Dienstag, 5. Februar 2013

Rrahim Sadiku: Për të mos harruar



 
Për të mos harruar

Dhe na e morën atë tokë hyjnore,
Vranjë, Leskoc, Kurshumli, Prokuple…
Më të bukurën mbi këtë dhe!

Me të vdekur mbushën fushat,
Vdekjen e bënë një me ne,
E na ndoqën tutje,
Tutje e tutje…
Tashti e dy shekuj,
Të na shtyjnë në Azi,
T’na lënë fare pa Atdhe!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen