Donnerstag, 15. März 2012

CIKËL POETIK NGA RRUSTEM GËRGURI

DILEMË
 
Kah të shkohet sot
Përditë
Hynë në dhomë pritja
Ulet
Dhe në mua shikon heshtur
Unë lëshoj ëndrrën
Dal nga vetja dhe nisem
Dorë për dore me shpresën

Kah të shkohet përditë
Më këtë mëdyshje
Aq trishtuese!




GJIRIT ARBËROR 
 
Sa mrekulli t`i tubosh
Fjalët e miqëve
Pranë vetes - mbi tavolinë

Si lulet apo bredhin
Që në qetësi të bardhë
Ta kemi bisedën

Veç bardhësia e zemrës
Gjirin arbëror
Midis njerëzve tanë

Në këtë largësi malli
Ma kujton dhe ruan

Etninë e copëtuar !
 
 
 

 MADHËSHTI

Cilado maje lapidari
Gisht tregues i Kosovës
Që di të prijë
Në roje atdheut

Dhe…lirisë së tij!
 
 
 
 
 

 DRI I BARDHË,DRI I ZI 
 
Lumë
Ti rrjedhë përjetshëm
Damarëve të mi
Gurgullimë gjaku
Ëndrrave mëngjesore
Do t`i ofroj brigjet
Me urën e pulëbardhave
Për ata që s`i kaluan
Valët tuaja
Për ata të cilëve
U mbetën plagët
Pa shërim
Sytë do t`i bëj shpellë
Përjetësie

Në klithmë mëngjesi
Vështrim i hapur dukagjinas
Relievit arbëror
Dri i Bardhë-Dri i Zi
Valë e ngrohtë
E shpirtit atëror...
 
 
 
 

TRISHTIM KOHE 
 
Pa miklimin e qortimet
Mallkimet tua të bardha

Do t`isha i pagojë
Krejt memec
Moj, nënë …

Shtrigat,
Lugetërit me të cilët
Më frikësoje
Të bëja gjumin e rritës

Tani përditë rrita ime
- i sheh
O,çfarë janë moj nënë!

Shumë larg në pamje
Nga trishtimi i butë
I thirrjes sate
Për një sy gjumë

Ata nuk thërrasin
- Tinëzisht vijnë
E bëjnë të veten…
Mbyllin sy, bëjnë
- gjëmën!
 
___________________
Marrë nga ARENA në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen