Dienstag, 26. März 2013

Fakete Rexha: GERSHETE TRENDAFILASH E SY


GERSHETE TRENDAFILASH E SY

(Vellait tim. URIM REXHA-avokat. E vrane ne oborrin e shtepise se vete. Mengjesin e 26. marsit. 1999. Prag ditelindjeje te 40-te). Banoreve te lagjes sime te femijerise. Gjakoves qe me rriti e me mesoi te mendoj. LAVDI)

Mes nates me barre e mengjesit boje portokalli, veshtrimi yt i topitur. I ngulur thelle, ne bar. Syte ternin shikimin e gjithe qenmes sate. Deri çastin e mbrame. Veshtronin...mendonin...prisnin. Apo, flisnin? Kaq ngulur ne trendafilat gershete. C'kane? Syte s'pergjigjen. As trupi yt shembur perdhe. S'ndjejne me asgje. Dhe, ne kurre s'kemi per ta kuptuar. Kush ishin? Cilet ishin ata bije bushtrash, kriminele? C'te tha zemra yte, e njome, e re, bujare? E syte ç'te pane? Gjate kohes qe s'te dha leje agsholin ta puthje. Agimin qe po te lindte ne balle. As yllin e pare ne dritare mengjesit. Prag ditelindjes sate te 40-te.
Gjakova, 26.mars. 1999. Dielli i ftohte kishte mbjellur kembet deri te shtati me bryme e me vese. Nuancat qiellit, bardhe plumb e boje ametisti. Toka e ndrydhur ane per ane. Pranvera te blerte e kishte hapin. Boje lulemellage e kishte shqetesimin, nisma e pranveres sate te fundit, vella. Nisme e pikellueshme. Te shemben vete te trete oborrit.
Ende matane grilash ne rruge nje drite. Kuarci dridhej, luhatej, endej shetitej nga dora ne dore. Si para pamje burgut. Zbardhnin net e ngrysnin agimet personazhet e kaltra, te egra. Shtazet. E s'kish njeri t'i pyeste pse rrinin e s'shkonin. Edhe cilin prej nesh tani e donin, pas teje?
Lagja Mulla Jusuf, ne Gjakove. Gjakova me krejt gjeografine e saj po shkundte te nates shqetesimin. Shtriqej pikellueshem. Kosoves gjak po i nxirrnin. Eshtrat po ia thyenin e gjithe ç'kishte brenda lekure, rropullite. Agimet i arratisnin gropave qe hapnin e rihapnin. I gjithe frike Cabrati mbi Gjakove. Njerezorja e mundur, e lodhur llahtarit. Ngrysur zbardhte mengjesin femijeria e mplakur brenda dite. Rrudhe me rrudhe ballin mesyente nga frika malin. Cabratit ku tashme flora vdiste para se te rritej.
Ata, i hyne lagjes. Dogjen, vrane, e prene e s'lane gje pa bere. Perveq teje, vella edhe komshinjte tane, djemte e vajzat me te cilet kur ishim te vegjel ne rruge luanim. Ne shkolle shkonim. Te gjithe sebashku u rritem, e qeme femijeri e lumtur.
Oh, vella. Dhe, ende asnje ndryshim qe atehere, sa qem gjalle te gjithe. Asnje dallim mes nesh dhe juve qe rate fli, e s'jeni me pa. As neve qe na degdisen ku afer e ku dherave larg. Asnje ndryshim qe atehere...Perveq duelit te heshtur mes drites dhe erresires. Asnje dallim mes nesh dhe atyre qe ankthin na e mbollen ne shpirt. Shoqe te mjera Kosoves ia bene fatkeqesite. 14. vjet prej atehere qekur ishim gjalle te gjithe. Tokes mendjeholle shqiptare. Ne Kosove. Ende na zhvatin, djegin, e zhbijne. E sa torturues kujtimi ende i gjalle i veteshkaterrimit. Te njerezores nga njerezorja. Kriminelet te lire shetiten rrugeve. Bishat. Pa t'kaluar, pa varre, pa histori. Dhe, ende asnje dallim mes nesh dhe atyre. Qe 14. vjet.
Por, ndashte o vella. E rendesishme eshte ajo qe ne e dham. E jona ishte. Me teper se jeta na kushtoi gjitheçka. C'ishte na prape do ta bejme, ne vend do ta vejme. Si gjithemone. Do ta bejme Kosoven me te bukur se ç'ka qene.
Se pasha Buken. Toke e Qiell. Pasha Lirine e Hirin e qindramijera jeteve njerezore. Te dashura. Te shuara. Atyre, do t'ua veme emrin qe u ka hije. Heredokur. Meqe plotesisht do tu takoj. Atyre qe zemrat na i poçen hellit. I denoft i madhi Zot si ne liber Sodomen. Te tashmes as te ardhmes se tyre, as mjeket mos i gjetshin ilaq. Perveq per ta ngrehur shpirtin e tyre neper therra tutje deri te zjarri. Flake u djegshin si rrenja E pa rrenje mbetshin.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen