Dienstag, 2. Oktober 2012

Fakete Rexha: KATER PROZA POETIKE

 
TEATRI I HIJEVE

 C'nostalgji e mallengjim. Kur shkojme ne dhome gjumi. Nje melankoli e holle. E atyperatyshme. Hapesires me drite e me hije. Mbyllur bashke ditenata kutise. Panderprerje qe hapen atmosferes. Ambientit me personazhe. Si ne nje perralle shurdhmemece. Sa te mrekullueshme poaq prekese. Para se te futemi ne shtrat. Gati te gjithe ne flasim me trupin tone. Levizjet, hijen ne mure qe shetitet patosit dhe gjerave ne dhome. Hija endet, na ndjeke. Emiton e zeze, e lire, miqesore. E prekshme kur i afrohemi. E madhe. Shpeshehere halucinante. Transformon perditeshmerine tone aq qete, e pa fjale. Universit fantasmagorik. Si ne kuti Pandore mbyllur. Hijet zhveshur. Zbulojne sekretet njerezore. Gjerave e ambientit njekohesisht. Buzeqeshja, dashuria, jeta ku zberthehet deri ne padukshmeri. Pastaj, prape nderprerje, vazhdimi i erresires. Pakapshmes. Pakuptueshmes. Frymemarrja ne gjume, dhomes.
Qe s'eshte asgje tjeter.
Perveqse teater bashkekohor i hijeve.
 
 
 
 
 
SHTEPIA

Dashuria. Besimi. Brendia e thelle. Lumturia. Gezimi. Vatra. Ngrohtesia. Emancipimi. Pranimi i kohes qe iken. Strehimi i vetem. Prej gjithe ç'eshte e trishte. Nata. Hijet. Shqetesimi prej gjerave te panjohura., te frikshme, te zeza. Qe s'kane shpiegime te qarta. Shtepia s'i le te kapercejne pragun. Brenda te hyjne, te na fusin ftigen. Krijim hyjnor. Barometer i te qenit. Si trupi qe strehon shpirtin. Shtepia. Zarfa me pulle e me adrese e familjes. Hijeve te dashura. Aty, figurat. Objektet neper dhoma. Gjithekah. Gjitheçka merre pamje te hareshme. Magjepese. Era e kendshme e kuzhines. Zerat e dashur familiar. Te ngrenit sebashku, ç'lumturi e madhe, pakrahasim. Shtreterit e vaket . Ku kemi deshire te qeshemi, qajme ne qetesi e paqe. Zemra derdhet nga kenaqesia dhomave....
S'ka harmoni me te gjere. Kur nena ngjitet larte. Mbi djepin me foshnje perkulet. Kendon me gjysmezeri. Kengen e dashur per femijen e saj. Shtepia. Kuptimi mikepritjes. Lirise. Hyrjes. Daljes. Lidhja mes jashte e brenda. Kuptimi i hapjes ndaj botes. Pasqyra e familjes. Betejes. Mbrojtjes. Shtepia. I vetmi vend ku na pelqen çdo gje. Duam gjithe njerezit pa marre parasysh. Ruajme çdo gje. Si budallenje. Hareshem, paharrueshem perkundim endrrat tona te femijerise.

C'fatlumesi e bukur ta kesh.
Nje shtepi ku hareshem jetohet.
Nje shkak me teper. Heret per tu zgjuar.
Cdo mengjes nga gjumi.
 
 
 
 
 
YLL - NENA IME

Nates me shndrit. I bute, i kadifenjt. Si ere, puhize e lehte.
Rete qe i shpon te mia kokes. Shkendi verbuese ne qiell varesh.
Guxim e shprese vazhdimisht me jep. Here m'i zgjon mengjeset nga gjumi.
Qete me pershendet. Butesisht syte m'i hape. Miremengjes me thua.
Me merre krahelehte, perpara me nise. Majave kah drita.
Si nje fishekzjarre. Zjarre qe s'shuhesh kurre. Syve te mi thelle.
Neteve drite me bene. Ylli im i bukuri. Ylli im i miri. Roje.
Besnik i gjithmonshem.Cdo çast te jetes sime fat me sjelle.
Une ty te besoj. Ylli im i vogel. Fanari im i festes.
Llamb e bardhe mbi koke qe m'shndrite. Me sheh.
Me ruan. Percjelle. Sa here koken ngris.
Larte te kerkoj. Te gjeje. Vetem, o mes tjeresh.
Ti je aty. Varur larte.

Ylli im i vogel.
Nena ime ne qiell.
 
 
 
 
 
NENA NE DRITARE

Ne lagje njoh nje dritare vjollce si qielli i sontem.
Ruan brenda nje dashuri qe dhemb shume here.
E njoh edhe nje te portokallte, si perdet e mia.
Naten peng ia lene dashurine, puthjen, takimin, gjumin.
Dhe, ajo qe eshte brenda vetem pret...e pret...e pret.
E di edhe nje te gjelber me fotografi ushtari.
E fjongon e zeze, qe mallin e ruan n'kulete.
E njoh edhe nje te kuqe, pas perdes kalendari.
Nusja me shamine e te burgosurit n'pasqyre.
Ketu ne lagje ka edhe dritare te zeza si nata.
Vetem njera shkon kah bojeulliri e kalbur, ne te perhimte.
Dhe, nuk eshte asgje tjeter.
Veç dritarja me nje NENE.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen