Dienstag, 12. Februar 2013

Dy poezi nga Agim Desku

 
Agim DESKU

Në Ditën e Pavarësisë

Mbi secilin lapidar
Shkruhet emri Yt
Pavarësi
Mbi lotin e secilës nënë
Si dashuri zemrash
Për këtë ditë të madhe
Të zanave e shqipeve
Kah këndonin secilës pranverë
Thurin flamurin tim
Kuq e zi
Lidhet me murin tim
Gur Koshare i shembur
Sot lule bashkimi o vëlla
Këtë fjalë me vite e kisha
Lotit tim
Si kujtim brezash
Sot në secilin lapidar
Më rri emri yt e imi
Më rri kënga më e bukur
E kënduar sebashku
Në udhëtimin tim
Rrugës se Kombit
Ibrahim Rugova
Eh,fluturoj më shpejtë
Se fluturat
Përmes Adem Jasharit
Me shqipet vallëzojmë
Në secilin cep atdheu
Në Prishtinë
Herë në Tiranë
Këmbëkryeq në një sofër sot
Se dikur Ilioropellazg
Denbabaden
I njëjti jam faqe brezash
Heronjë atdheu
Për këtë ditë u lindem
U rritem hutave
Lule mblodhem shpirtit
Emrin e kishim atdhe
Edhe fjalën shqipe
Besën e rujtem zemrave
Për mikun ishim mik
Armikun e kishim armik
Dje,sot e nesër
E di cili ishte miku
Dhe armiku i atdheut tim
Për atdheun
Jam roje e ushtar
Jam hero i gjallë
Për këtë ditë të madhe
Urime Pavarësia Kosovë.
 



 

 Rruga e Kombit

Vitet i kam dëshmitar
Për atdheun e ndarë
Me shpirt e zemër
Dikur ishim bashkë
Si sot e nësër
Eh,sa lotë gëzimi kam
Kah eci e fluturoj
Nëpër secilin cep atdheu
Me shpejtë se zëri
E mendja ime
Zanat me bëjnë udhën
Të shtruar me lloje ngjya lulesh
Si dikur e shtruar me gurë malli atdheu
Kurr e pashkelur nga këmba ime
Kurr e pakënduar nga zemra ime
Sot Rruga e Kombit shkëlqen
Si nuse Kosove e Tropoje
Eh,pas pesëdhjetë vitesh na bashkoj
Me nipçen Gjon Neçaj
A nuk ishin pesëdhjetë vite ndarje shpirti
Edhe të vetmën zemër ma ndanë në copa-copa
Kush më shumë na ndau sikur Evropa
Vetëm loti mbeti i vetmi lot kujtimesh
Për secilën këngë të pakëndur si bashkim
Për fjalën më të bukur që ruanim shpirtit
Rruga e Kombit sot i bën dritë atdheut
Pranverat i sjell më afër zemrës
Në këtë ditë kanë festë shqipe e zana
Sot më 18 shkur 2013
Fluturojmë në këto vite feste
Lindin çdo ditë emra brezash Pvarësie
Në këtë ditë në secilin lapidar
E shkruaj vargun më të bukur lirie
Të shenuarme shkronja ari
Me emrin e dashur të secilit luftëtarë
Një varg e ruaj edhe për një ditë të re
Si bashkim zërash për të vetmin atdhe
Lë të jetë një uratë e shpirtit tim
Për të vetmën fjalë shqipe
Për të vetmin bashkim.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen