Bisnesi dhe bujaria
„VËLLEZËRIT TURKAJ“,
KOMPANIA QË NDIHMON LETRARET E MËRGATËS
Shëmbull që duhet ndjekur edhe nga Kompanite tjera të
udhëtimit
Kurdo që është shfaur nevoja për ti ndihmuar veprimtaritë
kulturore në përgjithesi dhe veçamarisht ato letrare, kompania „Vëllezëzit Turkaj“ është treguar zemëhapur
dhe nuk ka nguruar të jap kontributin e vet. Për më shumë se pesë vjet sa isha
kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovë(para luftës), kjo kompani e
udhëtimeve pothuajse rregullisht e ka ndihmuar veprimtarinë e kësaj shoqate. Sa
herë kishim nevoje, bisedonim me z. Isa Turkaj dhe ai gjithmonë tregohej bujar.
Kuptohet, brenda mundësive që kishte.
Pas luftës, njerzit e bisnesit sikur e kan shernguar doren
dhe kan më pak vullnet për ti ndihmuaar veprimtaritë kulturore. Gjatë bisedës që pata keto ditë me mikun e
vjeter z. Isa Turkaj, vendosa ta provoj sërish. I propozova që, brenda mundësive, Kompania e udhëtimeve „Vëllezërit Turkaj“ të jetë e para kompani që do të bej zbritje
çmimi për biletat e krijuesve letrar që krijojnë dhe jetojnë në mërgim. Dhe për
befasinë time, Isa Turkaj nuk kishte ndryshuar! Pa u menduar gjatë, me tha:
„Kompania
jonë do të ketë zbritje çmimi për të gjithë krijuesit letrar që jetojnë në
mergim e që duan të udhëtojnë për në atdhe. Kuptohet, për ata që kan libra të
botuar.“
A nuk
duhet ndjekur këtë shembull edhe kompanitë tjera të udhëtimit?
Mirënjohje
mikut tim Isa Turkaj dhe kompanisë së tij!
Haxhi
Muhaxheri
07.11.2012
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen