Freitag, 15. März 2013

Mihallaq Qilleri: NEVADA

 


N E V A D A

Unë të pashë përmes autostradës Treqind e Pesë,
Ashtu, shkretetirë fantastike si në agimin e formimit të Tokës,
Dhe me ngjau vetja si të isha në sipërfaqen e Hënës,
Pa jetë, pa gjelbërim, pa ujë, pa rrahje zemre,
Mes rrëkeve të shirave te rrallë që thaheshin aty për aty.

Unë të pashë, ashtu. bezhë, me hijet e mëdha të diellit,
Që nga Paqësori Oqean atje tej pas Californias,
Të ndriçonte majat e thepisura të maleve greminathyer,
Tektonikat shkatërruar kishin shtesëzimet e dikurshme,
Dimri nuk kishte kuptimin e stinës,
Por edhe pranvera asnjë kuptim nuk do kishte.

Unë të pashë përmes autostradës Treqind e Pesë
E vetmja arterie blu që i ngjante shpresës së endërrt,
Se ti nuk ke vdekur akoma tëresish si dashuri tokësore,
Dhe unë mund te shpresoj se Kanionet e Mëdha të aventurave,
Do të ringjallin çastin e vdekjes shpirtërore..

Unë të pashë përmes autostradës Treqind e Pesë..
Unë e pashë shpresën të gjarpëronte si aorte e shkretetirës.

-----------------------------------
Marrë nga "Arena" në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen