Montag, 25. Juni 2012
Gëzim Llojdia: KURORA E SHENJTE...
KURORA E SHENJTE
NE MALIN E KUDHES-GERHOTIT
1.
Koordinatat gjeografike janë veriu 40° 23' 47'' dhe:19° 43' 47'' .Gjendet ne maj e Tartarit mali i gurit. Përbëhet nga shkëmbinj te thepisur. Maja e Kulthit (4.1km).Kuora e Sevastërit figuron me një emërtim të tjetër.Kurora e Kudhës Gërhotit.Kurora është një ndër vendet shenjta që ka nisur të kryej pelegrinazh kur u vendos aty dervishi i parë bektashi. Ka male të cilët janë të shenjtëruar që në krijim të tyre. Fjala bie dhe njihet Tomorri. I kalitur në mjegull Tomori ky i parë në peshë edhe me ritualet e vjetra. Shkurt për malin e Tomorit :Gjuha poetit bektashi Naimi këndonte : “Tomor! O mal i bekuar,fron i lartë,që rri Zoti-Pasë fesë së vjetër,që kishin shqiptarët qëmoti.K.Kristoforidhit: edhe ky një rilindës i hershëm :Vështroni o shok vështroni se si qenka mbuluar majë e malit të Tomorit me mjegulle e re .Shih ,shih si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndija t’ arta e të argjenda...Mirëpo ka qenë një farë Haxhi Babai,aty nga viti 1600ose 1620,që solli një grusht dhe nga Qerbelaja për kultin e Cukës së Tomorrit.
2.
Male të tjera të përdorur si kulte janë :Kundrevica në Kurvelesh ,dhe mali i Tomorrit,të dy malet në jug të vendit.Ka një renditje ku M.Tirta ka rrëmuar nëpër dokumente të hershme,për të gjetur gjurmë Perëndie në sfond të maleve tona .Nga cka rezultuar ai përmend se :Mali i Shen Ilis ,Bukuniku në Shpat të Elbasanit,Gjallica në Lumë Kukës ,Maja e Pashtrikut Has,Mali Sari Salltikut Krujë, maja e Dervishës në Dejë të Macukullit ,maja e Teqes në Lezhë,Shkelzeni ,mali i hekurave në malësi të Gjakovës,Tropojë janë male kultesh. Në ndonjërin prej tyre syresh si në Sari Salltëk kryhen rituale fetare të tarikatit bektashi.
3.
Ndërkaq kur perifrazon fjalën kurorë shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar por vetëm kurora e tij pra pjesa që përmbledh rrezja kur u bëka nga një dervish safi që i përkiste tarikatit bektashi. Ka male që krijohen si të tillë dhe të tjerë që bëhen nga shenjtorët.
Komuna Sevaster:Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë :fshatrat Sevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7. Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %. Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32 . Dendësia 37.2 banor/km. Ndër resurset që ka kjo komunë janë:Pyje 1772ha. Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140 ha. Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46,pyje 1772,livadhe 1294ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet Gura,lloji i burimit malor,prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Shëndetësia 1 qendër shëndetësore,3 ambulanca,4konsultore..Dikur zona quhej Kudhës Gërhoti. Qyteti nga kohët e antikitetit është Amantia. Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det.Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.
Vendit, ku vendasit e kanë quajtur “Kurorë “ pra ëhstë kurora e malit ka një rrugë qorre ndësra udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët ,nga fakirët dhe të tjerë njerzë të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e Baba Hamza Kurorës.Si histori e ndërtuar nga vendalinjtë, por që shprehet në këtë rrëfim të shkurtër është fakti :dervishi ka shërbyer me vepra të mira në shërbim të njerëzisë.Ai lutej për ata dhe gjenë e gjallë për mbarësi e bollëk.Luftonte sëmundjet dhe i mbronte në cdo kohë. Tyrbja e dervishit u bë përherë një strehë e përhershme, e tyre.Ishte një lloj ylli tërheqës që rrezatonte shpresë.Fakti, që kjo tyrbe gjëndej përkarshi Tomorit ishte një ndihmë në realizmin e lutjeve të shënjtorit.Kurorën, banorët e kanë preferuar ta kenë si vend për lutje, që nga kohërat e antikitetit.E kanë preferuar si pika më e lartë e malit.Kurora e tij.”Në lindje të diellit:O Zot na shto bagëtit!”.Lutja e tyre.Bektashinjtë këto vende i shfyrtëzuan për ti kthyer në shërbimin e tyre.Ardhja e një dervishi simbolizon ardhjen e shpresës dhe mirësisë.Ngjiste që lutjet e kryera nuk binin ndërkohë në vesh të shurdhër. Një dritare që mbahej në çdo kohë hapur.Ishte dervishi. Për të mos mbetur fjalë e pathënë tre faktorë:a-lartësia qiellore.b-teqet përkarshi njera-tjetrës.Tomori,Kurora etj.c-Përbënë mister ndoshta.Shikojnë në kohë lutjesh njeri-tjetrin.Shkëmbejnë mesazhe.Ndihmojnë njeri-tjertin me energjinë e tyre.Kështu rritet potencialisht energjia dhe ndikimi për tu realizuar lutja.Atje lartësia është qiellore. Ndërkaq megjithëse faktet nuk rrinë fshehur tek këmba e malit kjo s’do të thotë ndërkohë se këtu kemi një tokë të bekuar.Është më së paku toka, që ka mirëpirut dervishin,që ka respektuar kultet shpirtërore dhe forca e dervishit e ktheu në shërbim të njerëzisë.Sot Kuorra është kult fetar.
Kur dervishi mbylli jetën u varros në tyrben etij.Tyrbja e Baba Hamza Kurora është si të gjithë tyrbet e këtij tarikati.Me dy ngjyra.E bardha dhe e gjelbëra.Me 12 ndarje.Simbolikë e arkitekturës bektashiane.12 imamët e shenjtë simbolizohen.Kjo kullë në këtë lartësi të malit Tartar ngjason me një observator.Tyrba Baba Hamza kurora administrohet nga nje dervish komuniteti bektashi eshte organizim fetar ,gjyshata Vlore.
4.
Përkarshi gjëndet qyteti ilir Amantia.Atje në plajën e Lëmit të Peçit është tempulli i Aferdites.Këtë pllajë dielli ynë e puth cdo mëngjes me cepat e tij të zjarrtë deri në ikje në muzg.Godina e pare, më e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës .Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. Themelet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Tempulli duhet té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë. Për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e S. Anamalit. Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull.Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave.
5.
Në kurorë ka përherë vizitorë.Sapo shkrin dëbora . Për tu ngjitur në kurorë rruga shkon nëpër rrëpira dhe gremina të malit.Rrugëtimi fillon atje poshtë.Ku të presin taksit.Cfarë janë këto mjete? Gjithsesi ato janë kafshët me kafsharë për dore të cilat të afrojnë udhëtimin drejt kurorës me një cmim deri në 20-30 mijë lekë.Mirëpo edhe mushkat e kanë pisk kur ngjisin malin.Cakëlli i bardhë është po aq i sertë, sa që të pret .Fushpamja është lehonë.D.m.th bari ka dirsur në pranverë sepse zjarri përvëlon cdo zheg vere,bimësin e llojit të mesëm.Tyrba e Baba Hamza kurorës ,është në pikën më të lartë.Është vend i shenjtëruar i beagtisë dhe i mirësisë apo edhe i pastrimit shpirtëror.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen