Mittwoch, 6. Juni 2012
Gëzim Llojdia: KRONIKA E LUFTËS SË VLORËS
Këtej një flamur valon / Udhëtonte për ne Vlore. /
4 shtator 1914
Qeveria italiane, menjëherë pas largimit të Princ Vidit, me 4 shtator 1914, i kërkonte Berlinit ,Vjenës aprovimin për pushtimin e ,përkohshëm, të Sazanit, si mjet për të ,mbrojtur, Vlorën gjoja nga rreziku i grekëve, të cilët nen maskën “Worio – epirote”, e kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre me ne brendi të Shqipërisë së Jugut.
29 tetor 1914
Më 29 tetor, qeveria italiane dërgoi ne Vlore një mision sanitan, Italian, i cili ne të vërtetë do te përgatiste terrenin për pushtimin ushtarak. Të nesërmen, me 30 tetor, Italia pushtoi Sazanin. Më 25 dhjetor 1914 Italia zbarkoi ne Vlore forca të marinës luftarake dhe pas 3 ditësh forca tokësore.
Neni 6 famëkeq
Me 2ë prill 1915 midis qeverive të Antantës dhe Italisë u nënshkrua traktati i fshehte i Londrës. Ne nenin 6 thuhej : Italisë i njihej sovraniteti i plote mbi Vlorën, mbi ishullin c Sazanit dhe mbi një tokë mjaft të gjerë (Vjosë - Himarë).
Çfarë përmbante ky traktat?
Ky ishte një traktat imperialist, i cili shkelte ne mënyre brutale pavarësinë dhe teresine tokësorë të Shqipërisë dhe merrte neper këmbë të drejtat sovrane t& popullit shqiptar.
Përfundimi i luftës së parë Botërore
Mbarimi i Luftës se Pare Botërore me fitoren c fuqive to Antantës e gjeti Shqipërinë ne një gjendje aspak të favorshme.
Paris Konferenca c Paqes
Me 18 janar 1919 u hap në Paris Konferenca c Paqes. Vëmendja c popullit të vogël shqiptar u drejtua të kjo konference me shprese se ne të do të gjenin një zgjidhje kërkesat c tij kombëtare. Për këto kërkesa nuk gjeten ne Paris asnjë mbështetje.
28 nëntor 1919
Me 28 nëntor 1919, ne përvjetorin e shtate të shpalljes së pavarësisë, ne Vlore zhvillohet një manifestim i fuqishëm patriotik. Manifestimi, gjatë të cilit u bënë përleshje me pushtuesit, u shpërnda vetëm me forcës së bajonetave. Atë elite italianet fyen ne mënyrën me të shëmtuar krenarinë kombëtare të popullit shqiptar duke varur flamurin e tij në bisht të një qeni.
Kuvendi ne Barcalla
Osman Haxhiu
Me 29 maj 1920 u mbajt kuvendi ne Barcalla, një shpat mali pranë fshatit Dukat. Pjesëmarrësit aprovuan propozimin për të filluar sa me pare kryengritjen çlirimtare. Kuvendi zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetesh
dhe nga gjiri i tij u zgjodh Komiteti ,Mbrojtja Kombëtare, prej 12 anëtarësh, të cilit i u ngarkua drejtimi i kryengritjes.
Beun u mblodhën rreth 4000
Me 2 qershor 1920 ne Beun u mblodhën rreth 4000 luftëtare ne pejgjigjc të thirrjes se Komitetit të Mbrojtjes dhe lidhen besën për të luftuar deri ne vdekje kunder pushtuesve.
,Ne Beun' kur u mblodh /Cetat rrinë e dënjojne/0 djem, do vemi në Vlore /Dyfek' e flamur në dorë /0 ju djem, trima sterralli /Na thërret Smail Qemali /atje tek dergjet nga varri/ nga varri tij, në Kaninë/ Na e dëgon porosinë/-Hidheni në det Italinë.
Ultimatumi
ultimatumi
-- 0 djem kush do vej ne Vlore, /Piacentinit të mi thotë :/ -Plaçkat shpejt t'i ngarkoje/ Te marr' asqer' e të shkojë, Vlorën tone ta,lirojë. /Mehmet Selimi, dragoi, aty qelloi,/Mori kartën edhe shkoi, /Komandës ja dorëzoi.
Mehmet Selimi
20 mijë nushtarë 12 gjeneralë
Trup ekspedita italiane në,Shqipëri përbëhej nga një efektiV prej afro 20 mijë ushtaresh, nen komandën e 12 gjeneralëve.
Në gjirin e Vlorës ndodhej e ankoruar një skuadër e flotës ushtarake, përbërë nga anije të mëdha tipi luftanije si dhe nga anije të tjera
. –Garnizonet ishin pozicionuar
Në rrugën Vlorë - Gjirokastër,
Si dhe në dy akset
Njëri aks niste në lumin e Vlorës dhe përfundonte në Tepelenë.
Drashovicë,Kotë, Gjormë,Vajzë, Tepelenë.
Rruge-kalimet qe kishin zënë ishin edhe në
Vlore - Sarandë Dukat, Llogora e Himarë.
5 qershorit 1920
Fillon sulmi
Në mbrëmjen e 5 qershorit 1920, kryengritësit filluan sulmin -në të katër anët e zonës së pushtuar.
Brenda pak orëve ata zunë shumicën e postkomandave të karabinierisë dhe të presideve të vogla ushtarake.
Evropa shkruajnë' e thonë/ C’është kështu si dëgjojmë? /Bënet dyfek në Vlorë/
shqiptaret- po. luftojnë/me një mbret dyzet milionë / Po me se luftojnë vallë? / Me sëpata, me hanxhar / Dyfeqet lidhur në qafë / Fishekët në xhep mbajnë.
Në këto luftime morrin pjesë çetat nga fshatrat Shkozë , Smokthinë, Gorishti, Koculi, Mesapliku, Mavrova,Velca,Vajza, Kanina, Vlora dhe çeta e Salarisë me Selam Musanë
Clirimi i Kotës
E emërtua nga lartësia e pikës. Italianët e quajtën kuota,ndërsa u shqiptarizua Kota. Shtrihej në jug të fushës së Ahmete. Në luftën për çlirimin e Kotës u vranë oficerë dhe shumë ushtarë. Midis viktimave ishte edhe gjenerali E.Goti . U kapën 600 ushtarë robër. 3 0 oficerë. Koloneli M.Kavale. U kap një armatim i madh me pushkë, 20 mitraloz , 2 topa,200 mushka që përdoreshin për transport. U vra Zigur Lelo nga Smokthina Kanan Maze nga Shkoza.
Kanan tu prish bukuria
Kanan Maze
,,Obobo' sec, qenkej Kota, / me e bukur nga Evropa / Bytym mitraloz' e. topa / U vra Ziguri te porta / Të xhumanë në saba / Komita ne Kotëe ra / Shkoze c'u be lakra / cu vra Kanan Mazeja ce mori në nofulla/ Kanan tu prish bukuria / Le të rrojë Shqipëria.
Drashovicë 5 qershor 1920
Luftimet në Drashovicë filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga ceta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten.
Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.
U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u doërzua.
Cet' e Rrezes u vërvinë,/
Kapetan kishne Saline,
Të keq trimn, vetullazine
Majave vreshtave ryne
Me bomb' ne mes e godinë
Tha : Ne tel corra kercine,
Për të mos trembur shokërin
ATJE TE HANI NE GRYKE
Atje to Hani ne gryke / te ura ne Drashovice, / Që1lon topi Italisë / Ka nijet qe ta vithise /Komision' e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdan / Italia me Junane / Te keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
LUFTA E LLOGORAIT
Në këtë luftë morren pjese çetat e fshatrave Lepenicë , Vranisht, Tërbac, Radhim e Dukat. Kau luftimet vazhduan tre ditë. Ushtria italiane mbrohej nga fortifikatat e ndërtuara gjatë Luftës së Pare Botërore. Në luftë mori pjesë edhe Heroina e Popullit Sado Koshena.
LUFTA E GJORMIT
Morrin pjese çetat e Gjormit dhe e Tragjasit. Pas disa ore luftimesh, ushtaret e armikut së bashku me komandantin e tyre u detyruan të dorëzohet.
SULMI MBI VLORË
Sulmi mbi qytetin e Vlorës filloi në orët e vona të 11 qershorit 1920
Pushtuesi vuri në përdorim artilerinë dhe prezhektorët . Heroizmat e luftëtarëve të çetave shqiptare treguan heroizma në ullinjtë e Babicës, qafen e Kociut, kalanë e Kaninës. Selam Musia vritet në ullishtat e Vlorës.
Selam Musai
Cu shkule nga Drashovica
Lule more Selam, lule,
Me nja dy-treqind komita,
Bëre poshtë nga Babica
C,ju hodhe topit nga gryka
Me nja dy-treqind komita
Bëre poshtë nga Babica
Cju hodhe topit nga gryka
Cu the shokëve :”Mos u trembni”
Se ska cna bën breshkaqeni.
Në mëngjes çetat shqiptare përparuan dhe hynë në qytete të përkrahur nga banorët .
Andej bomba e ballon mitraloz edhe vaporë / Këtej një flamur valor / Udhëtonte për ne Vlore. / Andej dinamit e topa / Njëmij gjyle në një ore,/ Këtej një pallë copa- copa, / Dhe një kobure-në,dore. /Ai rreth e rrotull hekur/ Ha e pi e vish e ngjish / Ky dhe kurrë për të vdekur / E fshin gjakun me këmishë.
17 gusht 1920
Ushtria pushtuese filloi tërheqjen nga Vlora në Skelë drejt Italisë. Luftëtarët shqiptarë liruan 1400 robër që mbaheshin në Vajzë dhe Tepelenë . Qeveria e Tiranes dërgoi forcat e xhandarmërisë duke marrë në dorëzim qytetin.
3 shtator 1920
3 shtator 1920,luftërat me flamurin kombëtar hynë Vlorën e çliruar.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen