Mittwoch, 16. Mai 2012

Agim Gjakova: Nana


 NANA


Kur nata vjenmë zë me duart e kryqëzuar në kraharor
më terratiset mendja,
më dridhet buza,
më njomen sytë,
më shungullojnë veshët,
më meket goja
vështroj e nuk të shoh
shtrij dorën e nuk të prek
të thërras e nuk më përgjigjesh
drithërimë, zjarrmi, ftohtë akull
ngarend, të të arrij
por
ooo...
është hija jote biiiiir...

Hëëëëëë!

Kur nata vjen
shpoj terrin
më cingërisin yjet
shemben muret e shtëpisë
lëviz pragu
rrapton dera
përplasen dritaret
vrapoj të kap erën
ta shkrij borën,
ta mejë shiun
më bren, më ngjeth, më shkokëlon, më ndrydh
përpëlitem, gjunjëzohem
hap krahë të të shtrëngoj...
më mbështjell, më ngroh, më përkëdhel...
ooo
është hija jote biiiijë...

Hëëëëëëëëë!

Dhe vjen agimi
regëtimë në kraharor
dy vocërrakët që latë
m’í mbledhin copat
e zemrës së coptueme.


Mesnatë, 8 maj 2012


_________________
Poezia e titulluar ‘’ NANA’’ e autorit Agim Gjakova është shpallur poezia më e mirë e lexuar në mbrëmjen e 48-të në mitingun e poezisë në Gjakovë.

Solli për "ARENA": Sylejman Aliu

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen