Sonntag, 19. Mai 2013
Fjalë të urta nga Lugu i Baranit
FJALË TË URTA NGA LUGU I BARANIT
01. Burrnia nuk matet me pash, por si mas puneve t'ndershme!
02. Vatani pa liri, si shpija pa kulm permbi!
03. Lirinë nuk ta falë kërkush, por duhet me e fitu vet!
04. Kush nuk lufton për liri, robninë e ka n'shpi!
05. Armiku më i rrezishëm asht ai që e harron!
06. Çka të bahet n'kojshi, prite n'shtepi!
07. Ku thone se ka dredheza shumë, merre krojshën e vogel!
08. Ujku kimen e nderron por adetin s'e harron!
09. Borxhlliu i keq, ti lyp paratë diten e Bajramit!
10. Dielli asht jorgani i fukarasë!
11. Njeriu asht dy herë femije: kur lind dhe kur plaket!
12. Ma e mire asht një ditë sokol, se njëqind Gogol!
13. Ai që di më së shumti, flet më së paku!
14. Katuni që doket, nuk do kallauz!
15. Kush lyp shumë e hupë edhe atë që e ka!
16. Xhehneti i gruas është të kamt e burrit!
17. Kur je vet n'hapsane, mos jep sadakë për dritare!
18. Kalin e shumë shpive e han ujku!
19. Kur shterojnë lumenjtë, rriten prroskat!
20. Miku asht mik deri sa nuk perzihet ne punët e shpise!
21. Miku i mirë, njihet në ditë të vështirë!
22. Djali i plakut, vaji i sakakut!
23. Burri për gruan asht si kulmi për shpinë!
24. Burri veten e jep, por besën s'e then!
25. Kanga asht vaji i burrit!
Tregoj Bajram Ali Muhaxheri
Kosuriq - Lugi i Baranit 1983
_
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen