Montag, 27. August 2012

Gëzim Llojdia: REPORTAZH NGA FSHATI VAJZE


Reportazh nga fshati Vajze -atje u rrit poeti Ali Asllani

ALI ASLLAN- KRYESEKRETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE,TË ISMAIL QEMALIT



1.
 Fshati Vajzë, Vlorë

Për të shkuar në katundin Vajzë të qarkut Vlorë është një rrugë e vetme,që përshkon e ndan mes përmes zemrën ose shpirtin e Labërisë. Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme,kohën kur erdhi ose më qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga Rrugëtimi dytë merr tatëpjetën në të majtë me një kthesë të lehtë nëpër aksin e vjetër Vlorë-Tepelenë Nëpër këtë aks duhet të ecim. Rreth 10 km e para të udhës u bënë me zift që në fillesën e parë të viteve ’90. Në rrugën e një fshati që ka emër femërore dhe e bukura fare më shkoqur quhet Vajzë . Këtu flitet ka lerë Ali Asllani. I bëjmë një saktësuar fjalës është rritur poeti Asllani.
Po ku ka qëndruar poeti lirik,diplomati i shquar dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani?
Cila është banesa ?Ka një shekull si kufi mes kohërave që rendin të ikin vetiu .”.
Ali Asllani lindi ne qytetin e Vlores, me 20 nëntor 1882 shkruan Dr.Prof B.Gace .Babai i tij, Asllan Sulejmani, nga fshati Vajze, rreze malit te Gribes, u vendos ne Vlore pasi kreu shkollën e larte për teologjinë islame ne Stamboll. Me mbarimin e studimeve u caktua myfti i qytetit. Gjate studimeve ne Stamboll, ai u njoh me Isuf Meminin nga fshati Trevllazer. Kjo miqësi beri qe te martohej me vajzën e tij Hyrie Meminaj. Ali Asllanit i vdiqen prinderit, kur ishte ende i vogel.Duke vijuar më këtë shënim thuhet se Sulejman Rexhepi ne kujtimet e tij shënonte:”Ne katundin Vajze, Ali Asllani e shkoi femijerine ne konaket e Seit Muharremit. Me vdekjen e Seitit u vendos ne konaket e Hoxhe Sulejmanit, i cili i jepte edhe mësime fetare ne turqisht e persisht.,.”z.
Pra kush ka lindur në katundin Vajzë të Vlorës,poeti apo i ati i poetit,diplomatit,politikanit?
Mark Gurakuqi ne studimin e tij monografik “Ali Asllani” sjell të dhëna të panjohura ,ky punim është botuar në librin e Dr.prof B.Gace “Ali Asllani u lind ne Nandor (e jo ne shkurt, si asht dhane ndonjihere) te vitit 1883 (e jo 1884, si asht dhene te “shkrimtaret shqiptare”, pjesa II, faqe 325)1.Ai u lind ne Vlone thotë Gurakuqi,ne nje familje te shpërngulur me kohe nga fshati Vajze, prej nga ishte babagjyshi, qe quhej Sulejman.I ati, Asllan Sulejmani, iku nga Vajza ne Vlone, ne Medrese. A ndoq mesime fetare te nalta. Shkoi ne Stamboll ku vazhdoi dhe mbaroi mësimet ne theollogji.Kemi nga ky autor të dhënat që flasin se i ati i poetit Ali Sulejmani vdiq aty nga viti 1889, kur i biri, Aliu, ishte 6 vjec. Poeti i ardhshëm mbeti me te amen, Hyrine, thotë nga familja Meminaj, ne fshatin Trevllazen, buze Vjosës. Tre vjet me vone, me 1892, Aliun e vogel e gjeti fatkeqesia e dyte, vdiq e ëma. Per te u kujdesen kushërini, Seit Muharremi nga Vajza, e mbas vdekjes se Seitit, Sulejman Kapua (Hoxha), po nga Vajza.
Të dhëna të tjera që ka sjell Y.Bora dhe Q.M thonë se poeti në pushimet e verës kthehej në Vajzë ose në Trevëllazër tek dajot.
Vajza është një fshat që aktualisht gjendet në komunën Kotë në rrethin e Vlorës

Komuna ka në përbërje të saj fshatrat Kotë, Lapardha ,Kotë Vodicë Vajzë Drashovicë ·Mavrovë ·Gumenicë ,Hysoverdhë ,Mazhar · Shkallë-Mavrovë. Katundi të cilit ai i kushtoi edhe një vjershë është 30 km nga qyteti i flamurit,dhe nëse udha deri në qafë të Dushkut shkon përgjatë Shushicës, herë po e herë jo atje kthehet. Edhe banorët kanë dëgjuar se poeti kthehej këtu në katundin e tyre. Poeti është rritur në këtë katund si dhe gjejmë të shtruar faktin tjetër. Kemi sërish një kthim të tij në katundin Vajzë .Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Kohë që përkon në vitet e luftës së dytë. Kemi këto të dhëna të përmbledhura për jetën e tij në katundin Vajzë të Vlora. Në këtë katund ai krijoi edhe poezitë kushtuar Perlat Rexhepit dhe poezia tjetër më e mirënjohur “Hakërrim.1942

Që nga Jugu ne Veri mbretëron një errësirë,/nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,/ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,/dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;/Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,/ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,/ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,/mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde./Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,/të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet/dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë/nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!/Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,/më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”/Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,/sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…/Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,/ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!/Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,/dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’/Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi/që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,/dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

2.
Një poezi e Ali Asllanit për fshatin Vajze:”Ne krye te fshatit ka një deli krua/uj i tija akull derdhet ne përrua/dhe ne krahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i rreptë me uturim e valë/Mu ne mes te tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit si fole fajkoj/fshati babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?Aty ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e rrotull lëmit djamtë heqin valle/nën rap,në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur bedene-bedene/sec i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetullë/që e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia varet në përrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën,vërshëllin përposh…..
Aktualisht fshatin e sotëm të Vajzës unë do ta quaj ,qendër të mjerë ,por me shtëpi të ra një pjesë të reja dhe më punë të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat anës avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën për të shkuar tek shpella është shpellë me gurë të kuqe që rri varur. Poeti Ali Asllanin përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në katundin Vajzë të Vlorës,më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë,më të djathtë,rrëzë përrojt,ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj Beuni,rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës,me një maj si thikë e prehur,ledhe- ledhe,hoje-hoje mjalti kish në gjin e saj fshehur…..
Nderimi për Ali Asllanin në këtë zonë. Një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë.
Gjimazi :”Ali Asllani” gjendet mes një grumbullimi pallatesh të kohës së socializmit në ish-fermës bujqësore të Kotës. Ali Asllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij,fshatit Vajzë ku lindi i ati .Nga jeta politike dhe veprimtaria e këtij personaliteti do të përmend tre raste,ngase e gjithë jeta e tij është zhbiruar sot me botime nga disa autorë.
1- Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914.
2 -Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.
3- Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966. A vdesin vërtetë poetët?

3.
Veprimtaria e Ali Asllanit në vendin tonë,ishte shumë e gjerë,dhe në shumë fusha të jetës politike e shoqërore. Ai dha një kontribut të shquar dhe të pazvëndesueshëm,si intelektual dhe patriot,si pushtetar dhe diplomat,e në të gjitha këto fusha ku punoi,la gjurmët dhe shkëlqimin e tij, si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje të pastër. Duke ndjekur rrefimin e njeriut të poetit Q.Meminaj.Në çdo vend demokratik të botës,thoshte Ali Asllani,institucionet forcohen nga ana e shtetit,kurse qytetarëve iu bëhet e qartë ,se ato duhet të respektohen nga të gjithë.Përveç kësaj, porosiste Kryetari i Bashkisë, nënpunësit duhet ti njohin mirë problemet e tyre,që mbulojnë, dhe që i ndjekin për çdo ditë në mënyrë,që dhe rregullat e ligjet e shtetit,të bëhen shumë të kuptueshme dhe të thjeshta,për tu zbatuar nga qytetarët.Dhe këtë,ai e bënte vet i pari dhe në mënyrë të përsosur.Ja si e tregonte babai im Shuhaip Meminaj,djali i dajos së tij nga fshati Trevëllazër,i cili për disa vjet ,ka punuar dhe është kujdesur për lulishten kryesore të Vlorës. Edhe ne, që e kishim nip biles edhe kushërinjtë tanë dhe bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë,që Ali Efendiu i njihte dhe iu thërriste dajo,kur venin në Vlorë,nuk shkonim për ta takuar në Bashki,sa herë që të donin. Sepse ,ai sa i dashur që ishte me ne,kur vinte në shtëpit tona,apo edhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij,aq serioz ishte në zyrë.Prandaj shumë herë,ose e prisnim sa dilte nga zyra,ose shkonim në shtëpi për ta takuar.Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një llustraxhi,kurse brenda në korridor,të vendosej një garderobë me disa xhaketa e bluza.Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë,duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë,aq sa ato mbanin.Nqs qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë,atë e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë,e shkonte për të takuar Kryetarin,Ali Efendinë.Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,sipas edhe mundësive që kishin.Ali Asllani i vendosi këto kushte,jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare,që atëhere ishte shumë e nevojshme,por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët,se në ato zyra të shtetit,që iu zgjidheshin problemet dhe hallet,që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta,të shkoje i rregulltë,ti doje e respektoje ata nënpunës e pushtetar,sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që athere ndihej shumë nevoja e tij.Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës,të funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë,duke i zgjidhur më së miri,hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj.Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës por edhe banorët të fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin,Kryetarin e tyre.Edhe ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësive që kishte,iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën ,pa ikur i kënaqur edhe qytetari i fundit.Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme,jo vetëm me punën e tij e tij të ndershme,por edhe me punën që bënin vartësit e tij,që punonin në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet,sepse në to ai kishte zgjedhur dhe vendosur intelektualët më të mirë,ekonomistë,inxhinjerë dhe teknik që kishin mbaruar shkollat jashtë vendit.Pavarësishtë nga stafi që Ali Asllani kishte në Bashki,të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës,sipas funksionit dhe detyrave që kryenin,ai nuk mjaftohej me aq.Gjithmonë kur mbaronte orari zyrtar,Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi,por kalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes,dhe kontrollonte,se sa ishin zbatuar ato, dhe në mënyrë të vecantë shërbimet urbane.Siç ishin kanalet e ujrave të bardha e të zeza,që ndërtoheshin për herë të parë apo rikostruktoheshin,deri ku kishin arritur ndërtimet,në ndonjë rrugë,objekt në ujë të pijshëm,trotuar,lulishte etj.Në mëngjes kur mblidhte nënpunësit,ai nuk priste që ata të raportonin,se si ishin kryer detyrat që kishin patur ditën e parë,por jepte direkt detyrat e reja,mbasi ai i njihte vet,volumin dhe cilësinë e punimeve,duke iu bërë edhe vrejtjet për punën që nuk ishte bërë mirë.Kjo i vinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë,prandaj edhe ata filluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë. Kështu që punët në qytetin e Vlorës,përmirësoheshin dhe nga dita në ditë,bëheshin më mirë.
Me Ali Asllanin,nuk kishim lidhje gjaku,por babai im e donte aq shumë,sa që e konsideronte njësoj si vëlla.Kur u nda nga jeta baba im,xha Aliu,ndenji në shtëpinë tonë,plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet,si vëllai i tij.Por një ditë,më tha jemi ndodhur shumë ngushtë,sepse na lajmëruan nga lartë,që të dilnim jashtë nga shtëpia dhe dhoma ku priteshin ngushëllimet,mbasi në familjen tonë,do të vinte .Kryeministri Mehmet Shehu, për të ngushëlluar. Isha N/kryetar i K.Ekzekutiv të Tiranës ka treguar vëllai i heroit. Dolëm të gjithë nga dhoma dhe po bisedonim,se kush ishte ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit,të dilte nga shtëpia. Nga autoriteti që ai kish,nuk e merrte njeri guximin por më në fund disa miq më detyruan mua që t’ia thosha. Asnjë fjalë nuk kisha mundësi t’i thosha xha Aliut,dola dhe unë jashtë por gjithmonë me merak,sepse nuk u zbatua,një urdhër i rëndësishëm. Megjithatë kur erdhi Kryeministri,kalo tek ne që ishin radhitur,na përshëndeti me kokë dhe pa bërë zë,u fut në dhomë duke i dhënë dorën ftohtë Xha Aliut.Sa ndenji aty Kryeminstri,bisedoi vetëm me Xha Alinë ,dhe me asnjë nga ne nuk këmbeu fjalë,e me që i pëlqeu biseda ndenji rreth 1.30. E thash,që kur erdhi i dha dorën ftohtë Xha Aliut,por ama,kur iku,ai e rroku në qafë dhe e shtrëngoi fortë. Të them të drejtën,më tregonte ai,na shkriu gjaku,megjithse dita-ditës prisja të më fliste dhe të më jepte ndonjë masë të rëndë.Mbas disa ditësh Kryeministri foli në raport,kryetarët e K.Ekzekutiv,meqë Kryetari i Tiranës,nuk ndodhej aty, në mbledhje shkova unë..”Juve,na tha,nuk kini arritur akoma ti bëni mirë detyrat tuaja ashtu siç i bënte në atë kohë,Ali Asllani,kur ishte Kryetar i Bashkisë në qytetin e Vlorës.Kur do të arrini edhe ju që t’i kryeni detyrat ashtu siç i kryente ai.Vetëm ahere më doli frika,dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjëherë në shtëpi dh iu thashë pjestarëve të tjerë të familjes,që të mos kenë merak,sepse ajo punë u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlersuar,aq shumë ,atë bisedë me Ali Asllanin,sa që na tha edhe neve të punojmë ashtu si punonte ai”.Pra arti i të drejtuarit,që kish Ali Asllani,u pëlqente të gjithëve.Pavarësishtë se M.Shehu,kryeministri i asaj kohe,me shokët e tij,e konsideronin Ali Asllanin intelektual borgjez dhe pa vizion të qartë dhe të mirë,për rendin e ri shoqëror që ata e donin aq shumë,artin e tij të të drejtuarit,e pelqenin dhe ja kishin nevojën.Ato vite kur Ali Asllani ishte Kryetar Bashkie,populli i Vlorës si dhe i gjithë populli shqiptar,kishte shumë nevojë për të siguruar drithërat e bukës dhe sidomos,në vitet që kishte thatësirë të madhe.Por Kryetari i Bashkisë i merrte masat me kohë dhe ndonjëherë e sillte drithin nga jashtë dhe e mbyllte nëpër magazina.Pastaj në bazë të kërkesave që kishte qyteti por edhe nga fshatrat, mbështetur në sasinë që grumbullonte,bënte planin e shpërndarjes me grafik të rregulltë për çdo periudhë kohore,duke u bërë furnizimi i tyre në mënyrë normale.Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshati Kërkovë:”Sipas datës që na ishte caktuar nga Bashkia,shkuam në magazinat e Portit,që të merrnin drithin që na ishte planifikuar për fshatin tonë.Por atje rojet italiane të portit,na nxorrën shumë pengesa,mbasi ata ngrinin cmimin e kontrabandës,për të përfituar për veten e tyre,në rrugë të padrejtë dhe në kurrizin tonë.Katër –pesë burra nga fshati ynë shkuam në bashki,ku na priti menjeherë Ali Efendiu,të cilin e informuan për cfarë na kishte ndodhur.Ai u nervozua shumë sepse i erdhi keq për neve.Me të shpejt shkruajti një letër dhe u foli aty tre xhandarëve të Bashkisë,ku njëri prej tyre ishte italian.Do të shkoni tek depot në port dhe do të filloni menjëherë nga ndarja e drithit,se nuk ka xhandar nga Vlora apo të huaj,që të bëjnë dallavera dhe të pengojnë zbatimin e këtij urdhëri.Kush të dojë le ta provojë,sepse i shkurtojmë nga këmbët.Bashkë me ta do të shkoni edhe ju-i tha italianit dhe mbas një ore jam edhe unë atje.Me tu dorëzuar letra,u hapën menjëherë depot për ne dhe për disa fshatra të tjerë që kishin rradhën për funizim.Ndarja e drithit u bë ashtu siç porositi Ali Efendiu,sepse në atë mënyrë nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana jonë.Ai vetë kishte ardhur më përpara seç na tha neve,por në atë kohë që ne e pamë.Ka një të fshehtë ndoshta të panjohur,kohën e punës së Ali Aslanit dhe përqëndrimin e tij kundër këtij “kanceri”.Q. Meminaj ka zhbiruar duke u përqëndruar më tepër tek luftimi që kërkon ndërgjegje të pastër si qelibari sic ishte shpirti i poetit pushtetar.Kemi shqyrtuar më lartë,luftën që bënte ai në portin e Vlorës për kontrabandën që bëhej nga italianët me cmimin e drithrave që importoheshin.Por Ali Asllani ishte i papajtueshëm me këto fenomene dhe në të gjitha dretjtimet,u bënte luftë të pamëshirshme.Në mardhëniet që ndërtonte ai me nënpunësit e Bashkisë,të institucioneve të tjera të qytetit,të dikastereve qeveritare,me popullin e Vlorës dhe të krahinave,ai ishte tepër korrekt dhe i ndershëm dhe këtë transparencë e kërkonte vazhdimisht edhe nga vartësit e tij.Projektin për merkaton dhe sahatin e qytetit,tregon Dr .Prof B.Gaçe,Ali Asllani e bëri vet,por fonde për të mbuluar shpenzimet për ndërtimin e tyre,Bashkia nuk kish.Ali Asllani, organizoi një mbledhje në Bashki dhe në të ftoi dhe intelektual dhe qytetar të familjeve të pasura të qytetit,të disa fshatrave përreth.. Projekti për kullën e Sahatit dhe merkaton nuk do të zbatohet ,u tha ai,mbasi nuk kemi të ardhura për të përballuar shpenzimet e ndërtimit.Por të gjithë pjestarët që ishin në atë mbledhje,iu përgjigjën pozitivisht,duke dhënë nga buxheti i tyre familjar,shuma të konsiderueshme. Disa familje të fshatrave që nuk iu ndodheshin të ardhura financiare,dhanë bagëti të ndryshme të cilat u konvertuan në bazë të vlerës,që kishin. Banka e Vlorës, me prorosi të Ali Asllanit,kishte përgatitur një dokument të posaçëm,vetëm për atë rast dhe që mbahej në tre kopje,për secilin dhurues,një Banka,një Bashkia dhe një dhuruesi. Emrat e dhuruesve u hodhën menjëherë në Librin e Nderit të Bashkisë,dhe lista me emrat e tyre e gjestin patriotik,u afishuan në shumë vende të dukshme të qytetit,bashkë me falënderimet që u bënte Bashkia.. Në inaugurimin e tyre përpara popullit të Vlorës,Ali Asllani,jo vetëm i falenderoi ato familje përsëri,që i dhanë qytetit të tyre këto vepra të bukura por edhe në mënyrë analitike,raportoi dhe shpenzimet që ishin bërë zë për zë,dhe në tërësi për objektin.Këto veprime i bënte Kryetari i Bashkisë,jo vetëm të tregonte transparencë për veten e tij,por tu mësonte edhe vartësve se si të punonin,tu tregonte dhuruesve dhe tërë popullit të Vlorës,se si adminsitroheshin dhe ku shpenzoheshin ato vlera monetare të tyre.Kështu e luftonte korrupsionin dhe kontrabandën në administratë,Ali Asllani që si fenomene të rrezikshme ishin njohur në vende të ndryshme të botës.Këtë rrezik që i kanosej vendit nga këto fenomene negative,dhe që ishin reale gjatë lutës së II botërore,i ka patur mirë parasysh Ali Asllani,kur shkruajti poemën “Hakërrim”.Në atë poemë,ai u bënte luftë shumë të ashpër atyre elemenetëve të pandershëm e të molepësur,që për hirë të pasurimit të tyre,brenda një kohe të shkurtër ishin të gatshëm dhe bënë cdo gjë,në dëm të atdheut,kombit shqiptarë.Prandaj ai do të shkruante:
Hani –pini e rrëmbeni,mbushni xhepe-mbushni arka…Është e qartë për të gjithë,se karrigia ku ishte ulur Ali Asllani dhe zyra ku ai ka punuar dikur,qoftë si Kryetar Bashkie,Nënprefekt,Prefekt,Kryeskretar në Qeverinë e I.Qemalit,e S.Delvinës e ka treguar më së miri se po të punosh me ndërgjegje të lartë,këto fenomene negative,nuk ngrejnë kokë.Ali Asllani e dinte dhe e shihte vet vendin e tij që ishte më pak i zhvilluar se shumë vende të tjera të Europës,por ai nuk hoqi asnjëherë shpresat,se Shqipëria,një ditë do të bëhej,ashtu siç i përkiste të kaluarës së saj të ndritur.Dhe për këtë punoi dhe luftoi deri në vdekje.Ai nuk u largua nga Vlora dhe Shqipëria,përveç kohës në shkollë dhe punës si diplomat.U përball me të gjitha vështirësit që i dolën përpara,me persekucionin dhe varfërinë në familje,me dhimbjen e madhe për fëmijtë e tij,dhe që të gjitha i përballoi,vetëm e vetëm,se donte shumë Vlorën dhe Shqipërinë.Shprehje më të bukur se në poemën e tij për Vlorën nuk besoj se gjëndet:-Gjesdisa Europën,gjesdisa Azinë-Gjer tek molla e kuqe,vajta gjer në Kinë/-E me re te bardha,dhash edhe mora,/-Hazinera gjeja,kur më hante dora,-E me re të bardha,mora dhe dhashë
-Porsi Vlorën time,një qytet nuk pash…
Poeti dhe Patrioti i shquar,pushtetari e diplomati,Kryebashkiaku i Vlorës dhe shqiptari i madh-Ali Asllani.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen