UJVARË MALLI
Thellohen mendimet, sytë lotojnë çdo natë,
Gurgullimë si ujvarë lumi, rrëkëllehet nga lart.
Nganjëherë ëndrrat e trishta përmbyllen me gëzime,
Por ndjenjat e trazuara e gërryejnë zemrën time.
Buqetë lulesh lloje-lloje, shpesh në ëndërr më dhuron,
"Befasia Magjike" plot mëshirë gjumin ma ngacmon.
Në pranverën e luleve gjumi miklon ëndrrat që trazojnë,
Varësisht ngrohtisë shpirtërore, fusha e male blerojnë.
Shpresa e durimi tutje më premtojnë synimin e ëndrrës,
Si dy pëllumba të bardhë, ëmbël do ia themi këngës!
KUJTESË IDILIKE
Kopshtijeve blerake kishim pikë takimin
Për fat-jetën e ikur zgjatnim kuvendimin.
Atëbotë ishte qështje të ëndërronim lirinë,
Labirintheve të jetës synonim ardhmërinë.
Kaloi kohë e gjatë me mallë e kujtime,
Larg atdheut të shenjtë rënkonte zemra ime!
Në kopshtie pemësh ndodhën befasi,
Me agun e ditës së re shpërthyen mrekulli.
Kopshtijeve blerake lule - aguliçe kanë çel,
Idilikë e zemrës me peisazh - Pranverë.

PËRFOLJA E ËNDRRËS ME LULE
Sa më kaploi malli, për lulet me plot erë,
Kur më pushtoi halli në këtë lule - pranverë.
Mallë pësoi pranvera, rënkuan hallet më vete,
I buzëqeshi verës fati, më dhuroi aromë jete.
Kështu vërtetë vera solli shumë të mira,
Shëndrroi jetën time në kopsht me trëndafila.
Traumat u flakën dhe ëndrra më zgjoi nga gjumi,
E liga u tret shpejt si flatrimi me krah pëllumbi.
Ëndrra gjumin ma trazoi, edhepse një minut zgjat,
Urrejtja u zhduk kur lulja e kujtesës hapi krahët.
Vërtetë në jetë lule isha e lule sërish mbeta,
Mbi krahët e ëndrrës lumturinë shpejt e gjeta!

SHOH NJË PIKË DRITE
Loti në qepalla më rëndonte,
Shikimin ma mbuloj një tis drite,
Sa shpejt më përmendi një valëz deti.
E molisur, shpirtthyer, pa gjum në sy,
Vend i panjohur, vetmia po më trishtonte,
Dhe valët e detit më freskuan ndjeshëm.
Vajta aq larg të shuaj mallin,
Ahh… ishin shqetsime mjaft të rënda,
Asnjeri nuk takoja të çmallem një çast.
Si në magji u hap një pikë drite,
Nje zog i bukur p0 ia thoshte këngës:
Përjetësisht do këndoi vetëm për Ty!
Aromë deti më pushtoj në deje
Dhe u bëra një me këngën e zogut,
Shoh një pikë drite.

KUR LULEVERET BLEROJNË
Sikur moti i vranët i merr dritën diellit,
Dhe shiu në tërë anët i sjell hijen qiellit.
Jetë mërgimtari ndërron hap shumë shpejt,
Stuhi e rrëmbyeshme e përmbys gjithë atë jetë.
Por prap del ylberi me të bukurat ngjyra,
Fryn aromë jugu - hareshëm buzëqesh fytyra.
Sërish del dritë tjetër, vezullon një shkëndi,
Luleveret kthejnë jetën në mal e në vërri.
Nis jeta nga e para, nis filli i gëzimit,
Vetëtinë dritë majëmali dhe i hap rrugën zgjimit .
Nis këngë zemre dhe dashuria rrjedh në deje,
Gjithkah lulevere blerojnë mes meje e teje!
Kështu mërgimtarët hapërojnë drejt ardhmërisë
Me kurora lulevere i ngrejnë himn dashurisë!

DËGJOJ KËNGËN E BILBILIT
Nexhmije Pagarushës
Nexhmije Pagarushës
Dëgjoj këngën e bilbilit
Dhe ndiej frymën e gjakut
Zëri merr dhenë kaltërsive
Në pambarim
Shpërthen malli i bilbilit
Tinguj zemre marrin udhët
Fushave blerake të vendlindjes
Dhe shpërndajnë tinguj dashurie
Bilbili i këngës po vie
Edhe këtu në folen e zemrës sime
Atdheut t’ia nis rrufeshëm
Buqetën e këngëve plot mallëngjim
Dhe ndiej frymën e gjakut
Zëri merr dhenë kaltërsive
Në pambarim
Shpërthen malli i bilbilit
Tinguj zemre marrin udhët
Fushave blerake të vendlindjes
Dhe shpërndajnë tinguj dashurie
Bilbili i këngës po vie
Edhe këtu në folen e zemrës sime
Atdheut t’ia nis rrufeshëm
Buqetën e këngëve plot mallëngjim
MALLI DJEG PËR VARGJET
Din Mehmetit
Poeti u këngon kohërave, jetës e dritës
Dhe derdh këngën fushave, maleve...
Sjell pranverë në shpirtin e dashurisë.
Vargje-gurgull rrëshqasin mbi ditën e re
Dhe flasin me gjuhën e mallit të atdheut,
Breznive ua trason ardhmërinë.
Kurrë nuk vdes poeti, sa vdes kënga e dritës,
Atje ku ëndrrat shkrëptijnë shpresa,
Vargu merr flamurin e ardhëmerisë.
Poeti ka planetin e vet të fjalës,
Ka blerimin në shpirtin e dashurisë,
Vdekja nuk ka fole në shpirtin që shpërndan dritë!
(Prezentuar ne librin poetik "Pavdeksia e poetit" qe i kushtohet Din Mehmetit.)

BEKIMI I NËNËS
(Botuar ne Antologji "LOTETE E VIRGJER!")
Nën dritën e hënës, buzë lumit gurgull,
Kujtoj fjalët e nënës, me buzët plot shkrumb.
Mbaj në mend fjalët kur më tha atbotë:
-Nëse ke një hall, dhimbje, a një brengë,
Vështro kujdesshëm cilës rrugë po vjen?
Kujdes atë rrugë, kah shpie, kah shkel,
Se e papritura shpejt si kockë në fyt ngel.
Hëna ndrit natën, dielli rrezaton ditën,
Dëgjo fjalët e zemrës – një mesazh për jetën
Fjalë që freskojnë shpirtin dhe trasojnë të vërtetën.
Dhe një thënje e lashtë, si rrufe nga qielli:
“Kurrë mos thuaj këmbngultas se je më i miri,
Nuk është jetë njeriu gjithmonë si "një prilli!"
Vërtetë dëgjova fjalët e nënës, bekimin e saj,
Në ballë më rrezatoi dielli – nisi ditë e bardhë

SHËNIME PËR AUTOREN
Shadije Hotnjani u lind në Tërrnocin e Madh
të Bujanocit. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, vazhdoi në të
mesmen dhe të lartën në Gjilan të Republikës së Kosovës.Rrjedh nga një familje e arsimuar në breza, ku shquheshin
për arsimimin e gjeneratave në rrethinën e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe
Medvegjës.Tash jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë, ku punon Mësuese-udhëheqëse e kurseve të Gjuhës gjermane-gjermanisht për të huajt.
U kualifikua në Goethe-Institut e.V. Projekt DfaA-Deutsch
für ausländische Arbeitnehmer. Është e punëuar te VHS-Volkschochschule,
München.
Poashtu zhvillon aktivitete edhe si Përkthyese në Instuticionin Bayerishes Zentrum, për drejtimet e mjeksisë dhe enteve sociale.
Poashtu zhvillon aktivitete edhe si Përkthyese në Instuticionin Bayerishes Zentrum, për drejtimet e mjeksisë dhe enteve sociale.
Aktivitetet tjera:
-Iniciatore e parë për formimin e Shoqatës së Gruas
Shqiptare në vitin 1999 në Mynihun e Gjermanisë.-Ish-Kryetare e SH.G.Sh. dhe nënkryetare deri më sot.-Anëtare e rregullt në Grupin e Gruas Migrante në Mynih.
-Anëtare nderi në bashkëpunim me Departamentin e Gruas Islame në Mynihun e Gjermanisë.
Krijimtaria:
Është prezantuar në Librin me poezi dhe shkrime tjera për Din Mehmetin, hartuar nga Halil Haxhosaj, me titull “Pavdekësia e poetit” – 2011.
Poashtu në Antologjinë poetike “Lotët e virgjër” -2012
“Ujëvarë malli” është Përmbledhja e parë e poezive, e cila pas një periudhe të gjatë krijimtarie vjen tek lexuesi me një përzgjedhje të kujdesshme nga e gjithë krijimtaria e saj poetike për dekada me radhë.
Vazhdon të shkruaj poezi për tërritur dhe fëmijë, ku si tematikë preokupuese ka dashurinë për atdheun dhe plagën e mërgimit, si dy ura lidhëse për jetën që e preokupon në vazhdimësi.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen