Dienstag, 29. Mai 2012
Ramiz Selimi: Ç'POPULL JEMI?!
Qelizat komuniste duhet të vdesin, që të ndryshoj populli shqiptarë
Nga Ramiz Selimi
Të rrojnë sunduesit dhe shërbëtoret e tyre! Vdekje atyre që luftuan kundër sunduesve, ata janë tradhtar! Çmenduri të them kështu apo? E po kështu po thonë shumica e shqiptarëve!
Jemi populli me i prapambetur në regjion ekonomikisht dhe politikisht, vonë se do të dalim nga këto kurtha, është më se e sigurt. Problemet politike assesi nuk guxojnë të jenë arsyetim për gjendjen e tanishme ekonomike. Kush na ndaloi të hapim Minierat, Fabrikat, Uzinat, etj...? Kush na ndaloi që Bashkimi Kombëtar të filloj nga ekonomia? Kush na ndaloi të rregullojmë shëndetësinë? E plot pyetje tjera që na vendosin para pyetjes se, a jemi ne popull servil, apo na mungon dituria. Politikanët e sodit po veprojnë njëjtë me termin e njohur “Përçaj dhe sundo”! Ashtu kanë bërë pothuajse të gjithë pushtuesit duke filluar nga Romakët, Turku, Greku, Sllavi, etj.
Ankesat pa veprime
Shqiptarët si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë ankohen se nuk i kanë kushtet e mira, në veçanti në Kosovë, ankohen se nuk kemi një shtet si duhet, se Mitrovica është e ndarë, ankohen se politikanët s’po punojnë për popull, se politikanët po vjedhin, se s’kanë punë, pare, ujë, rrymë, etj, etj.
Por çudia më e madhe me ketë popull është se ky popull në njërën anë ankohet që nuk ka kushte të mira të jetesës dhe se politikanët nuk po punojnë për një mirëqenie të mirë, sociale, ekonomike, politike, kombëtare etj, kurse në anën tjetër nuk e ndërmerr as hapin më të vogël për të ndryshuar gjendjen.
Pse populli nuk reagon? Pse nuk kanë kurajë- guxim ti kërkojnë të drejtat e veta? E pse është kështu ? A mos është kjo pasoj e okupimit të gjatë që kishim, apo jemi mësuar gjithmonë të jemi të robëruar, kurse tani që kemi një gjysmë lirie, jemi të kënaqur që shkopi nuk po na godet më në kokë.
Është e vërtet që tani goditjet me shkop kanë mbaruar, por gjithashtu është shumë e vërtet që tani po na godet papunësia, varfëria, po na godet veriu i Kosovës, po na godasin krimi, korrupsioni e dallavere tjera të ndryshme.
Komunizmi mos të kujtojmë se na bëri njerëz, apo pushtimi serb, ata na hoqën mundësinë dhe aftësinë për të kërkuar atë që na takon. Këto gjera kanë prodhuar në popull mosbesimin në vetvete duke krijuar idenë që janë të pafuqishëm, shihet mjaft qartë kjo anemi edhe tek të rinjtë e sotëm.
Propaganda, ndërkombëtaret dhe ndarja e jonë e kanë vendosur popullin në gjumë!
Në lidhje me këtë temë duhet përmendur tre komponentët kryesorë të cilat janë interesant si, “propaganda” e madhe që po bëhet nga të gjitha anët për të vendosur popullin në gjumë. Pastaj rrol vendimtarë në ketë drejtim janë duke luajtur “ndërkombëtaret” me fjalitë e tyre dykuptimshme për të sunduar në formën e sundimit modern. E treta si pika kyçe që është në këto zhvillime është “ndarja e kombit” në shumë shtete.
Lufta speciale e quajtur propagandë, fatkeqësisht i është servuar dhe ende po i servohet Kombit Shqiptar në të gjitha territoret e tyre kudo që jetojnë dhe që për momentin për fat të keq po zë vend tek një pjesë e konsiderueshme e popullit tonë si ne Kosovë, si në Shqipëri, e gjetiu.
Në Shqipëri edhe pse mendohet që janë dy lider që kundërshtojnë njeri-tjetrin kinse për të mirën e vendit, edhe pse në shikim të parë, edhe pse në përshtypje të parë mendohet se janë dy parti politike, , kinse për të ardhmen e vendit, kinse për të mirën dhe të ardhmen e popullit, ata në fakt janë bashkë, por vetëm kundërshtimi i tyre bëhet për interesat e tyre personale, për interesat e tyre partiake dhe asnjëherë nuk bëhet për interesat e popullit, për interesat e vendit, për ardhmërinë e popullit dhe të vendit.
Dreka dhe para kesh për Mësimdhënësit!
E në Kosovë ka propaganda edhe më të shumta të cilat me të vërtetë e vënë popullin në gjumë, bile shumë - shumë të thellë. Propaganda në Kosovë ishte dhe është lufta me speciale dhe më e tmerrshme se sa vet lufta që ishte gjatë viteve 1997-1999.
Secili pushtet i ka format e veta të propagandës. Pushteti i tanishëm në Kosovë ka zgjedhur komplet një formë tjetër nga ato të kaluarat. Duke e ditur që mësimdhënësit kanë ndikim tejet të lart në popull, rregullisht para zgjedhjeve, para ngjarjeve me rëndësi, shtron dreka falas dhe u jep para“kesh” në dorë. Kjo formë po tregohet shumë e suksesshme për pushtetarët, kur dihet se çdo lagje, fshat ka intelektualët e vet, që për të mirat materiale të përfituara janë të obliguar ta propagandojnë pushtetin si më të mirin për të cilin duhet votuar dhe më ketë ata e vënë popullatën në gjumë. Besoj që e njëjta gjë ndodhë edhe në Iliridë dhe gjetiu tek kombi ynë. Tani vetëm forma ka ndryshuar, kanë ndryshuar njerëzit servil duke i ndërruar pozitat. Marrim shembull një fshat në Kosovë, kur në vitet e 70-ta ishin dy të punësuar që posedonin libreza komuniste, me dy të punësuarit e tanishëm nga ky fshat në arsim, për të vërtetuar gjendjen e pandryshuar për 40 vite në punësim. Përderisa në kohën e pushtimit serb taksat mblidheshin me anë të shkopit e forma tjera, tani ato nuk kërkohen me ngulm nga pushtetarët, por në anën tjetër kemi maskat që detyrojnë kompani e njerëz tjerë të paguajnë haraç për njërin apo tjetrin krah politik.
Ndërkombëtaret i lidha këtu , sepse kjo propagandë e madhe që bëhet dhe ju servohet shqiptareve anekënd vijnë bash edhe nga ndërkombëtaret. Ka qarqe ndërkombëtare që janë kundër Kombit Shqiptar dhe përmes politikanëve servil ndaj këtyre qarqeve, mundohen ti mbajnë shqiptaret në gjumë për të vetmen arsye, e ajo është që shqiptarëve si në Kosovë, si në Shqipëri, si në Iliridë, si në Luginë të Preshevës, ta ҫ’orientojnë drejtimin drejt zhvillimit Kombëtar, duke i vë mjegull para syve të tyre kinse shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë bashkë ekonomikisht dhe nuk janë të aftë të jetojnë bashkë. Ndërkombëtaret janë rojet për të kontrolluar zbatimin e direktivave të tyre nga servilet.
A jemi një popull servil?
Shtrohet pyetja, a na mungon vetëdija politike dhe qytetare? Për vetëdije kombëtare as të mos flasim..., ajo që mund të thuhet me plot gojën, jemi një popull servil, sa që ky servilizëm kapërcen përtej çdo parimesh normash apo kodesh, ky fakt na vendos në një pozitë inferiore dhe si të tillë shpesh dhe në anën e kundërt të interesave kombëtare. Kjo gjë ka rezultuar negativisht gjatë gjithë historisë sonë , ndërsa për rreth nesh është krijuar një opinion negativ, që të tjerët të mos na respektojnë pikërisht nga kjo ndjenjë inferiore që na ka kapluar! Bile shpesh në shikim të parë të shkon mendja se ne jemi një popull eksperimental, ku të tjerët përfitojnë nga ky inferioritet i shqiptarëve duke na servirur lloj lloj idesh, kurse shqiptarët gëlltisin pothuaj se gjithçka çka i afrohet, pa qenë të vetëdijshëm nëse kjo nesër do i bëjë mirë apo keq.
Shoqëria e vërtet shqiptare i ka rrënjët nga shoqëria ilire, që ishte më e përparuara në të gjithë Evropën. Shumica e krerëve te të gjitha civilizimeve dhe perandorive që kaluan në Evropë dhe Ballkan ishin ilire-shqiptare. Kryeministri i parë grek ishte arvanitas, flota e shtetit grek të sapo krijuar ishte plotësisht e drejtuar nga shqiptarët. Në atë kohe urdhrat jepeshin shqip. Garibaldi heroi i Italisë, që arriti të bashkoj mbretëritë, ishte Arbëresh, ashtu edhe Crispi, kryeministri i parë Italian. Këto i përmenda pasi që nga këndi i sotëm i vështrimit, duket se ne më shumë jemi të prirur të punojmë me apo pa vetëdije kundër interesave tona.
Fatkeqësisht populli jonë nuk u la rehat asnjëherë, domosdoshmëria për të mbijetuar, ruajtur gjuhen dhe kulturën që na është rrezikuar dhe akoma vazhdon të na rrezikohet, ndikuan që ne të jemi në ketë situatë që jemi tani. Një popull që ka peshën e mbijetesës, nuk ka kohë të "emancipohet". Komunizmi ishte një kancer i tërbuar për shoqërinë shqiptare në të gjitha viset. Edhe pse ai është "kuruar" tani ka lënë qelizat e tij ende të pa vdekura, deri sa edhe këto qeliza të vdesin, Shqipëria dhe Kosova nuk do të ndryshojnë.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen