Në Mathausen u mbajt memoriali në përkujtim të viktimave të fashizmit
Nga Ramiz Selimi
Memoriali i këtij viti në Mathausen ishte organizuar nën titullin "persekutimi racist - ishte për të përjashtuar dhe asgjësuar". Në krye të delegacioneve (që ishin renditur në bazë të alfabetit) ju printe flamuri shqiptarë në krye me ambasadorin Dr.Vili Minarolli, kurse atij kosovarë Dr. Sabri Kiqmari që ishte para delegacionit serb, i cili u ankua për pjesëmarrjen e delegacionit Kosovar
Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth 10.000 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje për të përkujtuar çlirimin e të burgosurve nga kampi përqendrimit në Mathausen të Austrisë së Epërme. Të dielën erdhën ambasadorët dhe përfaqësuesit nga rreth 50 vende të ndryshme të botës. Delegacioni shqiptarë në krye me ambasadorin e Shqipërisë në Austri z.Dr. Vili Minarolli ishte i plot, si asnjëherë gjerë me tani, aty merrnin pjesë komplet stafi me atasheun dhe një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga të gjitha viset shqiptare. Aty ishte edhe ambasadori i Shqipërisë ne misionin e OSBE Spiro Koqi,
Z. Dr. Sabri Kiqmari i printe delegacionit Kosovarë, ku ishte i gjithë stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës, aty merrnin pjesë edhe disa shoqata “Bashkimi”, “Dardania”, dhe “Kosova” si dhe bashkatdhetarë të shumtë nga Linz-i dhe rrethina. Pas memorialit të dy delegacionet vizituan shoqatën Kosova Linz
Austria Zyrtare ishte pothuaj komplet duke filluar nga presidenti Heinz Fisher, pastaj kryetarja e Parlamentit Barbara Prammer, Kancelari Werner Fayman , të gjithë Ministrat, anëtarë tjerë të Parlamentit dhe qeverisë dhe shumë anëtarë të parlamenteve që përfaqësoni disa shtete tjera federale.
Me një grup të vogël të të mbijetuarve , filloi kremtimi i këtij memoriali. “Sot është çlirim i madh dhe përkujtim për të gjithë Evropën dhe botën , kur më 5 Maj 1945 nga ushtarët amerikanë u liruan robërit në ish-kampin e përqendrimit në Mathausen”. U tha nga Kryetari i Komitetit Austrisë për Mathausen, Willi Mernyi. “Vrasja masive e njerëzve të padëshiruar nga diskriminimi racial është ende unik në një mënyrë të brishtë në historinë njerëzore, gjithmonë e kaluara e jonë me mbush me turp”, tha në fjalimin e tij të hapjes.
Ai gjithashtu vuri në dukje deklaratat dhe tendencat që do të pasqyrojnë idetë e djeshme të përjetshme: "Fatkeqësisht ne mendojmë se sot ka akoma njerëz të krahut të djathtë që dëshirojnë t’i përsërisin gjërat, ata janë të mbushur më turp, nuk ka ndryshim nëse ai është në stadiumin e futbollit, apo edhe artikulojnë në Parlament, ata janë të mbushur me urrejtje e slogane për njerëzit që kanë vuajtur këtu. Ne jemi mbledhur për të festuar çlirimin, ne kujtojmë viktimat." Tha Mernyi në 67 Vjetorin e çlirimit të burgosurve në kampin e përqendrimit në Austrinë e Epërme.
Ketë kremte e zbukuruan shumë pjesëmarrja e madhe e bashkatdhetarëve shqiptarë me flamuj dhe simbole te dy shteteve, natyrisht vlen për tu përmendur se dy shoqatat “Dardania” dhe “Kosova” me nxënësit e tyre të përgatitur dhe veshur enkas me veshje kombëtare për ketë memorial e bënë që ne të dallohemi më shumë nga të tjerët. Për nga numri pjesëmarrja e italianëve ishte me e madhja.
Pas përfundimit të memorialit delegacionet shqiptare vizituan shoqatën “Kosova” në Linz, ku biseduan me bashkatdhetarët për problemet e tyre.
Në një fjalë rasti ata falënderuan shqiptarët nga Austria e Epërme për punën e tyre të mirë që bëjnë ata në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Gjithashtu ata u falënderuan për punën e paradokohshme në punimet për heqjen e simboleve komuniste në monumentin e Mathausenit.
Së shpejti një monument Kosovarë afër atij të Shqipërisë
Dr.Vili Minarolli ( Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë) tha:“Në radhë të parë i falënderojë shqiptarët që pastruan monumentin nga simbolet komuniste, sot po e shohim një monument të pastër shqiptarë, ju them që këtu se shpejti do ta ketë vendin edhe një monument nga Kosova, që do ta ndërtojnë vëllezërit tanë, ne ju kemi ndarë vendin shtetit të ri afër monumentit tonë. Së shpejti do të kemi dy monumente, e më vonë do të kemi ndoshta një monument të vetëm të përbashkët. Është një nder përkujtimi që ju bëhet viktimave të fashizmit, ku qytetarët tonë u rreshtuan në mënyrë të drejt për të dërmuar bishën naziste, që për fat të keq mori shumë jetesa njerëzish. Kamë mbetur i habitur nga pjesëmarrja aq e denjë e shtetit zyrtarë Austriak dhe pjesëmarrja aq e madhe e delegacioneve nga vende të ndryshme të botes. E ndjeva veten krenarë dhe të lumtur edhe për shkak të alfabetit pasi që ne e patëm nderin të hapim memorialin, por edhe që ne u përfaqësuam shumë denjësisht si kombë shqiptarë, ne u përfaqësuam me dy shtete, flamuri jonë kombëtarë u valëvit dy herë. Ju përgëzoje sinqerisht bashkatdhetarë të nderuar për punën e madhe që bëni në Austrinë e Epërme në mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Mësimi i gjuhës , mësimi i këngëve dhe mësimi i valleve shqiptare siç e pashë edhe sot këtu në memorial dhe në festat e shumta si me rastin e 28 nëntorit dhe të 17 shkurtit, me bënë të mburrem me punën e mrekullueshme të tyre. Komuniteti shqiptar në Austri të Epërme, edhe nga informacionet e z. Sabri Kiqmari edhe nga informacione tjera ehte mjaft aktiv dhe ju përgëzojë për punën e palodhshme tuajën. Bashkatdhetarë të nderuar tani kemi 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, është gjë e madhe shumë të festojmë ashtu si duhet, kemi filluar një festim në të gjitha trojet shqiptare, ne jemi një, flamuri jonë kombëtarë është i përbashkët dhe ai na bashkon të gjithëve, ne jemi pak në krahasim me kombet tjera dhe ne nuk kemi se çka të ndajmë, kemi të përbashkët flamurin, kemi të përbashkët gjuhen dhe kemi të përbashkët zemrën, prandaj gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë”.
Ne përfaqësojmë dy shtete, por ne do të bëjmë organizime të përbashkëta
Dr.Sabri Kiqmari (Ambasador i Republikës së Kosovës në Vjenë) tha: “Më vjen shumë mirë që po e kemi rastin të takohemi se bashku me ju bashkatdhetarë të nderuar nga Austria e Epërme, goxha shpesh. Kjo ditë është simbol i përkujtimit për njerëzit që kanë pësuar nga dhuna dhe egërsia e fashizmit. Kjo ishte një mundësi tjetër për tu takuar me ju dhe ne ketë e bëmë me gjithë dëshirë. Është një punë e mirë që po bëhet në Linz nga shoqatat, e sot e pat se prezent ishin shoqatat “Kosova” dhe “Dardania”, i falënderoi aktivistët e tyre që po punojnë për të mbajtur gjallë idenë e shqiptarizmit dhe idenë e shtetësisë së Kosovës. Juve ju takon një falënderim i veçantë për ndihmën që keni dhënë në riparimin e këtij monumenti. Detyra e jonë është që ne të komunikojmë së bashku, por edhe kolegët e mi ambasadorë janë vazhdimisht të gatshëm, të këmbejmë ide, në të gjitha ato drejtime ku ne mund të ju ndihmojmë. Ketë vit do të jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve për organizimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ne do të kujdesemi që të bëjmë organizime të përbashkëta, ne pavarësisht që përfaqësojmë dy shtete, ne do të jemi së bashku ne organizimet tona kombëtare. Pjesëmarrja aq masive e shqiptarëve në ketë memorial është një shenjë shumë e mirë dhe pozitive, duke i treguar botës se ne çdoherë jemi rreshtuar në anën e drejt, se ne jemi një popull liridashës që asnjëherë nuk kemi qenë agresorë. Shteti jonë i ri nuk do të mund të krijohej pa ndihmën e madhe që kemi pasur nga vëllezërit tonë në Shqipëri, prandaj edhe kjo ndihma e juaj tani në pastrimin e monumentit, hynë në kuadër te një obligimi që kemi për vëllezërit tanë shqiptarë, për ndihmën e madhe që na dhanë atëherë kur ne kishim nevojë me se shumti. Isha para disa ditëve në gjermani dhe bëra nje krahasim mes nxënësve atje dhe atyre nga Austria , te ju them të drejtën ne duhet të jemi shumë më te kënaqur se ata në Gjermani. Mësuesit tanë punojnë mirë pasi që ne kemi kushte më te mira sa ata ne Gjermani. Unë mburrem me juve , me punët e mira që keni bërë, ju e dini që unë e di se për cilat punë e kamë fjalën ( fjalën e kishte për ndihmat në vërshimet e Shkodrës), informoni të gjithë bashkatdhetarët, e sidomos për festen kombëtare të demonstrojmë vlera dhe atribute të një kombi të vërtet me një numër sa me të madh pjesëmarrësish. Ne dëshirojmë të integrohemi sa me shpejt në Bashkimin Evropian si dy shtete dhe atje të bashkohemi së bashku. Faleminderit të gjithëve”.
Fëmijët le të flasin shqip me njeri-tjetrin
Spiro Koci: “Unë përfaqësojë Shqipërinë në gjashtë organizata ndërkombëtare në Vjenë dhe shpesh me ndodhë që kur flas them ,bashkohem plotësisht me ato që tha ambasadori i Bashkimit Evropian, por në aspektin nacional dua të them nja dy tri gjera edhe pse pajtohem plotësisht me ato qe thanë zotërit ambasadorë para meje, nuk do të them se do të shtojë diçka por do të përforcoja ato çka u thanë. Së pari duhet ti nderojmë dhe ti vlerësojmë ata njerëz që dhanë jetën këtu , ata vunë binaret e një Shqipërie, ku do të rreshtohej gjithmonë në krahun e fitimtarit, sot është në krahun e Bashkimit Evropian, në krahun e se ardhmes. Së dyti ambasadat e Shqipërisë kudo në botë edhe ne si diplomat prej shumë e shumë vitesh, kemi punuar shumë për njohjen e çështjes së Kosovës, për të mirën e Kosovës, ketë e kemi bërë se e kemi ndjerë në shpirt, e kemi pas pjesë integrale të detyrës tonë, pra ajo qe e kemi bërë nuk kishte për tu dukur, as për tu njohur që ne e kemi bërë . Ne kështu do të vazhdojmë edhe në te ardhmen, dyert tona të misionit dhe të Ambasadës do të jenë të hapura për juve për mendimet tuaja, për programet projektet tuaja, që ju do të keni në te ardhmen, e treta vura re që përmendët punët e shkollës, unë pashë fëmijët që mbanin lulet, flisnin gjermanisht me njeri tjetrin, do të isha shume me i kënaqur që ata të flisnin shqip njeri me tjetrin. Faleminderit”.
Atasheu i Republikës së Shqipërisë në Vjenë: “Së pari jam shumë i kënaqur personalisht, familjarisht por edhe në kuadrin diplomatik që sot jam në mesin tuaj, jam atashe i shtetit të Shqipërisë, por njëkohësisht e ndijë veten edhe si atashe i shtetit të Kosovës. Ne kemi biseduar me zotin ambasador dhe pikësynimi i jonë është që të promovohet Kosova edhe ne aspektin ushtarak. U preken bukur shume probleme për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës nga Minarolli, Kiqmari, dhe Koci.
Në të gjitha përfaqësimet Evropiane dhe të NATO-s ne po punojmë që edhe Kosova në te ardhmen e afërt të jetë pjesë e familjes së madhe te NATO-s, që ushtria e saj të kalojë nga forca e sigurisë së Kosovës, në forcat e armatosura të Kosovës”.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen