Sonntag, 17. Februar 2013

Gjon Neçaj: KAM URRYER, KAM DASHURUAR


 

KAM URRYER, KAM DASHURUAR

Dy fjalë që njerëzimit i sjellin trishtime,
Dy fjalë që janë të kundërtat e polit;
Dy fjalë që në jetën time 60 vjeçare,
 
S’i desha dhe i desha vetëm për hir të Zotit…

Tani që thinjat janë shpeshtuar në kokë,
Urrejtjen e kam më larg nga zemra;
Kurse dashurinë e afroj pranë vetes,
Kam dëshirë shtruar të ulem me femra.

Nuk di ku ikën ato bionde njomëzake,
Që para një çerekshekull vallëzonin si zanë;
Në gjumë, në punë belholla dredharake,
Më dilnin para syve si filma në ekran.

Vërtetë ishin vajza e jo zana mali,
Dëshirë kishin të bisedoni me mua;
Më vardiseshin nga prapa e qanin prej malli,
Kur i takoja buzëmbrëmjeve në krua.

Ende sot më kujtohet lezhjania Vitore,
Në shkollën e mesme, në vitin e tretë;
Faqet i kish si kokërr molle,
E ju betohem në klasë, për mua ka mbet…

Në fakt unë s’isha ndonjë Don Zhuan,
E lojë dashurie s’kam bërë në jetë,
Por thellë në shpirt kam dashuruar,
Të bukurën njerëzore, ideale të vërtetë.

Këto vargje shkarravina këtë natë pranvere,
Fshehtas po i shkruaj në orët e vona,
Ndoshta në mëngjes fjalët e kësaj vjershe,
Do zhduken prej gruas sime, e shtrenjta Viola.

Në jetë kam urryer, por dhe dashuruar,
Dhe ky është pranimi i parë njerëzor;
Kush t’i lexojë këto vargje mos të mbetet i hutuar,
E bukura në jetë është ideali madhështor.

Shpesh në punë, me koleget e mia,
Acarohem në çast, por shpejt ndryshoj mendje,
U betohem se në shpirt jam qelibar,
Dhe acarimet e shpeshta i kam pa dhembje.

Se poeti ka shpirt tepër të ndjeshëm,
Por detyra thërret edhe revoltë çasti;
Kurrë në jetë njerëzi s’i kam urryer,
Në zemrat e tyre më ka lindur fati.

Ndaj urrejtjen e përbuz nga shpirti im,
E dashurinë e ofroj përherë pranë vetes,
Se shumë e ndjeshme është zemra ime,
Mesazhi i përjetshëm vetvetes…


Dardani,maj,1996-shkurt 2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen