kthehet në oborr,merr ca karthje dhe hyn brenda,por kësaj radhe me ,,zoga”,me zogj. Degët i lënë te oxhaku,sot te dera e hyrjes së shtëpisë,pastaj zonja e shtëpisë i djeg me qëllim që vezët që i kanë vënë te klloçka,të çelin të gjitha ,,si prushi”. Në Gurgurnicë të Tetovës fëmijët e lutin zonjën e shtëpisë kështu:,,Oj xhixho dë m’apish nji voe?” ajo thotë:,,shko preki çerepët,dë t’ap voe”. Pastaj i uron:,,E gëzofshi ditën e verës!”(Osmani,1997:47). Zonja e shtëpisë fëmijëve u jep nga një vezë,mollë,sheqerka,gështenja,
Besohej se ky djalë apo kjo vajzë do të sillte mbarësi e pjellshmëri të mbarë në atë shtëpi. Edhe në Sallarevë çdo familje në mëngjes shikonte kush do t’u vinte i pari për të uruar të kremten,djalë apo vajzë. Nëse ishte vajzë,nuk ia çelnin derën se përndryshe besohej se gjatë vitit thehen vorbat. Por,nëse të parën herë vinte djalë i veshur me rroba të bardha,besohej se atë vit shtëpia do të kishte të mira e përparim. Nëse nusja e asaj shtëpie ishte shtatzënë besohej se do të lindte djalë (Osmani,1997:47). Ditën e verës edhe të mëdhenjtë si dhe mysafirët gostiten me vezë të ziera. Në Bozovcë për ditën e verës vajzat këndojnë:
Dita e verës,sa e mejra kone,
Kofsh për nonën tonde,
Shkojm për ditë vere nëpër ara,
Kërkush sën na dale përpara.(Osmani,1997:49)
Ja një shembull nga Reka e Epërme ku vajzat këndojnë me daire,të cilat shprehin gëzimin e tyre për ardhjen e ditës së verës:
Era mori era,çi na erdh ditë vera,
Kemi,mori,kemi,gjemt për t’martuet,
Kemi,mori,kemi,nuse për t’palzuet (Osmani,1997:31)
Në disa vende dita e verës është festa më popullore e kryemotit në krahasim me festat tjera,ndërsa në disa vende kjo kremte po zbehet gjithnjë e më tepër. Në disa fshatra të komunës së Gostivarit dhe të Tetovës ritet e ditës së verës,në krahasim me ritet e shëngjergjit janë më të zbehta dhe po vijnë duke u zhdukur (Osmani,1997:35). Ja një këngë nga fshatrat Vrutok dhe Reçan të Gostivarit,ku me dyzimin e termit ,,Oj dita e verës” duket se e lutin ditën e verës që t’i thotë shëngjergjit të vijë sa më shpejtë,duket sheshit se kënga e favorizon ditën e shëngjergjit:
Oj dita e verës,oj dita e verës,
Thuj ditës shinxherxhit le na vije
Se dita e shinxherxhit o për hije.(Osmani,1993:36)
Kurse në fshatrat e Dervenit më karakteristike janë ritualët e ditës së verës se ato të shëngjergjit (Osmani,1997:35). Disa rite të ditës së verës janë të ngjashme me ritualet e festave tjera të motmotit. Dita e verës te shqiptarët e Maqedonisë ka qenë dhe është festë mjaft e përhapur pa marrë parasysh se në disa vende na paraqitet me disa rite të zbehta,ajo është një e kremte e hareshme e kryemotit e cila sjell begati,mbarësi e pjellori në çdo familje.
Kohë më parë në qytetin e Elbasanit e më vonë në Tiranë e në gjithë Shqipërinë dita e verës u shpall festë kombëtare-shtetërore. Në një varg të këngës ,,O ky dimni si shkoj simjet”e shënuar në Rekë të Epërme e që e gjejmë si variante edhe në Dibër thuhet:,,Kukurekun e kemi mbret”. Në të ardhmen dita e verës mbase mund të bëhet mbretëreshë e festave pagane të motmotit.
Populli ka krijuar këngë edhe për muajt e vitit,mirëpo me kalimin e kohës disa prej tyre deri në ditët tona kanë arritur në prozë apo edhe në formë të fjalëve të urta si p.sh. shiu në maj si peta në vaj. Nga një grusht gjer në gusht etj. Te shqiptarët e Maqedonisë në muajt e pranverës bëhet ngjitja e dhenve në mal. Kjo periudhë e ngjitjes së dhenve në mal,në popull është e njohur me emrin plakat. Plakat zakonisht zgjasin tri ditë,fillojnë më 12 prill dhe përfundojnë më 14 prill sipas kalendarit të ri. Sipas legjendës plaka ngjit në mal bagëtinë gjatë ditëve të ngrohta e të fundit të marsit,me arsye se tani marsi po shkon dhe s’ka forcë që të bëjë ftohtë:
Cic maleve
T’ja dhjes
Mjekrën martit
Kapërceti i ftoti. (Ibrahimi,2003:33)
Marsi hidhërohet nga kjo mospërfillje e plakës dhe e lut prillin që t’i japë nja tri ditë hua me qëllim që të hakmerret:
Or prill be vlla
Nam nja tre ditë ‘ua
Jem i treti vet
T’ja boj plakës
Si di vet!(Ibrahimi,2003:33)
Legjenda na tregon se nga të ftohtit dhe acari i tyre tri ditëve plaka bashkë me bagëtinë ngrinë në mal.
_______________________
Marrë nga SOFRA POETIKE në FB
Montag, 12. März 2012
Daliel Gazulli: VARIACIONE LIRIKE
DANIEL GÀZULLI
VARIACIONE LIRIKE
“Folklora – thotë Fishta - asht pasqyra e kthjelltë e psihës së kombit! (HD 1933, 4/153-163).
Si shtjellon randësinë e tij në vetë sendertimin e historisë kombëtare, tue shtjellue procesin krijues të poezisë popullore (shpesh e ma drejtë e thanë – kangës popullore), ai ngulmon tek pjesëmarrja e gjatë e lëmimi i pafund i saj nga brezi në brez. Si të thuesh, mbas krjuesit të parë (poetit kangëtar), punën e merr në dorë një redaksi anonime, që vazhdon ta përpunojë për një kohë të gjatë, derisa vepra të shkëlqejë porsi “gurëzit e lumit fill mbas shiut kur i shndrrit dielli”. Tek parathanja e “Kanunit” Fishta i thur më një anë një himn trashëgimisë popullore në përgjithësi, veçan poezisë popullore, me kulme në përshkrimin e Tanushës nga eposi i Mujit dhe Halilit, e thotë: “Ku e ka Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurisë e të dashunisë – një përshkrim ma të bukur se ky” – asht fjala për Tanushën. (HD, poaty).
Po na sot nuk duem të ndalemi e të përsërisim çka ka analizue mrekullisht Fishta, ashtu edhe shumë autorë të tjerë, por në disa relike që, çuditërisht, i kanë shpëtue kritikës e analizës letrare, edhe pse janë kryevepra në llojin e vet.
Janë lirika, ose thjeshtë pak vargje prej tyne, që dëshmojnë për vlera artistike të krahasueshme me poezinë ma të mirë europiane të kohës, aty edhe ndonjë kryevepër e vërtetë, pse vlerat estetike nuk maten me numërin e faqeve apo të vargjeve, po me gjuhën e figurëshme me të cilën përcjellin ndjesitë njerëzore tek na.
Variacioni 1:
Çupë pej Përmeti
Çupë pej Përmetti, nuse në Janinë,
nga sevdaja jote braktisa shtëpinë.
Dola mbi Koikua(1), seç pashë Libivanë(2),
o moj lir’e frënkut, s’ta dita pahanë(3).
Kur më shkon sokakut si mëzja këlyshe,
Sisat aguridhe, qumësht dallendyshe.
(1) Mal afër Përmetit.
(2) Fshati i parë mbas malit të Koikua.
(3) Pahanë-turq,: vlerën
Subjekti: Dy të rijë permetarë janë dashtë, po vajzën familja e ka martue në “kaza” – qytet – Janinë. Dashunia e madhe e shtyn djalin të marrë rrugën drejt Janinës me karvan, të kapërcejë shumë vështirësi, aty edhe ato financiare /o moj lir’ e frënkut, s’ta dita pahanë/. Ishte fillimi i shekullit XIX kur në Pashallëkun e Janinës, të Ali Pashë Tepelenës, shkonte lira franceze. Por djali poet shkoi atje pse “sokakëve të kazasë” shkonte si “mëze këlyshe” (e vogël) ajo, e papërsëritëshmja në botë, e shprehun eleganca e saj me dy fjalë /sisat aguridhe/ – pra të pabame mirë, të vogla, që ishin në kufijtë e imagjinatës /qumësht dallëndyshe/.
Poeti: Asnjë psherëtimë. Asnjë ah!, asnjë oh!, asnjë “aman derman”! Ai qëndron mbi këte ngjarje brilante, gjashtë vargje roman, si zot i vërtetë i poezisë. Ai i këndon kësaj dashunie të rrallë që nga naltësitë e Parnasit poetik. Në thjeshtësinë e frazës së rrjedhëshme poetike qëndron edhe madhështia e kësaj poezie/kangë që, pa frikë, mund të konsiderohet një vepër e mirëfilltë letrare me dendsitetin ma të madh të imagjinueshëm estetikisht.
Personazhet: Ata janë dy: poeti dhe e dashuna e tij. Poeti, thamë, jo vetëm nuk u përngjet askund bejtexhijëve qaramanë, po as atyne që një botë letrare mbarë i mban për gjigandë: asgja nga trishtimi i Petrarkës në përshkrimin e Laurës së tij të zbehtë.
Vajza: Si gjithë vajzat e kohës dhe të të gjitha kohëve, ka dashtë edhe ajo. Dhe çfarë dashunie! Të duesh një shpirt të tillë fisnik si të Poetit tonë, them unë, zbehen para saj Dezdemonat e Ana Kareninat. Por, si gjithë vajzat e kohës, ajo nuk mund të ishte zojë e fateve të veta, prandaj i nënshtrohet vullnetit të prindëve e përfundon nuse në “kaza”, në qytet, në kryeqytetin e kohës, Janinë. Ajo asht e bukur si një andërr; si e tillë, nuk çapitet, por pothuej fluturon sokakëve të Janinës, “si mëze këlyshe”. Ajo nuk asht grueja e re e shijes së ultë, e bashme e sensuale, po me “sisat aguridhe, qumësht dallëndyshe”.
Pyes veten: Si e ka anashkalue kritika letrare këte perlë të poezisë popullore, ndërsa merrej me Mrikat traktoriste?
Variacioni 2
Endi molla
Endi molla, endi dardha,
endi kraharuarbardha.
U ndalëm vetëm tek dy vargje. Ma saktë tek një folje: Me endë; dhe tek një emën: kraharuarbardha.
Poetit popullor nuk i ka mjaftue folja “me çelë”: çeli molla, çeli dardha. Jo. Endi molla. Pse me endë, le t’i lamë për një çast fjalorët më një anë, do të thotë të thurish jetë: bima, kafsha, njeriu, çdo gjallesë. Njeriu bani që të endin edhe sendet. Bashkë me mollën e dardhën ti ndjen se po gjallon gjithçkaja: aty edhe “kraharuarbardha”, që asht jeta e jetës. Kujtoni sa piktorë, sa poetë i kanë kushtue ndjesitë ma të thella e ma të ambla njëherësh marrjes së gjiut prej foshnjes. Kraharuarbardha e poetit popullor do të gëzojë ma së pari atë, pikërisht poetin, po mandej, shpejt, do të endë edhe ajo, si molla e si dardha, JETË.
Në dukjen e parë vargu “endi kraharuarbardha” shpreh sensualitet. Natyrisht. A nuk asht jetë edhe sensualiteti? Por mbi të gjitha ai të lejon të plotësojsh vetë vazhdimin e poezisë: endjen e jetës nga kraharuarbardha, ashtu si molla e si dardha.
Variacioni 3
Moj e mira
Moj e mira nën hije të blinit,
tu ka grisë k’misha tu gjini,
t’paskan dalë cikat pa hiri ,
a s’ia jep-o ti këtij jetimi ...
Le ta përshkruejmë si pikturë.
Ajo, ndoshta çobanesha, aty nën hije të blinit, jo vetëm me i ikë vapës së gushtit, por edhe të moshës, asht krejt kondend që i asht “grisë k’misha tu gjini”, e gja e sigurtë se nuk i kanë dale “cikat pa hiri”. Frojdizëm? Merrnje si të doni. Kjo ka qenë jeta mija vjet ma parë, asht sot e do të jetë sa të ketë njerëz mbi rruzullin tone: vashava do të vazhdojnë me u “dalë cikat pa hiri”. Asgja vulgare. Ata ma buzëhollët le të lexojnë po të duen Ungjillin e Kuranit ku thuhet se “çasti i marëdhanjeve seksuale asht hyjnor”. Natyrisht: pse aty janë rrajët e jetës. Frojdizëm a jo, ka pak randësi. Këtu çka duhet evidentue asht qendrimi i djalit poet: një bzëqeshje me një ndriçim të pabesueshëm, një humor i hollë, që arrin kulmin tek togfjalëshi “pa hiri” (pa dashje).
Variacioni 4
Lulushja
Të gënjeu Lulusheja me një shami mollë,
Shan’e Ibrahim beut, shtatë vjet beronjë*.
Tumanet mëndafshi varur te xhamija,
Shan’e Ibrahim beut, t’u trempnë fëmija.
* beronjë - që nuk lind fëmijë, shterpë.
Në këte poezi poaq brilante bahet një dallim i premë në mes dashunisë, sensualitetit të shëndetshëm dhe seksualitetit që të shpërfytyron në viktimë të vesit.
Duket bile sikur poeti nuk e ka me Shanen e Ibrahim beut “shtatë vjet beronjë” (pa lindë fëmijë), ndoshta as me faktin e shëmtuet se “tumanet prej mëndafshit” iu gjeten varun edhe tek një vend i shejtë (xhamia), por tek dy elementë të sjellë mrekullisht me dy folje “të gënjeu” dhe “t’u trempnë” (t’u trembën). Poeti e gjen shkakun e shterpsisë së saj pikërisht tek çthurja e saj morale, aq sa i ishin “trembë” fëmija. Më thoni, ç’folje tjetër, në ç’do gjuhë të botës, do ta shprehte estetiksiht apo filozofikisht ma me forcë shkatrrimin moral se sa togfjalëshi “t’u trempnë fëmija”. Shqetësimi i poetit asht edhe për ata të rijë që mund të gënjehen nga “tumanet e mëndafshtë”, pra jo prej bezeje, a një basme tjetër të pavlerë, po prej mëndafshi, prej një zonje beu, që mund t’i çonte ata, të rijtë, pikërisht në çthurje morale.
Gjithçka asht thanë e përshkrue me një qetësi të jashtme në kufijtë e të pabesueshmes, po me një shqetësim të thellë të mbrendshëm të poetit popullor.
Variacioni 5
Do t’i lutem
Do t’i lutëm vajzë kojshisë
Të na presin njat mand.
Kur asht fjala për një dashuni të pastër, të dlirë, poeti popullor gjen edhe elementë flijues për te.
Ata duhen. Nuk kanë të ngimë ta shohin njeni tjetrin ditë e natë. Po në mes të shtëpijave të tyne asht një pengesë që nuk i lejon të shihen: mandi i kojshisë.
Atëherë djali i thotë vajzës së dashtun: do t’i lutem kojshisë ta presi mandin, të mos na bahet pengesë.
Dhe kojshia, me siguri, do ta flijojë mandin e tij për t’ia blatue një dashunie të dlirë.
Variacioni 6
T’qenka shkep moj xhamadani
T’qenka shkep’ moj xhamadani,
merr një harren me e harrnue.
Në këto dy vargje intensiteti i informacionit dhe eleganca në përshkrimin e hireve femënore arrijnë kulmin.
Djalit poet vajza i ka tërheqë vëmendjen që një vit ma parë, kur ishte ende pa u rritë mire. Po ja, mbas një pranëvere, e shikon se i asht shqepë xhamadani e duhet me e arnue.
Dihet, një rrobë e grisun, kur nuk mund të blejsh një të re, arnohet. Një rrobë e shqepun, qepet, nuk arnohet. Po jo, ajo, e adhuruemja e tij, pa dyshim e vorfën e që nuk mund të blejë një xhamadan të ri, as ai nuk ka me se t’ia blejë, duhet ta arnojë. Sepse ... sepse xhamadani i një vit ma parë nuk e zë ma gjiun e mbushun: vajza asht rritë. Po djali poet nuk përmendë askund as kalimin e një viti, as rritjen, as gjiun ma të plotë që nuk e zë ma xhamadani i vjetër, por me një elgenacë të rrallë gjen vargun e dhimbshëm më anë tjetër, se shpreh vorfninë e të dashunve, por me një figuracion estetikisht të pashoq.
Asgja vulgare. Asgja kronikale. Asnjë truk nga ato të zakonshmit të poetëve të sotem. Asnjë psherëtimë, por as egoizëm e eklektizëm superficial të të ashtuquetunve poetë modernë.
Gjithësesi, atij xhamadani diçka i duhet shtue, pse ndrysh do të ndodhte si me ato dy çobanët malësorë: t’paskan dalë cikat pa hiri.
I kam ndjekë prej kohësh këto kangë. Diku i kam ndeshë në variante ma të herëshme e ma pak të përpunueme, diku me ndryshim edhe nga një dhjetvjeçar në tjetrin. Pse poeti i madh – ai anonimi – e mban gjithmonë zgjuet muzën e tij të magjishme.
________________
Marrë nga ARENA në FB
Sylejman Aliu: RINJOHJA
Tregim
RINJOHJA
Miku im erdhi. Nuk e tha asnjë fjalë. S’kishte nevojë të thoshte asgjë. Heshtja e tij e mbushur me një shqetësim të pakapërcyeshëm më dukej sikur e ngulfate hapësirën e vogël dhe gjysmë të errët të banesës. Midis meje dhe tij ishte vendosur një habi e pashpjegueshme. “Ika!”, tha dhe brofi marramendshëm. “Prit!”, i thashë dhe ngarenda te dera. “Çfarë ke?” e pyeta.
Më shtyri. Hapi derën dhe prapa vetes la një rrapëllimë qortuese.
Mbeta në gjysmerrësirën e dhomës së vogël, duke u përpjekur t’i ndiqja hapat e tij të rrëmbimshëm. Kot. Koka m’u kishte mbushur vetëm me përplasjen e tij të fortë të derës.
Shtrëngova duart dhe sikur atje kërkoja t’i shtypja të gjitha shqetësimet e mikut tim, që kishin mbetur pezull në këtë gjysëmerrësirë të zorshme. “Do të dalë”, thashë gati me zë. “Duhet të jem me të...”. Një trokitje e lehtë në derë. Edhe një tjetër. E hap derën. Prapë miku im vetullprishur dhe i mbushur frymë. “Jam lodhur”, tha dhe zgjati dorën nga unë. Ma dha një letër të zhubravitur fare. Ma la në dorë dhe prapë iku si vetëtima. Në vend të tij, unë e përplasa derën me një gjëmim shurdhues. Hapa me të shpejtë letrën e ndrydhur.
“Miku im!”, shkruante. “Tash jam krejtësisht i humbur. Fati nuk deshi më të rronte me mua. Më ka braktisur mbrëmë. E di edhe orën, e di edhe minutën, e di edhe sekondën… Çasti më i ndërkyer i jetës sime. Prapa meje ngeli dhembja, para meje kam vetëm errësirë. Të sotmen më nuk e kam. Të sotmen, në të vërtetë, e kam të humbur fare. Më braktisi ajo që më kishte mbushur me dhembjen e bukur të dashurisë. Përjetoja me të parajsën e lumturisë… parajsën mashtruese të lumturisë… Përqafoja qiellin, përqafoja yje e hënë. Ti e di… Vetëm ti e di se ajo për mua ishte zeniti i jetës sime. Tash më ka braktisur. Ndoshta më ka braktisur më herët. Ku e di unë. Më thuaj, kush jam unë? Më thuaj si mund të braktiset dashuria qiellore që unë kisha për të? Më braktisi, apo unë e kisha detyruar të më braktiste? Fluturimi im në këtë fole dashurie ndoshta e ka lodhur, ndoshta e ka mërzitur… Barra e madhe e dashurisë sime ndoshta ka qenë shumë e rëndë për të. E di. Unë s’kam fat dhe s’kam takt. Ti e di se unë jam i tillë…Tash ajo është me një tjetër dhe unë këtë nuk mund ta duroj! E dua aq shumë sa nuk mund ta lëndoj… Nuk mund t’i them asgjë. Nuk mund t’i kërkoj asnjë shpjegim. Bashkë me të kanë ikur të gjitha fjalët dhe shpjegimet. I kam thënë për çdo sekondë se pa të nuk mund të rroja asnjë çast. E sheh? Unë s’kam ditur t’i flas asaj për jetën. Unë i kam folur për vdekjen time pas saj. Ky është trishtim, i cili e ka shqetësuar aq shumë dashurinë tonë. Vdekja ime ka zënë vend midis meje dhe saj. Ajo më ka dashur mua dhe jo vdekjen time. Përse, o zot, i kam thënë këto fjalë kaq të mërzitshme? Përse dashurinë time ndaj saj gjithmonë e kam veshur me krepsatenin e qefinit të vdekjes? Tash, vërtet, do të vdes. Do të vdes dhe, pas vdekjes sime, miku im, duhet ta takosh dashurinë time dhe t’ia lexosh këtë letër. Jo! Mos ia lexo! Jepja letrën. Ajo vetë le ta lexojë. Nuk dua as t’ia shohësh lotin, as t’ia dëgjosh fjalën! Lamtumirë, miku im!”.
E rilexoj letrën. Një herë, dhjetë herë… Në hapësirën gjysmë të errët të dhomës është shtrirë vdekja e mikut tim… Po e vriste dashuria e tij e mbushur me premtimet për vdekje që ia kishte bërë asaj.
E takoj të dashurën e tij mu atëherë ku ajo po bëhej gati të nisej të vinte tek unë. “Po e kërkoj dhe nuk mund ta gjej askund mikun tim”, i thashë pa u përshëndetur fare. “Edhe unë!”, tha dhe mori një pamje të lodhur e të mërzitur. “Ç’po ngjan më të?”, pyeti dhe mua m’u duk sikur më fajësonte. “Po e vret braktisja jote”, i thashë si me inat. Ajo hapi sytë me çudi të lemerishme. “Braktisja ime? Ju duhet ta gjeni! Patjetër duhet ta gjeni. Duhet ta gjeni dhe duhet t’i thoni se këtu do ta pres tërë jetën. Nuk lëkundem nga ky vend…”.
Ia dhashë letrën. “Ju mund ta lexoni vdekjen e tij”, i thashë dhe desha të ikë. Nuk më la. Më tërhoq për jake dhe më ndali si të më kishte ngulur në asfaltin e lagur. “Merre!”, ma bëri dhe letrën ma la në dorë. “E kam lexuar një qind herë!”, më tha.
Një qind herë!? O, Zot!, thashë me vete.”Ma gjej, ma gjej!”, m’u kërcënua prapë. “Ma gjej, sepse dua t’i them… dua t’i them se vdekjen tonë në pranverën e ardhshme do ta përtërijmë me një lindje të re…”, tha dhe, plot gëzim, preku barkun. “Letra të tilla ne kemi shkruar shumë… përditë! Këto janë premtimet e dashurisë sonë plot zjarr! Jo! Nuk janë vetëm premtime… Ne, vërtet, mund të vdesim për dashurinë tonë! Pa premtime të tilla dashuria bëhet e mërzitshme. Kështu ne e ndezim përditë fitilin e saj dhe ngrohemi si në çastet e para të njohjes. Përditë ne kështu e rinjohim njëri-tjetrin…”. “Përse, atëherë”, i thashë, “u dashka ta gjej unë? Nëse është e vërtetë kjo që thoni, atëherë ai do të vijë me vrap, pa e kërkuar fare!”.
“Ke të drejtë”, tha. “Ai po vjen.”.
I pashë kur u bënë një. Për një çast, buzëqesha, më vajti mendja te pranvera e ardhshme e përtëritjes së tyre. Ktheva shpinën dhe, i lodhur, ika…
_______________
Marrë nga ARENA ne FB
Sonntag, 11. März 2012
Sabit Rrustemi: KU I LA LISAT ERA
Sabit Rrustemi: KU
I LA LISAT ERA (cikël poetik)
NATYRË E GJALLË
Furtuna m’i gëlltiti gjethet
Acari m’i dogji degët
Mbeta trung cubak
Natyrë e gjallë në rrënjë
Ruaj dheun nga vërshimat
PRAPA MALIT
Nga gjumi kur zgjoheshim
Duke i argëtuar ëndrrat
Prapa malit s’shihnim prej zhgllibave
Prapa malit në qetësi
Me djajtë në gji
Sytë tinzarë përgjonin
Lojërat tona pa hile
I hilonin i shalonin
Gatiteshin si dublerë qyqarë
Karrikat ndërronin
Me pirunj në duar dhëmbët mprehnin
Ne s’shihnim gjë
Derisa e vramë kllapinë
Kurthën e ofsajdit ushtruam ditë e natë
Atëherë vetëm atëherë
Ngelën midis lëndine me dhëmbët jashtë
Të çirrur tej mase
Rreth e rrotull shtëpisë
Sytë katër i bëmë
Duke i argëtuar ëndrrat
Prapa malit s’shihnim prej zhgllibave
Prapa malit në qetësi
Me djajtë në gji
Sytë tinzarë përgjonin
Lojërat tona pa hile
I hilonin i shalonin
Gatiteshin si dublerë qyqarë
Karrikat ndërronin
Me pirunj në duar dhëmbët mprehnin
Ne s’shihnim gjë
Derisa e vramë kllapinë
Kurthën e ofsajdit ushtruam ditë e natë
Atëherë vetëm atëherë
Ngelën midis lëndine me dhëmbët jashtë
Të çirrur tej mase
Rreth e rrotull shtëpisë
Sytë katër i bëmë
ROJA E MALIT
Sa herë të bënë rrafsh me tokën
Sa herë
Rrënjët e indeve tona
Nuk t’i shkulin
Rrënjët t’i ruajtën
E ti u rrite u rrite
Sall për ne
Qiellin ta puthësh me maja
Roja jonë e thurur mburojë
Dashuri e zgjatur nëpër mote
Sa herë
Rrënjët e indeve tona
Nuk t’i shkulin
Rrënjët t’i ruajtën
E ti u rrite u rrite
Sall për ne
Qiellin ta puthësh me maja
Roja jonë e thurur mburojë
Dashuri e zgjatur nëpër mote
ROLI I BISHTIT
Ka role që s’luhen në besë
Se dhëmbët dolën gojesh
E tregje të mëdha u hapën
Për role të fshehta si i bishtit
çmimin s’e përthekson kuti
S’e duron kandari
Kur është fjala për të sjella
Tuneleve të errëta derdhet qesja
DRUPRERËSI
Me natën e paluar nën vetull
Sëpatën e fshehur nën sqetull
Të futej në gji gojëmbyllti i etur
Pa zë
Pa zhurmë në të ecur
Si vjedhës i regjur
Pastaj pyjeve të larta
Shpalonte fytyrën sëpata
Nëpër duar vërtitej bishti
Lëmohej së jashtmi madhërohej
Së brendshmi zvogëlohej
Nuk mbetej as hiq ne gjeth kujtese
Dilte faqesh si shkelës bese
Të rënat e tehut shpirtëkazëm
Kafshonin lisat me dhëmbë
Zhveshnin lëvoret nyjet kurorëblertat
Tehu brisk rruze
Plagë të reja hapte ne pyje
Me bishtin e zënë pick për goje
Krejt nga ai bisht i thatë
I shitur sallë për një kafshatë
***
Në rrënjë nuk afrohej se vonohej
Ai syprerës i vrazhdë
Bisht i lëmuar me dhëmbëzi lyme
Afër rrënjëve do të haste
Në gurët e mbuluar me plagë gjethesh
Dhe tehut të sëpatës
Do t’i përsëritej përralla
Për ‘’udhën që shkon e s’kthen ‘’
Sëpatën e fshehur nën sqetull
Të futej në gji gojëmbyllti i etur
Pa zë
Pa zhurmë në të ecur
Si vjedhës i regjur
Pastaj pyjeve të larta
Shpalonte fytyrën sëpata
Nëpër duar vërtitej bishti
Lëmohej së jashtmi madhërohej
Së brendshmi zvogëlohej
Nuk mbetej as hiq ne gjeth kujtese
Dilte faqesh si shkelës bese
Të rënat e tehut shpirtëkazëm
Kafshonin lisat me dhëmbë
Zhveshnin lëvoret nyjet kurorëblertat
Tehu brisk rruze
Plagë të reja hapte ne pyje
Me bishtin e zënë pick për goje
Krejt nga ai bisht i thatë
I shitur sallë për një kafshatë
***
Në rrënjë nuk afrohej se vonohej
Ai syprerës i vrazhdë
Bisht i lëmuar me dhëmbëzi lyme
Afër rrënjëve do të haste
Në gurët e mbuluar me plagë gjethesh
Dhe tehut të sëpatës
Do t’i përsëritej përralla
Për ‘’udhën që shkon e s’kthen ‘’
KU I LA LISAT ERA
Pas rrëzimeve erdhi masa
Pas masave prerja
Pas prerjes një emër i shkurtër – trup
Pas trupit makina e zhurmtë
Me tri role ne një udhë
Ngarkim bartje zhgarkim
Pasi u bëri vend në paradhomë
E nxori lejen për spitalin industrial
Ku vetë çilen plagët varrët
Krijohen sëmundjet
Ndërrohen format merren të reja
Sipas nevojës arna për thes
Me sharra ngrënëse eksperimenton
Era alalis a s’lalis
Në bykun që mbetet dredhën nis
Pas masave prerja
Pas prerjes një emër i shkurtër – trup
Pas trupit makina e zhurmtë
Me tri role ne një udhë
Ngarkim bartje zhgarkim
Pasi u bëri vend në paradhomë
E nxori lejen për spitalin industrial
Ku vetë çilen plagët varrët
Krijohen sëmundjet
Ndërrohen format merren të reja
Sipas nevojës arna për thes
Me sharra ngrënëse eksperimenton
Era alalis a s’lalis
Në bykun që mbetet dredhën nis
DEGËT
Janë të vetmuara
Degët e duarve tona
Prej majë thundrrave shkilen
Mes gishtave rrahen
Fijet shpëtuese nuk u zgjatën
Në bebëza kur mbyllet drita
Ato lidhen tok në shpinë hidhen
Bartën thyhen n’oxhak hi bëhen
Për t’i ngrohur
Edhe ata që nuk i deshën
KUJTESË E NGARË
Luan me gjethet
Njerka erë dredhë
I hedh e i përhedh
I nganë e i përlanë
Përpjetë tatëpjetë
N’këtë anë n’atë anë
As i le të bien në tokë
As të ngrisin kokë
Duke ua përdhredhur trupin
Ua shpalon dhëmbët
Ua njeh të vdekurit të gjallët
I qesh e i përqesh
Shpirtin ua zhvesh
Era e çmendur e zgërdhirë
As në gjethe s’ka mëshirë
Njerka erë dredhë
I hedh e i përhedh
I nganë e i përlanë
Përpjetë tatëpjetë
N’këtë anë n’atë anë
As i le të bien në tokë
As të ngrisin kokë
Duke ua përdhredhur trupin
Ua shpalon dhëmbët
Ua njeh të vdekurit të gjallët
I qesh e i përqesh
Shpirtin ua zhvesh
Era e çmendur e zgërdhirë
As në gjethe s’ka mëshirë
RRËNJËT
Mali sa herë mbetet pa lisa
Brenda dheut përpushen rrënjët
Nga mishi ynë shpërthejnë pipthat
Si përtërirës i buzëqeshin ditës
(Nga libri me të njejtin titull, të shkruara mes viteve 1979 - 1981)
Brenda dheut përpushen rrënjët
Nga mishi ynë shpërthejnë pipthat
Si përtërirës i buzëqeshin ditës
(Nga libri me të njejtin titull, të shkruara mes viteve 1979 - 1981)
Marrë nga ARENA në FB
Abonnieren
Posts (Atom)