Samstag, 14. April 2012

Gezim Llojdia: GJURMET


Gjurmet
Mullarët e barit u kalbën,te konakët tanë,në katundin e largët.
Oborri gri i heshtur ditën dhe natën,kasollja e lopës me bajga tharë,
thupërishtet rënë,mbi thanë. Fener poçethyer,gjysmë i ngrënë.
Vivari i Goronecit, i shterpuar në zheg ,gurënxirë.
Në lëmin e Muhos,s’ka më kuaj hardall,grunjërat janë shirë,
mëllagat rrethuar,si nëpër ëndërr .
Zogjtë mbretëror çukisin grunjërat e fundit,druri i lofatës ,
harku i madh i portës,dhëmbëzuar,
shelgu i vetmuar lastarritur, mëndje haruar.
Zinxhiri i Kulos ,kaq kohë ndryshkur,ndjellur pas të zotit,natë- ikur. Qenë i pabesë.
Varrezat dhe-rrëzuar në hënë, rritur qiparisat, prekin mëngjese të pashpresë.
Dërstila gojë-shqyer, tretur e plakur dhëmb gremisur.
Ujërat s’vërtiten, mbi grumbullim drunjërash, bluanin dramën heshtje, mbuluar nga hithrat.
Velenxë ende e patharë, hedhur mbi zgavrën e lisit,
fshehur unë mbledh lotët e gjyshes, nëpër gjurmën e plisit,
do ti puth në muzg.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen