Samstag, 12. Januar 2013

Thanas Jani: MILLA BALA



MILLA BALA

1947-2003
(Anëtare Nderi e Klubit "Drita")

U lind në fshatin Çiflig të Beratit. Përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Në vitin 1980 u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe. Anëtare e Lidhejs së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë (1975). Në vitet 1977-1990 ka qenë Kryetare e Degës së Shkrimtarëve të Krujës. Anëtare e KLubit "Drita" prej vitit 2000 dhe Anëtare Nderi e këtij Klubi pas ikjes nga jeta. Ka botuar libra poetikë për fëmijë e të rritur: "Sy e zemër si shqiponjë", "Boçëzat e bardha", "Forca jonë", "Mallëngjime", "Mbretëresha e Egjeut" (U shkrua në vitet e fundit të jetës në ishullin Kos-Greqi, ku Poetja jetonte emigrante së bashku me dy fëmijët. Ky libër u botua pas ikjes të saj nga jeta.
Poezia e saj ishte orgjinale, e freskët, pasqyrë e shpirtit të poetes me dashuritë dhe dhimbjet e kohës.



 
 
DOLLI DASHURIE

Emri yt dyroksh, dy teke rakie,
brenda: zemra ime, pije me fund pije...

Emri im dyroksh, dy teke rakie,
brenda zemra jote, dolli dashurie...

 
 
ETJE

Kur të vij mbi gjoksin tënd,
do mbështetem të gjej prehje,
Brenda teje do bëj vend,
për një jetë që nuk ka vdekje...

 
 
AMANET 1

Pas njëqind vjetësh, kur të vdes,
zemrën mos ma shtini në varr,
pranë jush mbilleni të gjallë,
të çelë lule-poezie dhe trandafilë të bardhë...

 
 
AMANET 2

Kur të vdes, ç'stinë do jetë,
thua dimër apo verë?
Nëse ti më do vërtet,
mbillëm një lule mbi varr...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen