Donnerstag, 19. Juli 2012

Thanas Jani: BURIMI I KËNGËS

 
BURIMI I KËNGËS
         Dritëro Agollit

Jam ulur te burimi i këngës sate,
Mbush pëllëmbët, pi e s’kam të ngopur,
Nëpër buzë ndjej qumësht dallëndyshe,
Brenda gjoksit-brengë të pasosur...

Por s’më lenë ta shuaj shpirtin e djegur,
Vjen një kalë që hingëllin si kalë,
Vjen një cjap me brirë, zile e mjekër,
Një bilbil kërkon të pijë pa radhë...

Brenda këngës vijnë 1000 dasmorë,
Edhe gjiri i nuses bëhet krua,
Kërcen nuse-lala mbi një cfakë,
Grifshi-grifshën e puth ndënë ftua...

Mbi krahë dallëndyshesh vijnë turistë,
Flasin njëzetë gjuhë e s’merren vesh,
Nga një gotë kristali mbajnë në dorë,
Shkel synë xixëllonja, pleshti qesh...

Zgjatin gotat te burimi i këngës,
“Një dopjo kapari-uiski-birrë...”
Hop, ngre brirët dhe dredh mjekrën cjapi,
“Eh, të huajt s’e njohin hardhinë...”

Sa herë hëna nuk do të presë diellin,
Vijnë të gjithë te ky burim-magji,
Lulet, njerëzit, kafshët, zogjtë e pyllit,
Pinë, dehen, qajnë, bëjnë dashuri...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen