Mittwoch, 16. Mai 2012

POEZI TË DHEMBJEVE PËR DHEMBJEN



POEZI TË DHEMBJEVE PËR DHEMBJEN

Nga: Shaban Cakolli

LULJA LA LULISHTËN – POEZI TË DHEMBJEVE PËR DHEMBJEN

Adem Berisha nga shumë kush nga ne i quajtur (Baca) është njeri i urtër,i mençur me një pregaditje profesionale një intelektual i guximshëm,.krijues me ideale të zjarrta që lidhen me dashurinë e atdheut çështjen e kombit dhe traditës,njeri që me punën e tij na frymëzon dhe me sjelljen e tij prej miku na obligon që ndaj tij të ushqejmë gjithnjë rrespekt e dashuri shpirtërore.Një njeri i qëndresës nëpër sakrifica,mendimtar që shumë i fali arsimit e kulturës,traditës dhe ngritjes së vetdijës për vlerat e kombit dhe gjuhës shqipe,u bë i dashur dhe i rrethuar kudo nga miqët.
Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948. në fshatin Gjurgjevik i Madh të komunës së Klinës. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare por të pastër për nga ideali dhe përcaktimi kombëtar ndërsa si bonjak qysh nga fëmijëria e hershme, u përball me vështirësitë dhe sfidat që sillnin rrethanat e kohës.. Aktualisht jeton dhe punon në Rahovec si punëtor i administratës komunale në komunë.
Shkrimet e tija, kryesisht poezi, i botoi në përmbledhjen “Krenaria dhe pikëllimi” dhe nëpër faqe të ndryshme shqiptare të internetit ndërsa ky është libri i tij i dytë. Në dorëshkrim ka përmbledhjen e tretë “Përballje”. Arti është padyshim njëri nga mënyrat më thelbësore për zbulimin dhe dhënjen e së vërtetës,kurse e vërteta është vlera më e lartë e shpirtit të njeriut.
Poezia për shkak të natyrës së vet specifike shquhet si instrument për zbulimin dhe dhënjen e së vërtetës,në të cilën gjejmë diçka estetike,romantike,zbukuruese.Megjithatë nuk janë edhe raste të rralla,kur poezia synon zbulimin e të vërtetës së hidhur.Poezitë e tilla dalin disi të rënda,tronditëse,tragjike…… Tragjike nga se vet e vërteta për njeriun është e tillë.Miku,veprimtari dhe krijuesi ynë i shquar Adem Berisha është ndërmjet këtyre dy llojeve të poezisë.Ai ka dy libra me poezi:Të parën”KRENARIA DHE PIKËLLIMI”me të cilën poeti Adem Berisha del me një qark preokupimesh.Vetdija e poetit vihet në mbi historinë,bashkohësinë,problemet shoqërore,psiko-sociale, etike…. me një fjalë poezia e tij fund e krye vehej si shenjë e mardhënjeve në mes njeriut dhe kohës.




"LULJA LA LULISHTEN" NGA ADEM BERISHA
Për të shtjelluar temat poetike të librit të tij të parë”KRENARIA DHE PIKËLLIMI”,duhen kohë dhe zgjërim,por ne nuk do të shoshitemi edhe aq nëpër to nga se për te është shkruar dhe lexuar më parë.Po kthehemi pak në librin më të ri të Adem Berishës”LULJA LA LULISHTEN”, përmbledhje kjo që bie në grupin tematik të dhëmbjeve.Karakteristikë e temës qëndreore del Diellza mbesa e baces Adem,një lule e shkëputur nga lulishtja padrejtësisht,në moshën më të njomë,kur duhej të rritej mes atyre luleve.Eh,një dorë e shkëputi padrejtësisht dhe e ndau nga lulishtja! Problemi jetë-vdekje çështje metafizike të ekzistencës,dhembja,vetmia,shpresa,shfaqen si vargje tematike që deri në fund lidhen me një temë bazë.E vërteta që lidhet me këto poezi,është e vërtetë e hidhur,por kjo dhimbje e nxjerrur nga thellësia e shpirtit të poetit,dhimbje e cila rrokulliset,proteston,gjëmon mbi vargje,dëpërton dhimbshëm në brendinë e lexuesit,dhe lexuesi ndanë dhimbje me poetin.
Pra libri “LULJA LA LULISHTEN”është një traktat mbi dhimbjen,një dhimbje e thellë që lidhet me mungesën e më të dashurit.Ajo e nxitë poetin për një meditim,për të paraqitur dramën shpirtërore,me një ligjerim konkret,i liruar nga figuracionet e tepruara,por që fund e krye është i veshur me një petk të bukur poetik.Situata jetësore ndeshet me dramën e shpirtit të poetit,ku poeti përballë dhembjes qëndron burrëror,i palëkundur.Është një dhembje regjinë e së cilës e ka bërë jeta,kurse regjistrues dhe gjirues është vet poeti.Lidhshmëria e temes plot dhimbje është Diellza Berisha ajo lule më e bukura e lulishtes. Autori nxjerr dhembjen dhe vargëron poezinë,poezinë për poezinë,ku leximi i poezive bëhet përmes dy rrafsheve paralele.
Libri është i ndarë në dy cikle.Në ciklin e parë vet poeti është vetja e parë,që shkrou tematikën e dhembjes të një engjëllushke.Tek ky cikël më së miri na del një mesazh i fuqishëm,një porosi engjëllushke:

Më duani, më kujtoni, por të mos më qani
në zemrat tuaja, përherë të më mbani.
Më mbani në përqafim sikurse dikur
kështu ishte fati im, kurrë i pa imagjinuar.
Do më keni pranë vetës sa herë që më kujtoni
prapë t’i buzëqeshni jetës, atë duhet ta jetoni.
Po derdhet lot për mua, nga vetja do më largoni
qëndrimin në parajsë do të ma vështirësoni.
Nuk dua të ju shoh asnjëherë të mërzitur
mallin për mua mos mbani, si zjarr të fashitur.
Trupi im i njomë, i qetë prehet këtu
ku herët apo vonë do të jeni edhe ju.
Këtë jetë që po rifillojmë, këtu në përjetësi
tok do e jetojmë, s’ndahemi dot përsëri.
Shmangni hidhërimet që kishit në atë botë
kthehuni gëzimeve, serish këtu do të jemi tok.
Kur mbi ju diçka shndrin si rrezja
padyshim jam unë, engjëllusha Diellza.

Së bashku për Diellzen shquhet një poezi e bacës Adem,nga se ai edhe vet i rrethuar mes miqëve dhe krijuesëve të cilët ushqejnë rrespekt dhe dashuri për te,u bë pjesë dhimbje dhe rrespekti për ta,ku bashkarisht ndanë dhimbjen për të e përballuar më lehtë,ku cikli tjetër i librit i tëri fillon dhe përfundon në shenjë të dialogimit të poetëve tjerë me poetin Berisha,të gjithë së bashku një dhimbje për Diellzën,një forcë dhe rrespekt për bacën e nderuar z.Adem Berisha. Nga këtu për lexuesin po shkëpusim një poezi

Me shume dashuri për ty
Gishteza/Sonila Memoci, Belgjikë
Z E M Ë R B A R D H A
Do doja të thosha dy fjalë:
Jeton në zemrat tona
E bukur si gjithmonë
Lloj i veçantë në botë
Zemërbardha jonë
Ah …..jetë e padrejtë.

Krejt për në fund po paraqesim falemnderimin që ndanë baca Adem për bashkëpjesëmarrësit e librit të tij:

Nga: Adem Berisha

Titulli: FALENDERIM PUBLIK PËR SHKRUESIT RRETH DIELLZËS
FALËNDERIM PUBLIK
Unë si gjysh i Diellzës, emri i të cilës tashmë është bërë i njohur për lexuesit e faqeve shqiptare të internetit falë shkrimeve, poezive dhe publikimeve tjera të vëllezërve dhe motrave shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe mërgata shqiptare anë e kënd Evropës e Amerikës, sot karshi gjithë atyre shkrimeve lexova edhe poezi mjaft impresionuese nga fëmijë 12-13 vjeçar, moshatarë të Diellzës : Arlind Gashi nga Lipjani, Edona nga Prishtina, Erëmira Masha nga Bristoli në Angli, Mirzana në SHBA etj, etj. Veçanërisht më bëri përshtypje letra e humanistit amerikan JOE nga SHBA i cili ishte interesuar për engjëllushen tonë dhe nga të njohurit ka kërkuar sqarime e pastaj më është drejtuar me letrën e tij. Unë këtë e kuptoj jo vetëm si ndjenjë të z. JOE por edhe si kulturë, virtyt dhe humanizëm të popullit të Madh amerikan të cilin për të gjitha, nga zemra e falënderoj.
Edhe shkrimet e të rriturve si Besnik Ahmeti, zonja e nderuar Këze (Kozeta) Zylo nga New Yorku, Alma Papamihali e mërguar në Gjermani, Dardan Gashi, Loresa Berisha, Naser Gashi, Shaban Cakolli, Arjola Ziu, Mirjeta Shala, Xheladin Hmza, Agim Metbala, Irena Haska, Sonila Memoci, Ferit Ramadani, Lediana Kapaj nga Franca etj etj, të bëjnë që qartë të kuptosh ndjenjën e madhe të dashurisë, solidaritetit e humanizmit të shqiptarëve, ndjenjën e dhimbjes dhe bashkndjesisë së tyre kur dikush është në hall. Këto, si edhe shumë të tjera, janë virtyte të larta njerëzore që stolisin popullin tim prej shekujsh.
Llava vullkanike e emocioneve të shkruesve për Diellzen, karakterizon shpirtmadhësinë e këtyre vëllezërve dhe motrave të nderuara. Diellza jonë, tashmë e përbashkët, është bërë synonim edhe për humbjet e shumë diejve dhe diellzave tjera shqiptare për të cilët/at unë lutem qe të kenë të lehtë dheun e tokës së tyre amnore dhe i përmotshëm të jenë kujtimi për ata/to ndërsa të dashurit e tyre sa më lehtë të përballojnë dhimbjet.
Në dorën time të vockël e të stërlodhur nga mosha, sëmundja por për më tepër nga dhimbja, është vetëm mundësia qe të bëjë këtë falënderim publik për të gjithë ata që bashkëndjen dhe në çfarëdo forme më ngushëlluan mua dhe familjen time.
Sot në prag të përkujtimit me rastin e trevjetorit të ikjes së engjëllushes Diellza nga kjo botë, në prag të 28 qershorit fatal, unë nuk kam tjetër mundësi që shokëve, miqve e gjithë dashamirëve tua shpërblej gjithë atë që kanë bërë dhe po bëjnë në vazhdimësi por, vetëm do të lutem që zoti i madh me gjithë fuqinë dhe të mirat që ka, të gjithë t’i shpërblejë.
Shkrimet e gjithë shkruesve për Diellzen të cilat janë bërë pjesë e shkrimeve të mia në përmbledhjen “Lulja la lulishten”, si dhe ky falënderim publik, le të mbesin një kujtim i përmotshëm për tërë kohen sa edhe do të jetojë kujtimi për Diellzen.
Ju falem nderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve, i juaji Adem Berisha.
Për në fund ne krijuesit të shquar dhe shumë të rrespektuar Adem Berishës i dëshirojmë shëndet,shumë libra tjerë që nuk kanë
të bëjnë me natyrë dhembje,por gëzimi dhe lumturia

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen