Kullat janë një ndër tipet e banesave popullore shqiptare,kryesisht të veriut,duke përshirë edhe Kosovën.Ato janë zhvilluar në zonat kodrinore e malore të vendit.Megjithëse kulla është zhvilluar e përhapur në trevat relativisht të veçuara,ka ruajtur krahas tipareve të përbashkëta kombëtare,edhe elemente,veçori e trajtim lokal si rezultat i zakoneve dhe dokeve të krahinave të ndryshme,duke u dalluar veçmas kullat e Nikaj Merturit,Dukagjinit,Valbonës,K
Kulla si tip banese popullore fshatare,dallohet nga tipet e tjera të banesës popullore,për karakterin dhe funksionin e saj të theksuar mbrotjës.Kullat ndërtohen zakonisht në pika dominuese dhe më strategjike,në majë të kodrave dhe shkëmbinjve të thepisur,si kështjella të vogla,të izoluara dhe larg njëra –tjetrës dhe për më tepër edhe kur tereni I lejon,nuk rrethohen me mure ( avlli ).
Të gjitha këto kërkesa të kësaj banese me karakter mbrojtës,janë për të dominuar zonën për të patur të lirë shikimin në të gjitha drejtimet.Jo rrallë kullat takohen edhe të grumbulluara si pasojë e rritjes së familjes ose fisit,duke ruajtur karakterin dhe kërkesat për të mbrojtur kundër çdo të papriture.Kërkesat për mbrojtjen e kësaj banese e kanë detyruar mjeshtrin anonim popullor t’I ndërtojë kullat deri kaërkatëshe me murë të fortë e të gjera prej guri.
Ndërtimi I kullës
Qoshet e kullës,hapësirat e hyrjeve dhe dritareve,frengjitë e dala për mbrojtje,janë punuar e gdhendur me mjeshtëri,art dhe teknikë të përsosur.Trajtimi shurdh i mureve,i hyrjes së harkuar dhe me përmasa minimale,i dritareve gjithashtu të harkuara,të pakta në numër dhe të vogla në përmasa në katin e parë,të cilat në katet e sipërme vinë relativisht duke shtuar në numër dhe në përmasa,në mënyrë të pandjeshme,ia theksojnë akoma më me forcë karakterin e mbrojtjes dhe origjinalitetin e kësaj banese karakteristike popullore në Shqipërinë veriore dhe ne Kosovë.
Kati i parë shfrytëzohet për të strehuar bagëtinë,ndërsa katet e sipërme për banim.Në kate ngjitet me shkallë druri, e cila në disa raste përbëhet prej një trungu të vetëm të dhëmbëzuar në formë shkalle.
Dhomat e banimit janë të mobiluara thjeshtë me orendi popullore të punuara me dru dhe shpesh të gdhenduar me motive floreale gjeometrike ose të kombinuara.Në faqen kryesore të dhomës përballë shkallës,vendoset oxhaku karakteristik me përmasa të mëdha.Në përgjithësi këto ambiente janë të errëta dhe ndriçohen vetëm nepërmjet dritareve të vogla dhe të frengjive të mbrojtjes,të cilat lihen në të katër anët e ambienteve.
Lindja e kësaj tip banese popullore është e hershme,si rezultat i nevojave dhe i kërkesave për mbrojtjen e trojeve të tyre.Sipas studimeve,kulla ka ekzistuar edhe më përpara se shpikja e armës së zjarrit.
Kulla,si tip banese flet edhe në emër të histoisë,pasi nuk ka duruar t’i mohohet liria.E në fakt këto treva ku është përhapur kulla,nuk iu nënshtrua kurrë pushtuesit turk.Ata gjatë pesë shekujve tentuan disa here t’i nënshtrojnë këto zona,por nuk ia arritën qëllimit.
Ndaj kulla përveçse vlerave arkitekturore ka edhe vlera historike .
Marrë nga ARENA në FB
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen